Prangoset i dyshuari për veprat Kanosje, posedim i narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje

Sot nga njësitet policore të stacionit Veriu në Prishtinë,...

Perëndimi edhe njëherë kundër kryeministrit Kurti për veriun

Aksioni i Policisë së Kosovës gjatë mbrëmjes së djeshme...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

A e dini pse burrat shqiptarë e kanë zakon të shkëmbejnë duhan me njëri-tjetrin

Extra AL PVC

Ndërrimi i duhanit ka qenë gjithmonë një shenjë respekti i ndërsjelltë mes burrave shqiptar.

Për burrat, të cilët kryenin detyra shoqërore me rëndësi si: pjesmarrja në kuvendet e fshatit ose të krahinës, angazhimi në zgjidhjen e konflikteve të shumëllojshme, administrimi i çështjeve ekonomike e socialkulturore të familjes ose i problemeve të veçanta të fisit etj, ishte gati e domosdoshme pirja e duhanit.

Më saktesisht, ata shfrytëzonin me kujdes mundësitë që u jepte servirja e duhanit, ndezja ose thithja e llullës apo e çibukut për të “peshuar” me maturi e për të gjetur fjalën e duhur edhe për situatat më të ndërlikuara, për çështjet më delikate.

Ftesa që një burrë i bënte një tjetri për “të ndërruar duhan” simbolikisht nënkuptonte kërkesën për të biseduar për një çështje serioze.

Në shoqërinë shqiptare deri në fillim të shekullit XX, sidomos në pjesët e saj që banonin në krahinat fshatare, nuk kishte ose kishe fare pak njësi shërbimi të tilla si kafene, restorante etj.

Burrat përgjithësisht takoheshin në rrugë rastësisht ose si rastësisht.

Kur një burrë e ftonte dikë që takonte në rrugë me shprehjen “a ndërrojmë një duhan”, tjetri e pranonte ftesën pothuajse në çdo rast. Kjo ndodhte sepse, ndërkohë që pinin duhanin e njëri-tjetrit, burri që ftonte çelte një bisedë për ndonjë çështje të rëndësishme ekonomike që kishte të bënte me familjet ose fiset e tyre, për ndonjë fejesë, për tejkalimin e konflikteve të caktuara e deri për faljen e gjakut.

Burrat çdo ditë takoheshin edhe duke shkuar në punët e bujqësisë, e ndejat për qef që i bënin më të vjetrit, në kohë të ngrohtë, biseda, muhabete të ndryshme e të pranueshme mes tyre.

Duhani, ka qenë simboll i bisedë së mire, i respektit ndaj njëri tjetrit, por edhe i pushimit mbas lodhjes së kryerjes së punëve në përditshmëri.

Kësisoj ftesa “për ndërrim duhani” përcillte mesazhe simbolike shumë të rëndësishme dhe njëherazi nuk vinte në pozitë të nërenditur asnjërën palë, pasi asnjëra palë nuk qeraste tjetrën, por thjesht ndërronin duhanin, duke qenë në pozita krejt të barabarta, çka konsiderohej diçka shumë e rëndësishme për malësorët shqiptarë.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Qeveria i reagon BE’së: Asociacioni s’është menduar asnjëherë si ombrellë e legalizimit të strukturave ilegale

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i ka...

Prangoset i dyshuari për veprat Kanosje, posedim i narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje

Sot nga njësitet policore të stacionit Veriu në Prishtinë,...

Perëndimi edhe njëherë kundër kryeministrit Kurti për veriun

Aksioni i Policisë së Kosovës gjatë mbrëmjes së djeshme...

Ramabaja i thotë në sy Haradinajt se AAK frikësohet nga zgjedhjet, ky ia përmend “vendimin e Millosheviqit”

Analisti Sadri Ramabaja i tha Daut Haradinajt se AAK...

Qeveria i reagon BE’së: Asociacioni s’është menduar asnjëherë si ombrellë e legalizimit të strukturave ilegale

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i ka reaguar Bashkimit Evropian duke thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk është menduar...

Prangoset i dyshuari për veprat Kanosje, posedim i narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje

Sot nga njësitet policore të stacionit Veriu në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për një rast Kanosje. “Njësitet policore në koordinim me prokurorin...

Perëndimi edhe njëherë kundër kryeministrit Kurti për veriun

Aksioni i Policisë së Kosovës gjatë mbrëmjes së djeshme në veri, ka ngritur reagime të shumta, raporton TV Arbëria. Pas këtij aksioni, ku u konfiskuan...