Fillon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Në...

Fati i teokracisë së Iranit pas vdekjes së papritur “politike” të presidentit

Shkruan: Afrim Kasolli Autoritetet shtetërore iraniane njoftuan opinionin se presidenti...

Osmani takohet ministren e Katarit, diskutuan për këto fusha

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Avni Ajeti: Pas rënies së Zahir Pajazitit, organizimi i luftës së UÇK-së mbeti mbi supet e Konushevcit

Extra AL PVC

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe bashkluftëtar i heroit Ilir Konushevcit, Avni Ajeti, në 25 vjetorin e rënies së Konushevcit, ka thënë se pas rënies së Zahir Pajazitit, organizimi i luftës së UÇK-së mbeti mbi supet e tij.

Duke folur për Zahir Pajazitin, Ajeti është shprehur se rënia e tij ishte humbje për të gjithë UÇK-në, derisa morali i gjithë bashkëluftëtarëve atëherë kishte rënë shumë.

“Këtu është roli i Ilir Konushevcit ku e mori gjithë përgjegjësinë dhe tha se ne nuk mund të kryejmë amanetin e djemëve që ranë, por ne jemi ata që duhet ta vazhdojmë luftën me të gjitha pasojat që do të bien mbi ne. Ishte një lloj morali i tyre që na ngjalli për së dyti dhe nuk na la që të na bjerë morali…Ilir Konushevci mori përsipër barrën më të madhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pasi ne u dekonspiruam, realisht unë, Ilir Koonushevci, Shaip Haziri u deshë të kalojmë në Shqipëri dhe nga atje të zhvillojmë veprimtarinë tonë në kuadër të UÇK-së”, ka thënë Ajeti.

Ajeti ka thënë se organzimi i luftës së UÇK-së nuk ishte i forcuar aq sa në vijat e frontit dhe se sipas tij, në zonën e Llapit ishte shumë i vështirë depertimi i armatimit. “Përgjegjësia e djemëve që vepronin nga Shqipëria për në Llap ishte më e madhja dhe më e vështira”, është shprehur ai.

Veterani i UÇK-së ka treguar se lidhjet e Ilir Konushevcit ishin të ndërtuara fatmirësisht edhe nga Zahir Pajaziti.

“Personallisht, Ilir Konushevcin e kam njohur në mes të vitit 1995 ose në fillim të vitit 1996, pra kur ka ardhur në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Shaip Haziri ka qenë me Zahir Pajazitin në stërvitjet e viteve të 90-ta. Njohja e tyre me Ilir Konushevcin nuk kishte ndonjë diskutim, ishin djemtë më të mire që mund t’i kishte UÇK-ja”, ka theksuar ai.

Më tej, Ajeti ka potencuar se kur përvjetoret e tyre vijnë ndjehet nostalgjik për ta sepse ishin të nderuar nga ana e tyre.

“Karakteri i Zahirit ka qenë pak më i ashpër, ndërsa Hakifi dhe Iliri aq njerëz të butë dhe të mirë me neve, sa që nuk kanë ditur të të drejtohen me fjalë të rënda asnjëherë. Këta njerëz ishin ata që dëshironim të gjithë t’i kemi miq dhe të punojmë me ta”, ka deklaruar mes të tjerash veterani i UÇK-së, Avni Ajeti.

spot_img

Të fundit

Fillon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Në...

Fati i teokracisë së Iranit pas vdekjes së papritur “politike” të presidentit

Shkruan: Afrim Kasolli Autoritetet shtetërore iraniane njoftuan opinionin se presidenti...

Osmani takohet ministren e Katarit, diskutuan për këto fusha

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim...

Izrael-Hamas, pse nuk ka aspak përparim në bisedime

Negociatat indirekte midis Izraelit dhe lëvizjes islamike palestineze Hamas...

Fillon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Në këtë mbledhje pritet të bëhet miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të kryesisë. Në rend...

Fati i teokracisë së Iranit pas vdekjes së papritur “politike” të presidentit

Shkruan: Afrim Kasolli Autoritetet shtetërore iraniane njoftuan opinionin se presidenti i vendit Ebrahim Raisi, dhe ministri i punëve të Jashtme Hossein Amir-Abdollahian, kanë gjetur vdekjen,...

Osmani takohet ministren e Katarit, diskutuan për këto fusha

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit, Maryam bint Ali bin Nasser Al-Misnad. Sipas njoftimit...