Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Në një konkurs përmes së cilit pritet të gradohen...

​Hezbollahu sulmon Izraelin, IDF zmbraps raketat

Grupi libanez Hezbollah njoftoi se sot shënjestroi dy pozicione...

Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil

Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Armend Muja i kundërpërgjigjet Bërnabiqit për “listën” me serbë që rekomandoi të arrestoheshin

Extra AL PVC

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja më 22 dhjetor në profilin e tij në ‘facebook’ kishte publikuar një numër emrash të serbëve që drejtojnë grupet kriminale në veri të Republikës së Kosovës.

Në shkrimin e tij Muja kishte përfshirë edhe vëllain e Aleksander Vuçiqit, Andrija Vucic si pjesë e “Severna Brigadës” bashkë me Milan Radojicic, Zvonko Veselnivocq e Radule Steviq.

Përveç këtyre emrave, Muja kishte përmendur edhe për persona të ekstremit të djathtë që janë të lidhur me Rusinë, Kishën Ortodokse Serbe dhe Akademinë e Shkencave të Serbisë. Një ndër ta është edhe djali i Aleksander Vuçiqit, Danilo Vuçiq.

Muja kishte rekomanduar arrestimin e emrave të cilët i kishte publikuar në profilin e tij, derisa kishte sqaruar në fillim të shkrimit të tij se Kosova nuk ka një listë për arrestim.

“Kjo është lista që unë do e rekomandoja për arrestim për një Mitrovicë pa krim, banda dhe barrikada”, ka shkruar Muja.

Raportimet në media për shkrimin e Mujës kanë nxitur reagime të mëdha në Serbi. Pa reaguar s’ka qëndruar as kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, duke thënë se “kjo është lista e serbëve që duhet të arrestohen e që ekzistencën e saj Prishtina e mohoi ditë më parë”.

“Ky është edhe një mesazh tjetër brutal nga Prishtina se serbët nuk mund të ndihen të sigurt në Kosovën e Kurtit”, kishte shkruar ajo në reagim për qëndrimin e deputetit Armend Muja.

Brnabiq tutje kishte thënë se “çfarë mund të presin serbët në Kosovë nëse Albin Kurti ka targetuar vëllain dhe djalin e Vuçiqit”.

Për këtë reagim të Bërnbaiqit s’ka qëndruar pa reaguar deputeti Armend Muja, i cili i është kundërpërgjigjur kryeministres serbe sot në “twitter”.

Muja ka thënë se Qeveria Kurti s’ka ndonjë “listë”, megjithatë ka shtuar se ekziston një listë e “bandave të njohura miqësore ndaj Rusisë, të mbështetura nga Serbia, që terrorizojnë qytetarët tanë serbë në komunat veriore”.

Deputeti Muja ka këshilluar Bërnabiqin që të shikoj listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian.   /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Në një konkurs përmes së cilit pritet të gradohen...

​Hezbollahu sulmon Izraelin, IDF zmbraps raketat

Grupi libanez Hezbollah njoftoi se sot shënjestroi dy pozicione...

Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil

Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për...

OVL-UÇK në Gjakovë i reagon asamblistes së VV-së: Largoni duart nga dëshmorët, mjaft më me shpifje e përçarje

OVL-UÇK në Gjakovë ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistes...

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Në një konkurs përmes së cilit pritet të gradohen 355 policë të lartë, Policia e Kosovës dyshohet se ka favorizuar një gjeneratë, e cila...

​Hezbollahu sulmon Izraelin, IDF zmbraps raketat

Grupi libanez Hezbollah njoftoi se sot shënjestroi dy pozicione ushtarake në veri të Izraelit në përgjigje të sulmeve ndaj "shtëpive të civilëve në pjesën...

Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil

Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil, as pasi kryeministri Albin Kurti u premtoi deputetëve gjermanë miratimin e tij, në...