Të fundit:

Aksident i rëndë në Milot

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident i rëndë...

Selmani: Agim Ademi bënte kalkulime ta rrëzonte FC Malishevën nga Superliga

Agron Selmani trajneri nga Ferizaj tregon se Agim Ademi...

Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK),...
ISP BroadcastISP Broadcast

Andin Hoti: I dëshpëruar me Bashkësinë Ndërkombëtare pse nuk e shfrytëzojnë fuqinë që kanë për zbardhjen e të pagjeturve

ISP Broadcast

Djali i Ukshin Hotit, Andin Hoti, në 24 vjetorin e zhdukjes së babait të tij tha se do të donte që 16 maji të mos ekzistonte për të si djali i tij dhe si familje, sepse 24 vite më parë pikërisht më 16 Maj, kriminelët serb më kanë ndaluar të rritëm me dy prindërit.

“Do të doja që 19 maji të mos ekzistonte për mua si djali i tij dhe si familje, sepse 24 vite më parë, pikërisht më 16 Maj mua më kanë ndaluar kriminelët serb të gëzojë atë që e gëzojnë shumica e fëmijëve, të rritëm me dy prindërit, dhe të kem udhërrëfyesin e prindit se si nduhet vazhduar jeta.

Babai im ka dhënë më shumë se udhërrëfyesin se si duhet të rritem unë, ai ka dhënë atë se si duhet të bëhet Kosova, se si duhet të zhvillohet Kosova dhe ku duhet të shkojë Kosova, natyrishtë unë dhe familja ime si dhe miçtë e tij ndihemi krenarë.

Në veprat e babait, në veprat pra, të Ukshin Hotit, në dorëshkrimet e tij i gjeni se si duhet të punohet që të ndërtohet dhe të zhvillohet një shtetë i fuqishëm, si duhet të forcohemi që të arrijmë qëllimet tona kryesore e të pa shmangshëm atë me bashkimin e Shqipërisë tonë, nga e cila na kanë nda padrejtësisht tani e shumë vite”, – tha Hoti.

Andin Hoti tha se ka qenë vetëm 11 vjeçar kur forcat serbe kishin marr babain e tij, por që familjarët kanë kërkuar për fatin e tij, tani e 24 vite ende e ndjejmë mendjen kriminale të Serbisë jo vetëm familja jonë por të gjithë familjet e personave të zhdukur.

Tani e 24 vite unë kam qenë fëmijë vetëm 11 vjeçar, familjarët e kanë kërkuar fatin e babit, mirëpo tani e 24 vite ne ende në trupin tonë e ndjejmë mendjen kriminale të Serbisë, jo vetëm familja jonë por edhe të gjithë familjet tjera të personave të zhdukur, për ne dhe ata nuk ka përfunduar lufta, edhe pas 24 viteve ende janë në luftë me Serbinë. Sepse ende çdo ditë zgjohen me shpresën se do të kenë lajme mbi fatin e më të dashurve të tyre, në këtë rast edhe ne mbi fatin e babait Ukshin Hoti.

Personat e zhdukur trajtohen të njëjtë, mirë po fati i Ukshin Hotit, e kam thënë edhe herave të tjera Ukshin Hoti nuk u zhdukë në rrugë, as në dy luftimë, por është marr nga institucioni më i lartë i sigurisë së një shteti, kudo në botë burgu cilësohet si institucioni më i lartë i sigurisë, prandaj i shtinë njerëzit aty, që të mos dal prej aty”, – tha ndër të tjera Andin Hoti.

Asnjë nga personat e zhdukur nuk janë të zhdukur natyrshëm, nuk janë persona që nuk dihet për fatin e tyre, Serbi a din, shpresojmë që fati i Ukshin Hotit të zgjidhet një herë e mirë, shprehet Andin Hoti.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Aksident i rëndë në Milot

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident i rëndë...

Selmani: Agim Ademi bënte kalkulime ta rrëzonte FC Malishevën nga Superliga

Agron Selmani trajneri nga Ferizaj tregon se Agim Ademi...

Latifi: Ukshin Hoti i gjallë jo vetëm në mendjen dhe zemrat tona, shpirti i tij kryengritës jeton mes nesh

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, me rastin...

Aksident i rëndë në Milot

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident i rëndë në Milot. Nga pamjet të cilat ka siguruar TV Arbëria, shihet se njësitet relevante kanë dalur...

Selmani: Agim Ademi bënte kalkulime ta rrëzonte FC Malishevën nga Superliga

Agron Selmani trajneri nga Ferizaj tregon se Agim Ademi në Ferizaj bënte kalkulime ta rëzonte FC Malishevën nga Superliga. Ai tha se Agim Ademi kishte...

Gazetari i sportit Arlind Sadiku, thotë se ekipi i ‘FC Malishevës’ duhet të merret shembull për organizim të mirë

Gazetari i sportit, Arlind Sadiku, ishte i ftuar sot në emisionin 'Rock 'N' Roll Football', ku foli për ekipet futbollistike të Kosovës. I pyetur për...