Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Nëntëdhjetë e pesë sulme janë regjistruar në linjat e...

Shpërtheu telefoni “Samsung” brenda çantës! Qytetarit i digjen lekët

Një qytetari nga Shqipëria i janë djegur disa lekë....

Peshkatari që gjeti trupin e 9-vejçares: E pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Anonymous: Përpjekjet e Vuçiqit do të jetë vetëvrasëse për të

Extra AL PVC

Grupi i hakerëve Anonymous nëpërmjet një meshazi drejtuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq i ka bërë thirrje që të ndal provokimet e situatës në veri të Mitrovicës, në të kundërtën ata nuk do ta harrojnë dhe as nuk do ta falin.

Anonymous ka postuar në Twitter një video, ku edhe ka shkruar se nuk janë grup i vogël dhe i pafuqishëm pafuqishëm për t’u injoruar;

“Ne jemi një kolektiv i organizuar, globalisht aktiv, i individëve me mendje të njëjtë dhe mesazhi ynë do të jetë i qartë, nëse nuk ndaloni veprimet tuaja të rrezikshme në Kosovë.”

Ndërkohë, në videon e postuar thuhet se Presidenti autokrat serb, Aleksandar Vuçiq, një kukull e Vladimir Putinit po përpiqet të destabilizojë rajonin duke përdorur mekanizmat e dhunës dhe terrorit të kriminelit të luftës Slobodan Millosheviq, por dihet se kjo përpjekje do të jetë vetëvrasëse për të.

Ky është mesazhi i ‘Anonymous’ drejtuar presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Përshëndetje qytetarë të botës.

Na ka rënë në sy se tensionet dhe provokimet luftarake në veri të Kosovës nga elementë kriminalë serbë po tentojnë të shkaktojnë konflikt të armatosur. Presidenti autokrat serb, Aleksandar Vuçiq, një kukull e Vladimir Putinit po përpiqet të destabilizojë rajonin duke përdorur mekanizmat e dhunës dhe terrorit të kriminelit të luftës Slobodan Millosheviq, por dihet se kjo përpjekje do të jetë vetëvrasëse për të. Në pikun e luftës në Ukrainë, Serbia ishte dhe është i vetmi vend që deklaroi zyrtarisht aleancën e saj me Rusinë, duke hedhur poshtë thirrjet e vazhdueshme të Perëndimit për t’iu bashkuar sanksioneve të Bashkimit Evropian. Por jo vetëm kaq, Vuçiqi, kukulla e Putinit e rishfaqi zellin e tij luftarak, si shkatërrues i stabilitetit rajonal, duke kërcënuar integritetin territorial të Kosovës me deklarata për kthimin e forcave serbe në Kosovë, patrullime në zonën kufitare, apo shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, të cilën e krijon vetë si pretekst për të shmangur thelbin e çështjes: “Bashkimin e Serbisë me Botën Demokratike”. Inkurajimi i sulmeve të dhunës ndaj gazetarëve, sulmeve ndaj policisë, institucioneve të Kosovës, dhe atyre me mandat ndërkombëtar, si dhe vendosja e barrikadave dhe përdorimi i strukturave të inkriminuara në veri të Kosovës është pjesë e strategjisë suaj të qeverisë për ngurtësimin e gjendjes së tensionit, duke mbajtur Kosovën dhe rajonin peng të retorikës të së kaluarës. Por ne nuk do të qëndrojmë indiferentë përballë këtij terrori, reagimi ynë si kolektiv do të jetë vendimtar dhe i menjëhershëm. ‘Anonymous’ nuk është një grup i vogël njerëzish të pafuqishëm që t’i injorosh. Ne jemi një kolektiv i organizuar, globalisht aktiv i individëve me të njëjtin mendim, dhe mesazhi ynë do të jetë i qartë nëse nuk ndaloni veprimet tuaja të rrezikshme në Kosovë. Populli i Kosovës nuk është pa mbështetje. Ne jemi ‘Anonymous’. Ne Jemi Legjion. Ne nuk falim. Ne nuk harrojmë. Na prisni. 

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Nëntëdhjetë e pesë sulme janë regjistruar në linjat e...

Ermal Krasniqi shënon në humbjen e Rapid Bukureshtit ndaj Clujit

Ermal Krasniqi arriti të shënojë për ekipin e tij,...

Shpërtheu telefoni “Samsung” brenda çantës! Qytetarit i digjen lekët

Një qytetari nga Shqipëria i janë djegur disa lekë....

Peshkatari që gjeti trupin e 9-vejçares: E pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën...

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Nëntëdhjetë e pesë sulme janë regjistruar në linjat e fronteve ukrainase gjatë 24 orëve të fundit, me ushtrinë e Ukrainës që zmbrapsi shumicën e...

Ermal Krasniqi shënon në humbjen e Rapid Bukureshtit ndaj Clujit

Ermal Krasniqi arriti të shënojë për ekipin e tij, Rapid Bukureshtin, me një gol të hershëm në minutën e 16-të, por nuk mjaftoi për...

Shpërtheu telefoni “Samsung” brenda çantës! Qytetarit i digjen lekët

Një qytetari nga Shqipëria i janë djegur disa lekë. Kjo pasi në çantën ku i kishte mjetet, mbante edhe një telefon të tipit “Samsung”,...