Ministri sllovak i Mbrojtjes: Kryeministri Robert Fico po lufton ende për jetë

Kryeministri Robert Fico “po lufton ende për jetën e...

Haziri: Për shpërndarjen e Kuvendit, do të votojë edhe LDK-ja

Ditëve të fundit janë shtuar zërat për shkuarje në...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Bajqinovci: Kosova është e rrezikuar nga eksremistët serbë – sulme si ai i Banjskës mund të ndodhin në çdo kohë

Extra AL PVC

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, në një prononcim për GazetaBlic, tha se sulmet nga Serbia janë gjithmonë të pritura duke marrë shkas edhe sulmin e vitit të kaluar në Banjskë.

Kështu u shpreh ai duke komentuar deklaratën e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, se Kosova duhet të jetë e gatshme sepse gjithmonë mund të kemi sulme hibride nga Serbia.

“Sulmet janë gjithmonë të pritura për shkak që ne veçse kemi pasur sulm vitin e kaluar, dhe kushdo që flet dhe thotë që Serbia nuk e rrezikon Kosovën sikurse opozita edhe disa analistë të ekonomisë që çdo deklaratë mund ta dobësojë ekonominë e vendit, kjo është e pavërtetë sepse ne kemi pasur sulmin në Banjskë ku është vrarë polici i Kosovës dhe janë vrarë tre terrorristë, është treguar nga gjithë ai armatim arsenal ushtarak që Serbia në çdo moment dhe në çdo kohë tenton që Kosovën ta rrezikojë me sulme edhe hibride edhe me sulme tradhtare si e kemi pasur sulmin e Banjskës”, deklaroi ai.

Tutje, deputeti tha se ekstremistët serbë janë duke u trajnuar dhe janë të gatshëm të futen në Kosovë prapë dhe se arsyet pse Qeveria aktuale vazhdimisht thotë se kemi sulm, më së miri flet rasti i Banjskës.

“Qeveria e Kosovës ka informacion shumë të saktë, ku ekstremistët serbë të cilët janë mbi 400 duke u trajnuar në kufit me Kosovë, në Serbi, është treguesi më i mirë se ata janë trajnuar nga shërbimi ushtarak i tyre apo edhe policor, prapë janë të gatshëm ekstremistët serbë të futën në Kosovë. Kjo është vetëm për një arsye sepse Serbia nuk e ka marrë dënimin e merituar nga bashkësia ndërkombëtare, përveç një rezolute në parlamentin francez, andaj pse po thotë qeveria vazhdimisht që kemi sulm, ka treguar rasti i Banjskës”, tha ai.

Bajqinovci po ashtu tha se nuk e morën seriozisht atë që tha kryeministri Kurti dhe një muaj më pas ia vërtetoi rasti Banjska se Kosova rrezikohet vazhdimisht nga eksremistët serbë.

“Të gjithë nuk e kanë marrë seriozisht kur ka dalë kryeministri Kurti para një viti dhe ka thënë që Kosova rrezikohet, nuk ka shkuar një muaj e kemi parë sulmin e Banjskës, andaj Kosova është e rrezikuar nga eksremistët serbë dhe nga shteti serbë dhe ka ende sulme të tipit të Banjskës apo ndoshta edhe më ndryshe”, u shpreh ai.

Në fund, deputeti Bajqinovci tha se Kosova është e përgatitur ndaj çdo sulmi eventual që mund të ketë nga Serbia, dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë më njëzëri dhe ta dënojë sulmin e Banjskës duke i vërë sanksione Serbisë e jo vetëm rezoluta në Parlamentin Evropian, sepse Serbia pasi e parë që nuk ka asnjë pasojë, prapë pretendon që Kosovën ta sulmojë në forma të ndryshme.

spot_img

Të fundit

Gjithçka që duhet të dini për sindromën e ‘gjumit të vonuar’

A ju mban ora e brendshme zgjuar natën? Sindroma...

Ministri sllovak i Mbrojtjes: Kryeministri Robert Fico po lufton ende për jetë

Kryeministri Robert Fico “po lufton ende për jetën e...

Haziri: Për shpërndarjen e Kuvendit, do të votojë edhe LDK-ja

Ditëve të fundit janë shtuar zërat për shkuarje në...

Gjithçka që duhet të dini për sindromën e ‘gjumit të vonuar’

A ju mban ora e brendshme zgjuar natën? Sindroma e fazës së vonuar të gjumit mund të jetë fajtor dhe është më e zakonshme...

Ministri sllovak i Mbrojtjes: Kryeministri Robert Fico po lufton ende për jetë

Kryeministri Robert Fico “po lufton ende për jetën e tij”, tha Robert Kalinák, ministri i mbrojtjes i Sllovakisë, në një konferencë shtypi në spitalin...

Krasniqi thotë se PDK s’ka vija të kuqe për partitë politike: Me to i ofendojmë votuesit, mund të jenë familjarë tonë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se partia e tij nuk ka asnjë vijë të kuqe për asnjë nga partitë politike në Kosovë,...