Hoxhaj: Kosova plotëson gjithë kriteret për KiE, por ka përpjekje për kushtëzim

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe njëherazi nënkryetari i...

​Sulmohet politikani gjerman

Matthias Ecke, një deputet i Partisë Socialdemokrate (SPD) në...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Akuzat për lidhjet me Charles McGonigal, Rama: Më akuzojnë ata që votonin kundër UÇK-së

Extra AL PVC

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar prapë pas akuzave për lidhjet e tij me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal.

“Ky mal i madh mbarsur me fantazi dhe ligësi, do të pjellë edhe më pak se një mi. Fatmirësisht gjithçka është e hetuar në SHBA dhe konkluzioni i hetimit s’ka asnjë lidhje me mua a me qeverinë shqiptare. Paratë e marra prej rusëve nga PD nuk janë shpikje, po fakt po ashtu i hetuar dhe i provuar botërisht. Deri dje thoshin Edi Rama dhe Sorosi, sot thonë Edi Rama dhe zyrtari i lartë i FBI, por si njëra si tjetra bien përtokë përballë fakteve të hetuara”, shprehet Rama.

Në këtë çështje, sipas kryeministrit Rama, zyrtari i lartë i FBIsë nuk akuzohet fare për asgjë nga këto që fliten me ulërima në Shqipëri, po vetëm për konflikt interesi në marrjen e borxhit nga miku i vet shqiptaro-amerikan dhe mosdeklarim të tij.

Kompania Strabag është flamuri më i madh i ekonomisë austriake, e cila ashtu si edhe kompania Trema operojnë në Shqipëri prej dekadash, shkruan Gazeta Tema.

“Dihet që njerëz të dëshpëruar bëjnë gjëra të dëshpëruara dhe kjo histori është pasqyrë besnike e dëshpërimit të opozitës sonë, e cila përveçse s’ka kokë, ka mbi kurriz çështje madhore si Gërdeci, 21 janari apo edhe lidhjet ruse qysh në kohën kur bashkoi votën me partinë e Putinit në Këshillin e Europës kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të gjitha këto janë fakte që kërkojnë drejtësi, jo teori konspiracioni dhe s’ka teori konspiracioni që i varros dot në harresë”, deklaron Rama. /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

​Peja s’është kampione më, Trepça dhe Ylli luftojnë për titull

Ka përfunduar beteja e pestë dhe e fundit e...

Hoxhaj: Kosova plotëson gjithë kriteret për KiE, por ka përpjekje për kushtëzim

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe njëherazi nënkryetari i...

​Sulmohet politikani gjerman

Matthias Ecke, një deputet i Partisë Socialdemokrate (SPD) në...

​Peja s’është kampione më, Trepça dhe Ylli luftojnë për titull

Ka përfunduar beteja e pestë dhe e fundit e “Play-Offit” të Superligës së Kosovës në basketboll mes KB Pejës dhe KB Golden Eagle Ylli,...

“Autokratët kanosin sigurinë e kontinentit tonë”, Kurti në konferencën e partive socialiste ku ishte edhe kancelari Scholz

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka marrë pjesë në  konferencën e nivelit të lartë të Partisë së Socialistëve Evropian që po mbahet në Berlin,...

Hoxhaj: Kosova plotëson gjithë kriteret për KiE, por ka përpjekje për kushtëzim

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe njëherazi nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, ka folur në lidhje me rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE. Hoxhaj...