Hapet dyqani i parë social në kryeqytet, qytetarët në nevojë mund të furnizohen falas

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se qytetarët...

MPJD konfirmon se Petkoviqit iu refuzua vizita në Kosovë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Aliu njofton se 13 zona të reja të trashëgimisë natyrore u janë shtuar zonave të mbrojtura të Kosovës

Extra AL PVC

Ministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu ka thënë se sot kanë nisur javën mbarë, për faktin se tashmë janë njoftuar për 13 zona të reja të trashëgimisë natyrore që u janë shtuar regjistrit të zonave të mbrojtura të Kosovës.

Aliu ka thënë se në kuadër të zonave të reja të trashëgimisë natyrore që janë shpallur në mbrojtje, janë përfshirë kryesisht monumente të natyrës me karakter botanik, monumente të natyrës me karakter gjeomorofologjik dhe speleologjik, momumente të natyrës me karakter hidrologjik si dhe peizazhe të natyrës me vlera të veçanta natyrore

.

“Me shpalljen e këtyre zonave të reja të natyrës numri i përgjithshëm i zonave të mbrojtura në Kosovë ka arritur në 273 zona të kategorive të ndryshme dhe përfshinë rreth 11.7% të territorit të përgjithshëm të territorit të Kosovës. Marrja në mbrojtje e vlerave të trashëgimisë natyrore, mundëson mbrojtjen dhe menaxhimin më efikas të tyre përmes përkujdesjes institucionale dhe zbatimit e masave përkatëse”, ka thënë ministri.

Postimi i plotë:

Po e nisim javën mbarë, me lajmin që nxit shpirtin e të gjithë natyrë-dashësve, ku plot 13 zona të reja të trashëgimisë natyrore u janë shtuar regjistrit të zonave të mbrojtura të Kosovës.

Në kuadër të zonave të reja të trashëgimisë natyrore që i kemi shpallur në mbrojtje, kemi përfshirë kryesisht monumente të natyrës me karakter botanik, monumente të natyrës me karakter gjeomorofologjik dhe speleologjik, momumente të natyrës me karakter hidrologjik si dhe peizazhe të natyrës me vlera të veçanta natyrore.

Me shpalljen e këtyre zonave të reja të natyrës numri i përgjithshëm i zonave të mbrojtura në Kosovë ka arritur në 273 zona të kategorive të ndryshme dhe përfshinë rreth 11.7% të territorit të përgjithshëm të territorit të Kosovës. Marrja në mbrojtje e vlerave të trashëgimisë natyrore, mundëson mbrojtjen dhe menaxhimin më efikas të tyre përmes përkujdesjes institucionale dhe zbatimit e masave përkatëse.

Lista e 13 zonave të reja të trashëgimisë natyrore:

1. Trungu i dushkut në Vlashnje – (Monument i natyrës më karakter botanik)

2. Shpella në Shkozë

(Monumente gjeomorfologjik dhe speleologjik)

3. Në Vërmicë – Burimi i ujit natyral.

4. Në Poslisht – Burimi i ujit natyral.

5. Malsi e Re – Kompleksi i pishave

(Peizazh i mbrojtur me karakter botanik)

6. Humnera në Lubizhd të Hasit

(Monument i natyrës me karakter speleologjik)

7. Trungu i Vjosëa

(Monument i natyrës më karakter botanik)

8. Trungu i dushkut (Quercus sp.)

(Monument i natyrës më karakter botanik)

9. Trungu i dushkut (Quercus sp.)

(Monument i natyrës më karakter botanik)

10. Liqeni karstik në Zym

(Monument i natyrës me karakter hidrologjik)

11. Shpella në Zym (Monument i natyrës me karakter speleologjik)

12. Trungu i dushkut në Romaj

(Monument i natyrës më karakter botanik)

13. Kompleksi i Trungjeve në Dedaj

(Monument i natyrës më karakter botanik)

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Hapet dyqani i parë social në kryeqytet, qytetarët në nevojë mund të furnizohen falas

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se qytetarët...

Regresi prej 19 vendesh në lirinë e medias, Bytyqi e AAK-së: Sigurisht, ”duartrokitjet’’ shkojnë për Albin Kurtin

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, ka reaguar ndaj regresit...

MPJD konfirmon se Petkoviqit iu refuzua vizita në Kosovë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës...

MINT e largon nga puna zyrtarin që shkroi statuse në ‘facebook’ e që dha pronocnime në televizion

Zyrtari i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Ermal...

Hapet dyqani i parë social në kryeqytet, qytetarët në nevojë mund të furnizohen falas

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se qytetarët në nevojë tani e tutje mund të furnizohen në këtë dyqan çdo muaj falas, me...

Regresi prej 19 vendesh në lirinë e medias, Bytyqi e AAK-së: Sigurisht, ”duartrokitjet’’ shkojnë për Albin Kurtin

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, ka reaguar ndaj regresit së lirisë së mediave në Kosovë. Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se...

MPJD konfirmon se Petkoviqit iu refuzua vizita në Kosovë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se shefit të zyrës për Kosovën në Qeverinë...