Gjashtë gjëra që s’duhet t’i afrohen fare dhëmbëve tuaj

Dhëmbët janë gjëja më e fortë që gjendet në...

Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Djali i çiftit të njohur të showbiz-it shqiptar, Xhensila...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ahmeti: Më 24 prill u përballëm me VLEN-in, më 8 maj përballemi me VMRO-DPMNE-në

Extra AL PVC

Pas fitores së thellë përballë opozitës shqiptare në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut që u mbajt të mërkurën, koalicioni Frontit Europian po vazhdon fushatën për zgjedhjet parlamentare të 8 majit.

Kreu i BDI-së, partisë që e udhëheq këtë koalicion Ali Ahmeti, sot qëndroi në Strugë dhe Dibër, ku foli me qytetarët e këtyre qyteteve që janë pjesë e njësisë zgjedhore 5, raporton TV21.

Para struganëve Ahmeti tha se gjersa Fronti Europian doli me platformën “Po Europës, Jo Rusisë”, opozita shqiptare VLEN e shoqëruar nga VMRO-DPMNE doli me fushatën e vetme për rrënimin e BDI-së, gjë të cilën Ahmeti tha se e kupton, sepse siç u shpreh, platforma e Frontit ua ka zënë dritën e diellit, por tha se qytetarët do të vendosin se a do të rrënohet BDI-ja.

Ai u shpreh se Rusia ka interes t’i mbajë aktive vullkanet e saj në Ballkan, që t’i aktivizojë kur të dojë.

Ky front më 24 prill u përball me opozitën VLEN dhe më 8 maj do të përballemi me VMRO-DPMNE-në. Më 8 maj t’i afrojmë të gjithë në këtë referendum se a do të shkojmë me hapat e duhur drejt anëtarësimit në Europë apo do të mbetemi tek izolimi, formula është e qartë, do të ecim drejt integrimit apo izolimit. Izolimi nuk na sjellë asnjë dobi. Ne do të kemi një përplasje politike me VMRO-në lidhur me konceptet tona, filozofitë tona, por filozofia jonë është më progresivja për shtetin”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

U ndalë për kontroll, nxori revolen dhe e kapi për fyti policen amerikane

Momenti i tmerrshëm është filmuar nga kamera e vendosur...

Rusia pretendon se ka pushtuar katër fshatra të tjerë në Kharkiv të Ukrainës

Ministria ruse e Mbrojtjes ka pretenduar se trupat kanë...

A do të futet shërbimi ushtarak i detyrueshëm në Gjermani?

Gjermania po shqyrton futjen e shërbimit ushtarak të detyrueshëm....

E PLOTË/ Nga Çamëria, te ligji i luftës, pensionet e emigrantëve dhe mesazhi për Mitsotakis në mes të Athinës, Rama: Duam të jetojmë në...

Kryeministri Edi Rama nisi sot turin e takimeve me komunitetet shqiptare në Europë. Ndalesa e parë e këtij rrugëtimi ishte Athina, ku Kryeministri u...

U ndalë për kontroll, nxori revolen dhe e kapi për fyti policen amerikane

Momenti i tmerrshëm është filmuar nga kamera e vendosur në uniformën e policisë, ku shihet momentin kur një burrë i armatosur me të kaluar...

Rusia pretendon se ka pushtuar katër fshatra të tjerë në Kharkiv të Ukrainës

Ministria ruse e Mbrojtjes ka pretenduar se trupat kanë pushtuar edhe katër fshatra të tjerë në rajonin e Kharkivit, gjë që do ta çonte...