Takimi i Lajçak me O’Brien dhe Escobar, rikfonfirmohet se BE dhe SHBA janë në një linjë për Dialogun dhe rajonin

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka...

REL: Kosova s’është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së

Kosova, tash për tash, nuk është në agjendën e...

Presidentja e parë grua e Maqedonisë së Veriut: Ballkani së pari, pastaj Brukseli

Për herë të parë që nga pavarësimi në vitet...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Asnjëherë nuk do të harrojmë, PDK: Janë edhe 1617 qytetarë të Kosovës të zhdukur në luftë nga regjimi i Serbisë

Extra AL PVC

Partia Demokratike e Kosovës sot në Ditën kombëtare të personave të zhdukur me dhunë në luftën e fundit thekson se çdo numër ka një emër, çdo emër mbartte një jetë plot ëndrra, dashuri dhe kujtime që u prenë padrejtësisht.

PDK thekson se janë edhe 1617 qytetarë të Kosovës, fati i të cilëve mbetet i panjohur ende.

Njoftimi i plotë:

Sot në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur me dhunë, rikujtojmë 1617 qytetarët e Kosovës, fati i të cilëve mbetet ende i panjohur, historitë e tyre të papërfunduara dhe familjet e të cilëve vazhdojnë të presin në dhembje.

Çdo numër ka një emër, çdo emër mbartte një jetë plot ëndrra, dashuri dhe kujtime që u prenë padrejtësisht.

Ata janë baballarët, nënat, vëllezërit, motrat, djemtë dhe vajzat tona. Secili prej tyre ka lënë një boshllëk që nuk mund të plotësohet dhe, mbi të gjitha, një pyetje e cila për më shumë se 25 vjet mbetet pa përgjigje: ku janë?

Sot, ne qëndrojmë të bashkuar në kërkesën tonë për drejtësi dhe qartësi. Është përgjegjësia jonë kolektive të mos ndalemi. Të mos i harrojmë.

Të sigurohemi që po bëhet çdo përpjekje e mundshme për t’u sjellë ngushëllim familjeve që kanë kaluar vite duke pritur për një shenjë, një fjalë ose një vend për të vendosur më në fund lulet e tyre.

Këto plagë të hapura të luftës vazhdojnë të mbeten të freskëta e të gjakosin – çdo ditë që kalon pa përgjigje. Nuk mund të mbyllet kapitulli i pikëllimit pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Nuk ka prehje e shërim pa zbulimin e së vërtetës.

Asnjëherë nuk do të harrojmë!

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Takimi i Lajçak me O’Brien dhe Escobar, rikfonfirmohet se BE dhe SHBA janë në një linjë për Dialogun dhe rajonin

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka...

REL: Kosova s’është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së

Kosova, tash për tash, nuk është në agjendën e...

Presidentja e parë grua e Maqedonisë së Veriut: Ballkani së pari, pastaj Brukseli

Për herë të parë që nga pavarësimi në vitet...

Limaj: Beteja e Llapushnikut shpërtheu izolimin e Drenicës

Kjo betejë ishte ndër më të rëndësishmet e UÇK-së,...

Takimi i Lajçak me O’Brien dhe Escobar, rikfonfirmohet se BE dhe SHBA janë në një linjë për Dialogun dhe rajonin

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Washington, ku është takuar me Ndihmës Sekretarin, Jim O’Brien...

REL: Kosova s’është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së

Kosova, tash për tash, nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, i cili do të mblidhet më 16 maj...

Presidentja e parë grua e Maqedonisë së Veriut: Ballkani së pari, pastaj Brukseli

Për herë të parë që nga pavarësimi në vitet ‘90, Maqedonia e Veriut zgjodhi një grua për presidente të shtetit. Profesoresha universitare, Gordana Silanovska-Davkova, e...