Lumir Abdixhiku premton rritje enorme rrogash: Mësuesve 224 euro, mjekëve 296, policëve 200 euro

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u zotua në Pressing...

Nënsekretarja amerikane e Shtetit: Jemi thellësisht të përkushtuar për sigurinë e veriut të Kosovës

Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Njësiti “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve serbe

Extra AL PVC

Është njësiti i cili rrëmbeu tre zyrtarë policorë brenda territorit të Kosovës, në qershor të vitit 2023.

E muaj më vonë, njësiti “Kobra” që është në kuadër të policisë serbe, po dyshohet për trajnimin e grupeve ekstreme terroriste përgjatë kufirit të Serbisë me Kosovën.

Një gjë të tillë e thotë edhe deputeti i LVV-së, njëherësh anëtari i Komisionit për Siguri, Mefail Bajqinovci.

Njësiti “Kobra” është ai i cili e ka bërë sulmin dhe i ka kidnapuar ata policë dhe janë informatat që ne i posedojmë, po ai njësit është njësiti më elitar i Serbisë, i cili merret me aksione dhe mendojmë që po ai njësit, mund të jetë pjesë e trajnimeve të tyre. Ai njësit është pjesë e trajnimit të terroristëve dhe ekstremistëve të cilët po tentojnë të hyjnë në Kosovë, ku kryesori është Vuçiqi”.

E deputeti nga radhët e LDK-së, Anton Quni, thotë se Serbia para çdo procesi të rëndësishëm për vendin, tenton ta destabilizojë Kosovën dhe rajonin për të krijuar disavantazhe në politikbërje, shkruan tëvë.

Kur flasim për aktivitete paramilitare terroriste pas të cilave qëndron vet Beogradi, nuk duhej asnjëherë të përjashtohen ripërsëritjet e akteve të tilla. Gjithnjë kur janë disa procese me rëndësi të veçantë, Beogradi gjen forma që ta destabilizojë situatën për të krijuar disavantazhe për t’i matrealizuar në bisedime diplomatike dhe politike

Kurse ish-drejtori i Policisë, konsideron se po pritet vetëm një urdhër nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të kryer sulme të ndryshme në pjesën veriore të Republikës.

Kriminelët dhe terroristët që kanë marrë pjesë në sulmin e Banjskës janë të lirë në Serbi dhe janë duke gëzuar një mbështetje të madhe nga pushteti serb. Ju e keni parë informacione se ata janë duke u përgatitur për incidente të mundshme në Kosovë, gjë që është e mundur. Ne duhet të jemi të përgatitur si institucione të gatshëm që të mos na zënë në befasi”.

Por vlerësohet se institucionet e sigurisë e kanë rritur vigjilencën.

Kryeministri Kurti por edhe krerë të tjerë institucional të sigurisë, kanë ngritur vazhdimisht shqetësimet për sulme të mundshme nga grupet serbe në pjesën veriore të vendit.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Çfarë është GJNP-ja dhe pse po kërkon urdhër-arreste për udhëheqësit izraelitë dhe ata të Hamasit

Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) së shpejti mund të lëshojë...

5 gjërat që janë të ndaluara pas orës 5 të pasdites nëse doni të humbni peshë

Gjumi është po aq i rëndësishëm një komponent i...

Konsumimi i tepërt i ujit mund të jetë i dëmshëm për trupin

Shpesh do të dëgjoni se është e nevojshme të...

Domatet kanë një efekt anësor shumë të rrezikshëm: Disa njerëz nuk duhet t’i hanë ato

Domatet e freskëta mund të shihen gjithnjë e më...

Çfarë është GJNP-ja dhe pse po kërkon urdhër-arreste për udhëheqësit izraelitë dhe ata të Hamasit

Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) së shpejti mund të lëshojë urdhër-arreste për udhëheqësit izraelitë dhe ata të Hamasit, përfshirë kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, më shumë...

5 gjërat që janë të ndaluara pas orës 5 të pasdites nëse doni të humbni peshë

Gjumi është po aq i rëndësishëm një komponent i humbjes së peshës sa dieta, dhe sa më herët të shkojmë për të fjetur, aq...

Konsumimi i tepërt i ujit mund të jetë i dëmshëm për trupin

Shpesh do të dëgjoni se është e nevojshme të konsumoni sasi të mëdha uji çdo ditë, por në fakt, hidratimi i tepërt mund të...