Të punësuarit në Fondin për Sigurim Shëndetësor nesër në protesta, kërkojnë rritjen e pagave

Punonjësit e Fondit të Shëndetësisë do të dalin nesër...

“As s’na troket kush në derë, as s’do ta hapim”, Serbët në veri hezitojnë të regjistrohen

Regjistruesit nuk kanë trokitur ende në derën e familjes...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

​AP i Këshillit të Evropës debaton për anëtarësimin e Kosovës

Extra AL PVC

Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës po mbahet debati mbi raportin për anëtarësimin ose jo të Kosovës në këtë organizatë, në fund të të cilit pritet edhe votimi i raportit të Dora Bakoyannis.

Për debatin për Kosovën janë paralajmëruar të marrin fjalën 59 deputetë. Në mesin e tyre edhe tre deputetë nga Kosova në cilësinë e vëzhguesit dhe si të tillë kanë të drejtë të flasin, por jo të votojnë.

Për miratim nevojiten dy të tretat e votave të anëtarëve të pranishëm në mbledhje.

Para seancës në Asamblenë Parlamentare të martën, Komisioni për Politikë dhe Demokraci ka hedhur poshtë amendamentet e propozuara nga delegatët e Serbisë, të cilat u mbështetën edhe nga dy delegatë të Bosnje e Hercegovinës.

Serbia po ashtu kërkoi që në vazhdim të procesit, Kosovës t’i vihet si kusht themelimi i asociacionit dhe qe nga teksti të hiqen të gjitha pikat në të cilat vlerësohet përparimi i Kosovës në respektimin e të drejtave të njeriut dhe pakicave dhe në vend të kësaj, Kosova të kritikohet për shkelje të të drejtave.

Në selinë e Këshillit të Evropës ndodhet një delegacion i Kuvendit të Kosovës.

Nëse Asambleja Parlamentare voton sot pro anëtarësimit të Kosovës, atëherë çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm të KiE, të cilët duhet të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja e 47-të e organizatës. Takimi i radhës i Këshillit të Ministrave mbahet në mesin e muajit maj.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Të punësuarit në Fondin për Sigurim Shëndetësor nesër në protesta, kërkojnë rritjen e pagave

Punonjësit e Fondit të Shëndetësisë do të dalin nesër...

“As s’na troket kush në derë, as s’do ta hapim”, Serbët në veri hezitojnë të regjistrohen

Regjistruesit nuk kanë trokitur ende në derën e familjes...

“Për pak pësova sulm në zemër”, Princi William dhe Kate trembën ndjekësit me një foto

Princi William dhe Kate Middleton festojnë sot 13-vjetorin e...

“Kush e nxorri këtë dredhim?”: Cramon polemizon me gazetarin e FAZ-it pas ‘tezës’ më të re për Asociacioni që Kurti e lëshoi në Berlin

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka polemizuar me gazetarin gjerman të “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Marten, në çështjen e themelimit...

Të punësuarit në Fondin për Sigurim Shëndetësor nesër në protesta, kërkojnë rritjen e pagave

Punonjësit e Fondit të Shëndetësisë do të dalin nesër në protestë. Ata kërkojnë harmonizimin e pagave me rritjen e pagës minimale. Nga Sindikata njoftuan se do...

“As s’na troket kush në derë, as s’do ta hapim”, Serbët në veri hezitojnë të regjistrohen

Regjistruesit nuk kanë trokitur ende në derën e familjes 6-anëtarëshe Milletiq në Leposaviq, edhe pse kanë kaluar më shumë se tri javë që nga...