Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Në një konkurs përmes së cilit pritet të gradohen...

​Hezbollahu sulmon Izraelin, IDF zmbraps raketat

Grupi libanez Hezbollah njoftoi se sot shënjestroi dy pozicione...

Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil

Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Bajraktari: MD ndryshoi udhëzimin administrativ, caktoi limite për kompensim të avokatëve për ish-krerët e UÇK-së

Extra AL PVC

Ish-sekretari i Ministrisë së Drejtësisë, Ardian Bajraktari, tani avokat ka thënë për Ekonomia Online se dikasteri i udhëhequr nga Albulena Haxhiu ka ndryshuar udhëzimin administrativ që cakton limite për kompensim të avokatëve për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Gjatë së martës, avokatë kryesor të mbrojtjes së Hashim Thaçit, pranë Dhomave të Specializuara në Hagë, Gregory Kehoe, Joe Reeder, “Greenberg Legal Associates” dhe anëtarët e kësaj kompanie, kanë kërkuar të tërhiqen në rastin e tij në Gjykatën Speciale në HagëNë kërkesën e tyre ndaj Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë thuhet se moskryerja e obligimeve ndaj tyre është arsyeja e kësaj kërkese.

Avokati Bajraktari ka thënë se ndryshimet janë bërë me rekomandim të Zyrës Kombëtare të Auditimit dhe se limiti më i lartë i lejuar është deri në 110 mijë euro në muaj.

“Sa i përket ndryshimeve, dua të them se në dhjetor të vitit 2022 është ndryshuar Udhëzimi Administrativ që përcakton çështjen e mbështetjes financiare të personave të akuzuar potencial në kuadër të kësaj, pas një procesi që është bërë vlerësim nga ana e Zyrës Kombëtare të Auditimit, që është konstatuar e nevojshme që të përcaktohen disa pragje dhe në rrjedh të kësaj udhëzimi aktual administrativ, ka përcaktuar që katër lloje përkatësisht katër nivele të kompleksitetit të çështjeve që trajtohen nga ana e dhomave të specializuara, duke filluar nga niveli më i lehtë kompleksiteti 1, pastaj është standard kompleksiteti 2, është i vështir kompleksiteti i nivelit 3, dhe është shumë i veshtirë niveli më i lartë më Kompleks në kuadër të cilit natyrisht që hyn edhe ish-krerët e UÇK-së dhe në kuadër të kësaj varësisht prej stadit të procedurës janë ndarë në katër stade”, deklaroi Bajraktari për EO.

“Procedura paraprake e shqyrtimit gjyqësorë faza e apelit dhe mjeteve të jashtëzakonshme janë përcaktuar edhe limitet brenda secilave që do të mund bëheshin kompensime, dhe kur jemi tek limitet sa i përket shqyrtimit gjyqësorë, për shembull niveli më i lehtë është 50 mijë euro, vlera më e lartë në muaj ndërsa te komplesiteti më i lartë është deri në 110 mijë euro maksimumi që mund të kompensohet një ekip mbrojtës nga ana e personave të cilët po ballafaqohen me drejtësinë në Hagë”, deklaroi tutje ai.

Ndonëse e konsideron të mangët Ligjin aktual, Bajraktari që dikur ka udhëhequr me Komisionin për shqyrtim dhe vendosje për kërkesat, ka thënë se aspekti financiar nuk duhet të jetë problem. Për këtë, kërkon gatishmëri edhe të Kuvendit.“Në bindjen time është relativisht i mangët (Ligji) mirëpo megjithatë ka dhënë një bazë të mirë ligjore për rregullimin e kësaj çështje, dhe në rrjedhë të kësaj pas një procesi të mirë sfidues, janë miratuar edhe aktet jo ligjore që e rregullojnë këtë çështje.

Sa i përket mbrojtjes juridike dhe mbështetjes financiare, unë vlerësoj që aspekti financiar nuk duhet me qenë problem për faktin që është obligim ligjor edhe në vlerë të kësaj edhe ligji përkatës përcakton që në momentin që nuk ka mjete të mjaftueshme buxhetore është Kuvendi i Republikës së Kosovës ai i cili duhet të ndaj mjete për mbulime për shpenzime”, ka thënë ai, teksa e konsideron atë sfiduese atë kohë.

“Sa i përket çështjes të akteve nën ligjore kanë qenë jo pak sfidues vet për faktin që jemi ballafaquar le të themi asaj kohe me mungesë të theksuar të akteve të ngjashme. Edhe në praktikën vendore por edhe vendet e rajonit. Kroacia ka pasur afërsisht një praktik të ngjashme, mirëpo nuk është që kanë ofruar ndonjë gatishmëri për të bashkëpunuar”, u shpreh Bajraktari.

spot_img

Të fundit

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Në një konkurs përmes së cilit pritet të gradohen...

​Hezbollahu sulmon Izraelin, IDF zmbraps raketat

Grupi libanez Hezbollah njoftoi se sot shënjestroi dy pozicione...

Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil

Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për...

OVL-UÇK në Gjakovë i reagon asamblistes së VV-së: Largoni duart nga dëshmorët, mjaft më me shpifje e përçarje

OVL-UÇK në Gjakovë ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistes...

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Në një konkurs përmes së cilit pritet të gradohen 355 policë të lartë, Policia e Kosovës dyshohet se ka favorizuar një gjeneratë, e cila...

​Hezbollahu sulmon Izraelin, IDF zmbraps raketat

Grupi libanez Hezbollah njoftoi se sot shënjestroi dy pozicione ushtarake në veri të Izraelit në përgjigje të sulmeve ndaj "shtëpive të civilëve në pjesën...

Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil

Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil, as pasi kryeministri Albin Kurti u premtoi deputetëve gjermanë miratimin e tij, në...