spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Al Nassr shtyn ndeshjen e parë pas transferimit të Ronaldos

Extra AL PVC

Al Nassr është detyruar të shtyjë ndeshjen e tyre të parë në Ligën Pro Saudite që kur konfirmoi ardhjen e superyllit portugez, Cristiano Ronaldo.

Ronaldo u prezantua zyrtarisht si lojtar i Al Nassr të martën pasi nënshkroi një kontratë dyvjeçare e gjysmë me skuadrën saudite, e cila e ka bërë 37-vjeçarin lojtarin më të paguar në historinë e futbollit.

Ronaldo filloi të stërvitet me klubin pas përfundimit të prezantimit në “Mrsool Park”, me fokusin e tij tani në përgatitjen e tij për një debutim të shumëpritur në Lindjen e Mesme, raporton KosovaPress.

Al-Nassr duhej të kthehej në aksion në Ligën Pro Saudite kundër Al-Ta’ee sonte, por klubi ka njoftuar se ndeshja është shtyrë për 24 orë për shkak të problemeve teknike në stadiumin e tyre të shkaktuara nga moti i ligë.

Në një deklaratë zyrtare në rrjetet sociale të Al-Nassr thuhet: “Për shkak të shiut të dendur dhe kushteve të motit që kanë ndikuar në energjinë elektrike të stadiumit, ne jemi njoftuar zyrtarisht se ndeshja e sotme kundër Al Ta’i është shtyrë për 24 orë. Kërkojmë ndjesë për shqetësimet e shkaktuara fansave dhe i uroj të gjithëve udhëtime të sigurta”.    /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

28 vjet burgim dhe mbi 50 mijë € gjobë ndaj të akuzuarve për prodhimin e drogës në mullirin e Suharekës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues dhe...

Edi Rama publikon fotografi me Ali Ahmetin dhe familjen e tij pas ceremonisë së shpalljes Qytetar Nderi i Tiranës

Tirana ka shpallur sot Qytetar Nderi kryetarin e BDI’së,...

Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Pas qëndrimeve të hapura që kanë shprehur Gjermania dhe...

‘Çmontohet’ rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Në një operacion të përbashkët me policinë gjermane dhe franceze, autoritet spanjolle kanë çmontuar një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës me qendër në...

28 vjet burgim dhe mbi 50 mijë € gjobë ndaj të akuzuarve për prodhimin e drogës në mullirin e Suharekës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues dhe i ka dënuar me gjithsej 28 vite burgim të akuzuarit Fethi Uygur, Alajdin Ramadani, Filip...

Edi Rama publikon fotografi me Ali Ahmetin dhe familjen e tij pas ceremonisë së shpalljes Qytetar Nderi i Tiranës

Tirana ka shpallur sot Qytetar Nderi kryetarin e BDI’së, Ali Ahmeti. Kryeministri i Shqipërisë ka postuar një fotografi me Ahmetin dhe familjen e tij. Rama ka...