“S’ka kohë për frikë”: Evakuimi i të plagosurve në Ukrainë me motoçikleta katërrotëshe

Motoçikleta të vogla, të shpejta dhe tejet të manovrueshme...

​Inteligjenca norvegjeze: Agjentët e Rusisë planifikojnë akte sabotimi në Norvegji

Agjencia e inteligjencës norvegjeze beson se spiunët rusë po...

​Kështu duket monumenti i Skënderbeut në Gjakovë

Monumenti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu do...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Anëtarësimi në KiE, Greqia pritet të abstenojë në Komitetin e Ministrave

Extra AL PVC

Greqia do të abstenojë në momentin që do të hidhet në votim kërkesa e Kosovës për anëtarësim në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës.

Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis, i cili ka arsyetuar edhe vendimin e vendit të tij.

“Siç kemi bërë në raste të ngjashme në të kaluarën, Greqia do të abstenojë nga votimi, me fjalë të tjera, nuk do ta mbështesë kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, ka pohuar Gerapetritis, raporton “Kanaliena”.

 

Ai shtoi se “disa nga çështjet thelbësore ende nuk janë zgjidhur, mbi të gjitha themelimi i Asociacionit”.

“Prandaj, politika jonë bazë nuk ka ndryshuar. Greqia i përmbahet një politike të jashtme parimore. Ne nuk e ndryshojmë mendimin tonë derisa të ndryshojnë faktet mbi të cilat merren vendimet. Ne inkurajojmë dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, duam zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve”, ka pohuar kryediplomati grek.

Kujtojmë se ditë më parë Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka rekomanduar që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

Ndryshe, Kosova mori mbështetje të fuqishme në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, ku pro saj votuan 131 deputetë, kundër ishin 29 gjersa abstenuan 11. Katër nga pesë deputetët grekë gjithashtu votuan për rekomandimin e Dora Bakoyannisit, raportueses së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. /Telegrafi/

spot_img

Të fundit

“S’ka kohë për frikë”: Evakuimi i të plagosurve në Ukrainë me motoçikleta katërrotëshe

Motoçikleta të vogla, të shpejta dhe tejet të manovrueshme...

​Inteligjenca norvegjeze: Agjentët e Rusisë planifikojnë akte sabotimi në Norvegji

Agjencia e inteligjencës norvegjeze beson se spiunët rusë po...

​Kështu duket monumenti i Skënderbeut në Gjakovë

Monumenti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu do...

Gjermania për sulmet kibernetike ruse të vitit 2023: Të papranueshëm dhe do të ketë pasoja

Gjermania ka thirrur një të dërguar të lartë rus...

“S’ka kohë për frikë”: Evakuimi i të plagosurve në Ukrainë me motoçikleta katërrotëshe

Motoçikleta të vogla, të shpejta dhe tejet të manovrueshme me katër rrota po përdoren gjithnjë e më shumë nga forcat ukrainase për t’i larguar...

​Inteligjenca norvegjeze: Agjentët e Rusisë planifikojnë akte sabotimi në Norvegji

Agjencia e inteligjencës norvegjeze beson se spiunët rusë po veprojnë në perëndim të vendit nordik dhe po planifikojnë akte sabotimi. Në një intervistë me transmetuesin...

​Kështu duket monumenti i Skënderbeut në Gjakovë

Monumenti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu do të përurohet nesër nga ora 12:00 në Gjakovë. Përurimi i monumentit bëhet në vigjilje të shënimit...