Në ditën e Evropës shkallët e Arbëris ngjyrosen me flamurin e BE-së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në ditën e Evropës...

Apeli shqyrton kërkesën për largimin e prokurores Willis nga hetimet ndaj Trump

Gjykata e Apelit në shtetin e Xhorxhias pranoi të...

Presidentja kujton heroin Ilir Konushevci: Qoftë i përjetshëm kujtimi për heroin Ilir Konushevci dhe mjekun Hazir Mala!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në 26-vjetorin e rënies...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

A po i kthehet në bumerang Kryeministrit Kurti mbështetja gjermano-franceze?

Extra AL PVC

Shkruan: Afrim Kasolli – Ka qenë thuajse “sekret” publik që vitet e fundit, sidomos shteti i Gjermanisë e ka mbështetur në masë të madhe Albin Kurtin. Kanë lobuar dhe janë angazhuar me çdo kusht në forcimin e tij politik dhe elektoral kundër partive “tradicionale”.

Një investim i tillë është vërejtur si nga sjellja e diplomatëve të këtij shteti në Prishtinë, ashtu edhe deri tek portretizimi medial që dikur i bënin dyshes Kurti-Osmani, mediat gjermane, si tandem mesianik për Kosovën. Madje, dhe sot kur shumë raporte ndërkombëtare, sikur se ai i Departamentit të Shtetit, Freedom House, apo pak më herët i Transparency International, që tregojnë për nivelin e korrupsionit politik në Kosovë dhe ndërhyrjet e pushtetit në sistemin e drejtësisë, në përgjithësi mediat gjermane janë të heshtura në këtë drejtim. Se ka ekzistuar një përkrahje e vazhdueshme e diplomacisë gjermane për Vetëvendosjen, e ka pohuar disa herë edhe ish kryeministri dhe ish kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Madje jo shume kohë më parë, ai kishte deklaruar se z.v ambasadori i Gjermanisë sillej si një nënkryetar i Vetëvendosjes në zyre të LDK-së, kurse raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, “Viola von Cramon, e pat akuzuar për kontribut të jashtëzakonshëm për ardhjen e VV-së në pushtet”. Sipas, ish liderit të LDK-së, ajo “jashtë çdo norme normale, me subjektivizëm të pashoq, me përzierje flagrante në relacionet e brendshme partiake e demokratike e me anim të hapur, e mbajti lartë flamurin e Vetëvendosjes, duke atakuar para zgjedhjeve partitë që sot janë në opozitë”.  Në anën tjetër, duke qenë se Franca dhe Gjermania koordinohen thuajse në shumëçka sa i përket politikës së Jashtme të BE-së, është e kuptueshme që edhe Parisi të mos ishte kundër kësaj qasje.  Kurse për Kurtin kjo politikë ishte e mirëseardhur, sidomos kur marrim parasysh tensionet e tij të vazhdueshme me SHBA-të. Sipas tij Kosova nuk është Meksikë, por pjesë e Evropës. Prandaj, relacionet e saj duhet të jenë specifike me Brukselin dhe jo Uashingtonin.

Në këtë mënyrë, Kurti synonte që nëpërmjet mbështetjes gjermane ta kompensonte mungesën e raporteve me SHBA-të, kurse gjermanët nëpërmjet forcimit të Kurtit ta minonin ndikimin e Amerikës në Kosovës, si e pjesë e planeve me të gjëra strategjike për ta minuar atë në tërë Evropën dhe forcimit të bashkëpunimit me Rusinë. Kjo ka qenë kështu deri sa nuk ndodhi intervenimi brutal i Rusisë në Ukrainë, luftë kjo që i prishi edhe shumë nga lidhjet biznesore në mes shumë vendeve të BE me Moskën. Nuk ka dyshim, se përfituese e kësaj politike ishte edhe Serbia. Forcimi i saj gjeopolitik dhe ekonomik rajonal ndodhi pikërisht gjatë harmonisë politiko-ekonomike ndërmjet Gjermanisë dhe Rusisë.

Sidoqoftë, ky pakt politik për përfitime të ndërsjella momentale, ka kohë që ka filluar t’i kthehet kryeministrit Kurti në bumerang politik. Shembull mund të merret plani franko-gjerman, i kodifikuar në Marrëveshjen bazike të Brukselit dhe planin e zbatimit të Ohrit. Dokument ky që jetëson autonominë territoriale për serbët e Kosovës nëpërmjet vetëmenaxhimit si dhe nuk ofron njohje reciproke nga Serbia.

Ndërkohë, në këtë javë është shtuar në masë të madhe “shantazhi” diplomatik mbi qeverinë e Kosovës për të filluar procedurat e themelimit të këtij entiteti si kusht për anëtarësim në Këshill të Evropës. Fillimisht, kjo kërkesë u artikulua nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron,  duke pohuar se “Parisi zyrtar i kushton rëndësi përparimit të shpejtë dhe të pakthyeshëm të Kosovës drejt formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në kontekst të rrugës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës”. Madje i njëjti e përsëriti qëndrimin e Ambasadorit francez në Kombet e Bashkuara, Nicolas de Riviere, se në “veriun e Kosovës duhet të organizohen shpejt zgjedhje, me pjesëmarrje të të gjitha komuniteteve, për t’i zgjedhur kryetarët e rinj të katër komunave me shumicë serbe. Pa kaluar shumë kohë këtë linjë e mbrojti edhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde. Në një intervistë për KTV-në e potencoi se “çështja e Asociacionit duhet të trajtohet nga Qeveria e Kosovës, sa më shumë që bënë para votimit në Këshillin e Evropës”. Sepse, sipas diplomatit gjerman në vendin tonë, ky veprim “do t’i bindë qeveritë që mbase janë skeptike për të votuar në favor të Kosovës”.

 

Dikush mund të thotë se ky është edhe qëndrim amerikan. E vërtetë, mirëpo këtu duhet pasur parasysh se SHBA-të, për shkak të luftës në Ukrainë e kanë interes strategjik mirëmbajtjen e unitetit trans-atlantik. Mundësia kur Kosova mund të mbrohej nga presioni evropian u humb. Dhe kontribut në shpërdorimin e këtij rasti ka dhënë edhe vetë kryeministri Kurti.

 

Në këtë kontekst, ekzistojnë edhe raste të tjera të këtij presioni. Shembull tipik është ai i masave sanksionuese ndaj Kosovës për shkak të ngjarjeve në veri. Është iluzore se ato masa kanë mundur të vendosen pa bekimin e Parisit dhe Berlinit. Ndërkohë, shteti i Kosovës, iu nënshtrua një agresioni tipik paramilitar nga Serbia, por kjo fundit nuk pat asnjë pasojë për këtë dhunim flagrant të vet Marrëveshjes bazike të Brukselit sipas planit franko-gjerman, ku thuhet qartë se “në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara, palët do ta zgjidhin çdo mosmarrëveshje ndërmjet tyre vetëm në mënyrë paqësore dhe do të përmbahen nga kërcënimi apo përdorimi i forcës. E pikërisht pas këtij sulmi, Albin Kurti u pajtua për një draft-statut të Asociacionit të hartuar nga këto vende, ku tashmë po i kërkohet  më çdo kusht zbatimi në këmbim të karotës së Këshillit të Evropës. Këto janë vetëm disa nga frytet e kësaj aleance politike.

/TV Arbëria

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

spot_img

Të fundit

Në ditën e Evropës shkallët e Arbëris ngjyrosen me flamurin e BE-së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në ditën e Evropës...

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mbrëmë (e mërkurë), Real Madridi u kualifikua në finalen...

Apeli shqyrton kërkesën për largimin e prokurores Willis nga hetimet ndaj Trump

Gjykata e Apelit në shtetin e Xhorxhias pranoi të...

Presidentja kujton heroin Ilir Konushevci: Qoftë i përjetshëm kujtimi për heroin Ilir Konushevci dhe mjekun Hazir Mala!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në 26-vjetorin e rënies...

Në ditën e Evropës shkallët e Arbëris ngjyrosen me flamurin e BE-së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në ditën e Evropës ka njoftuar se është bërë ngjyrosja e shkallëve në Arbëri, me ngjyrat e flamurit të...

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mbrëmë (e mërkurë), Real Madridi u kualifikua në finalen e Ligës së Kampionëve pas fitores 2-1 ndaj Bayern Munichut, por lojtarët dhe tifozët e...

Apeli shqyrton kërkesën për largimin e prokurores Willis nga hetimet ndaj Trump

Gjykata e Apelit në shtetin e Xhorxhias pranoi të marrë në shqyrtim vendimin e gjykatës më të ulët, që lejoi prokuroren e qarkut Fulton,...