Ministri sllovak i Mbrojtjes: Kryeministri Robert Fico po lufton ende për jetë

Kryeministri Robert Fico “po lufton ende për jetën e...

Haziri: Për shpërndarjen e Kuvendit, do të votojë edhe LDK-ja

Ditëve të fundit janë shtuar zërat për shkuarje në...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Abdixhiku: Propozimi franko-gjerman prezantuar nga Kurti nuk përmbante marrëveshje finale

Extra AL PVC

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku u shpreh se propozimin franko-gjerman që Kurti në tetor ua prezantoi nuk parashihet një marrëveshje finale dhe ligjërisht të obligueshme dhe si propozim ishte larg propozimit fillestar që kryeministri Kurti u kishte prezantuar partive opozitare në takimin e gushtit 2022.

Abdixhiku tha se as LDK dhe asnjë parti dhe asnjë deputet në Kuvend nuk është në dijeni mbi përmbajtjen e saj të draftit përfundimtar të planit franko-gjerman.

Abdixhiku: Propozimi frano-gjerman i prezantuar nga Kurti nuk përmbante një marrëveshje finale dhe ligjërisht të obligueshme

“Ky dokument dhe pozicion i kishte 6 kapituj që përbënin elemente që marrëveshja finale dhe ligjshërisht e obligueshme t’i ketë. Kapitullin e parë flitet për njohje për njohje në qendër të marrëveshjes finale kapitullin e dytë flitej për të kaluarën për dëmet e luftës që Serbia I kishte shkaktuar në Kosovës e që duhej të kompensonte për të zhdukurit dhe zhvendosurit, në kapitullin e katër flitet për reciprocitet të plotë mes organizimit të shqiptarëve në Luginë e serbëve në Kosovë e në kapitullin e pestë flitej për rikonsiderimin e të gjitha marrëveshjeve paraprake. Ky ishte pozicioni i qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit Kurti. Më 8 nëntor 2022 dy muaj pas këtij takimi në një takim tjetër të zhvilluar në zyrën e tij së bashku me liderë e tjerë të partive opozite kryeministri më kishte dorëzuar një dokument dy faqesh I njohur më vonë si plani franko-gjerman. Për aq sa munda të lexoj një shkrim telegrafik propozimi i tillë nuk përmbante një marrëveshje finale dhe ligjërisht të obligueshme ishte larg dhe shumë larg propozimit të tij fillestar që më kishte prezantuar në gusht të vitit 2022. As unë dhe as LDK dhe asnjë parti tjetër dhe asnjë deputet në Kuvend nuk është në dijeni mbi përmbajtjen e saj të draftit përfundimtar të dokumentit në fjalë sepse as unë as LDK dhe asnjë parti tjetër dhe asnjë deputet nuk ka qenë pjesë e negociatave dhe nuk ka qenë I informuar asnjëherë mbi këtë proces dhe përfundimin e tij”, tha ai.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku u shpreh se këtë të hënë më 6 shkurt të vitit 2023 nëpërmjet në cicërime në gjuhën angleze në tweet kuptuam se kryeministri i Kosovës ka pranuar në parim planin franko-gjerman, por askush në Kuvend nuk e di se çka ka pranuar kryeministër.

Abdixhiku madje adresoi edhe disa pyetje karshi Kurti lidhur me atë se çka ka pranuar saktësisht.

Abdixhiku: Askush në këtë Kuvend nuk e di se çfarë ka pranuar kryeministri i Kosovës

“Askush në këtë Kuvend nuk e di se çfarë ka pranuar kryeministri I Kosovës dhe meqenëse kryeministri nuk raporton në Kuvend para dhe pas shkuarjes në Bruksel sot dua t’ia shtroj atij katër pyetje për të kuptuar qartë se çfarë ka pranuar ai në parim Gjithmonë duke u mbështetur në elementet e marrëveshjes finale që na kishte prezantuar më 30 gusht të vitit 2022. Në marrëveshjen e pranuar nga ju në parim a bëhet fjalë për marrëveshje përfundimtare, finale ligjërisht e ndërkombëtarisht të obligueshme apo për një marrëveshje bazë e jo përfundimtare ? Marrëveshja e pranuar nga ju në parim a e ka njohjen e ndërsjellë në qendër të saj pra aktin ku Serbia e njeh Kosovën e kur Kosova ndërsjell e njeh Serbinë? Marrëveshja e pranuar nga ju në parim a i ka elementet e platformës suaj që na i prezantuat në gusht të 2022-tës.. Kjo marrëveshje e pranuar nga ju në parim a e parasheh rikonsiderimin e gjitha marrëveshjeve paraprake siç kërkonit në gusht të vitit 2022 apo implementimin e të gjitha marrëveshjeve pa dallim? Na trego se në procesin e udhëhequr ekskluzivisht nga ju në këtë dy vite të qeverisjes tuaj çfarë elementesh ka produkti juaj përfundimtar jo vetëm krahasuar me bindjet tona politike por edhe ato të tuat të dhëna 6 muaj më parë .Na trego çka ke pranuar saktësisht, hapur pa frikë, në shqip”, ka thënë ai.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Gjithçka që duhet të dini për sindromën e ‘gjumit të vonuar’

A ju mban ora e brendshme zgjuar natën? Sindroma...

Ministri sllovak i Mbrojtjes: Kryeministri Robert Fico po lufton ende për jetë

Kryeministri Robert Fico “po lufton ende për jetën e...

Haziri: Për shpërndarjen e Kuvendit, do të votojë edhe LDK-ja

Ditëve të fundit janë shtuar zërat për shkuarje në...

Gjithçka që duhet të dini për sindromën e ‘gjumit të vonuar’

A ju mban ora e brendshme zgjuar natën? Sindroma e fazës së vonuar të gjumit mund të jetë fajtor dhe është më e zakonshme...

Ministri sllovak i Mbrojtjes: Kryeministri Robert Fico po lufton ende për jetë

Kryeministri Robert Fico “po lufton ende për jetën e tij”, tha Robert Kalinák, ministri i mbrojtjes i Sllovakisë, në një konferencë shtypi në spitalin...

Krasniqi thotë se PDK s’ka vija të kuqe për partitë politike: Me to i ofendojmë votuesit, mund të jenë familjarë tonë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se partia e tij nuk ka asnjë vijë të kuqe për asnjë nga partitë politike në Kosovë,...