Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, ky është reagimi i eurodeputetit holandez

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka bërë një reagim lidhur...

Gjermani: Gjendje emergjence nga vërshimet në Saarland

Reshjet e vazhdueshme kryesisht në jugperëndim të Gjermanisë kanë...

“Po shkojë t’a marrë letërnjoftimin”, qytetari gjuan mbi 2kg marihuanë dhe ikë

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Arrestohet rahoveciani që shtiu me armë pa leje, dyshohet se aksidentalisht plagosi një person

Extra AL PVC

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili ka shtënë më armë zjarri pa leje, ku si rezultat dyshohet se aksidentalisht është qëlluar një person.

Në komunikatën për media bëhet e ditur se ky i fundit është duke marrë trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Gjakovës për shkak të plagës së shkaktuar nga një predhë e plumbit.

Ndërsa personi i arrestuar dyshohet për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

“Stacioni Policor në Rahovec pasi kishte pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri në fshatin Dobidol-Rahovec, iu janë përgjigjur rastit dhe kanë arrestuar të dyshuarin N.M., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 1968, i cili dyshohet se rreth orës 23:00 në një aheng kishte shtënë me armë zjarri”, thuhet në komunikatë.

Aty bëhet e ditur se ‘nga të shtënat dyshohet se aksidentalisht është qëlluar një person, mashkull i moshës madhore’.

“Në cilësinë e provave materiale është konfiskuar një pistoletë prodhim turk me një karikator dhe katër gëzhoja të kalibrit 9mm. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit personi i dyshuar është ndaluar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në komunikatë.

Ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.    /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, ky është reagimi i eurodeputetit holandez

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka bërë një reagim lidhur...

Gjermani: Gjendje emergjence nga vërshimet në Saarland

Reshjet e vazhdueshme kryesisht në jugperëndim të Gjermanisë kanë...

“Po shkojë t’a marrë letërnjoftimin”, qytetari gjuan mbi 2kg marihuanë dhe ikë

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar...

Dy gra rrahen mes vete në Lipjan, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten në...

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, ky është reagimi i eurodeputetit holandez

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka bërë një reagim lidhur me mos-përfshirjen e Kosovës në rendin e ditës në Komitetin e Ministrave të Këshillit të...

Gjermani: Gjendje emergjence nga vërshimet në Saarland

Reshjet e vazhdueshme kryesisht në jugperëndim të Gjermanisë kanë rritur nivelin e ujërave. Më i prekur është Saarland-i. Ndonëse nuk ka pasur viktima dhe...

“Po shkojë t’a marrë letërnjoftimin”, qytetari gjuan mbi 2kg marihuanë dhe ikë

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se një person në Prishtinë ka ikur nga zyrtarët policorë, pasi që në shtëpinë e...