spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Arrestohet 30-vjeçari që tentoi të godiste me thikë fëmijët në parkun e Vlorës

Extra AL PVC

Një ngjarje e rëndë dhe alarmante njëkohësisht u raportua të ketë ndodhur dje në qytetin e Vlorës, ku një shtetas duke kanosur disa të mitur, në zonën e Lungomares, Vlorë.

Vetëm sot është bërë i mundur arrestimi i 30-vjecarit që mësohet se vuan nga sëmundje të shënbdetit mendor

Ngjarje e tmerrshme në Vlorë, një burrë tenton të godasë me thikë fëmijët në park.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë

Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, ditën e djeshme, në të cilën shfaqet një shtetas duke kanosur disa të mitur, në zonën e Lungomares, Vlorë, ju informojmë se:

Strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë, menjëherë kanë kryer verifikimet dhe kanë bërë të mundur identifikimin e shtetasit A. M., lokalizimin e tij, ditën e sotme, rreth orës 12:30, në zonën e Lungomares dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit.

Në përfundim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 30 vjeç, banues në Vlorë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një mjet prerës (biçak), që iu gjet 30-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik.

Shtetasi A. M. është dërguar në spitalin psikiatrik Vlorë, për trajtim mjekësor, sepse vuan nga sëmundje mendore.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon median dhe qytetarët për denoncimin e paligjshmërive dhe i fton ata që të vijojnë të denoncojnë në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Periudha tranzitore për dinarin skadoi, Kurti: Qëllimi s’është ndëshkimi dhe dënimi

Plani 10-pikësh i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për...

Ministri britanik në Kosovë, flasin me Sveçlën për intensifikimin e bashkëpunimit për sigurinë kufitare

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar njoftoi se e kanë...

Periudha tranzitore për dinarin skadoi, Kurti: Qëllimi s’është ndëshkimi dhe dënimi

Plani 10-pikësh i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për zbatimin e Rregullores për Operacione me Para të Gatshme skadoi të dielën dhe euroja tash...

Tre nxënës të shkollës fillore në Gjakovë theren në kokë e fytyrë pas një përleshje me mjete të forta, gërshërë e stilolapsa

Tre nxënës të moshës 13 vjeçare janë therur në kokë dhe fytyrë me mjete të forta, gërshërë dhe stilolapsa. Sipas shefit të emergjences se spitalit...

Kasolli për politikat e qeverisjes Kurti: Pushteti po tenton të shfajësohet nga dy prej temave që ka përfituar më së shumti politikisht

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ju është drejtuar partive opozitare me një ftesë për darkë pune, raporton TV Arbëria. Lidhur me këtë takim ka shkruar...