Shala: Enver Sekiraqa nuk ka ku të ikë, shpejt do të arrestohet

I akuzuari për shtytje në vrasje të policit Trumf...

Aksioni i policisë në veri, vjen reagimi nga Serbia

Zyrtarët në Serbi kanë dënuar aksionin e Policisë së...

Osmani, zyrtares së State Departmentit: Çdo sukses i Kosovës mban edhe vulën e SHBA-ve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ish-ministri Mehaj: Institucionet e vendit bënë një punë modeste në ndriçimin e gjenocidit serb të kryer në Kosovë

Extra AL PVC

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se institucionet e Kosovës bënë “një punë modeste” për ndriçimin e gjenocidit serb në Kosovë.

Në shënim të ditës së Personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, e cila përkon me ditën kur u krye Masakra në Meje të Gjakovës, në këtë 25 vjetor të njërës nga masakrat me të mëdha që u krye në Kosovë nga ana e shtetit serb, kujtojmë dhe nderojmë gjithë ata të pafajshëm që u flijuan këtu e 25 vite me parë gjithandej Kosovës. Për këto 25 vite nga lufta në Kosovë, institucionet e vendit tonë kanë bërë një punë modeste në argumentimin dhe ndriçimin e gjenocidit serb që është kryer në Kosovë”, ka thënë Mehaj.

Ai ka përmendur edhe disa nga punët që janë bërë në këtë drejtim.

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës ketë vit ka botuar veprën me titull “Genocide and massacres od Serbia in Kosova (1998-1999), e cila është një punë me rëndësi dhe publikim i cili përmbledh në veten e saj punime të shumë studiuesve tonë e të huaj. Po ashtu, këtë vit Institutit i Historisë në Prishtinë, ka botuar po ashtu përmbledhjen me titull “Gjenocidi serb kundër shqiptarëve gjatë shek.XIX-XX”, e cila po ashtu përmban shumë kontribute të historianeve nga Kosova e Shqipëria në lidhje me gjenocidin serb të kryer në Kosovë gjatë shekujve XIX-XX. Një punë me rëndësi ka bërë edhe historianët Dr.Nysret Pllana dhe Dr.Shkodran Imeraj. Dr.Pllana me publikimin e tij “The terror of serbian occupier ofer albanians 1844-1999”, ka bërë një punë me peshë që ka bërë në argumentimin e gjenocidit serb në Kosovë. Libri i Dr.Nysret Pllanes, është dashur që të shpërndahet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe në rrjetin e Ambasadave të Kosovës nëpër botë, me të vetmin qëllim që shtetet e tjera nëpër botë të mësojnë të vërteten e gjenocidit serb në Kosovë. Këtë libër kam pasur fatin që të ndaj në shumë parlamente të shteteve të ndryshme anë e kënd botës. Dr.Imeraj, po ashtu me dy librat e tij “Masakrat në Lybeniq (1998-1999)” dhe “Masakra e forcave serbe në Pastasel të Rahovecit (31 mars 1999), ka bere në punë të jashtëzakonshme në argumentimin e gjenocidit serb në Kosovë. Inkurajoj që puna e Akademisë, Institutit dhe historianeve të tjerë të vazhdojë në argumentimin e gjenocidit serb që është kryer në Kosovë nga vitit 1912 e deri me 1999”, ka thënë ai.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Shala: Enver Sekiraqa nuk ka ku të ikë, shpejt do të arrestohet

I akuzuari për shtytje në vrasje të policit Trumf...

Aksioni i policisë në veri, vjen reagimi nga Serbia

Zyrtarët në Serbi kanë dënuar aksionin e Policisë së...

Osmani, zyrtares së State Departmentit: Çdo sukses i Kosovës mban edhe vulën e SHBA-ve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në...

Gjobitet shoferi që voziti nën masën mbrojtëse në Shtime

Policia rreth orës 16:15 në rrugën “Tirana” në Shtime...

Shala: Enver Sekiraqa nuk ka ku të ikë, shpejt do të arrestohet

I akuzuari për shtytje në vrasje të policit Trumf Riza më 2007, Enver Sekiraqa, tash e katër ditë po vazhdon të mbetet i paarritshëm...

Aksioni i policisë në veri, vjen reagimi nga Serbia

Zyrtarët në Serbi kanë dënuar aksionin e Policisë së Kosovës ndaj objekteve të Bankës Postare Kursimore të Serbisë në Kosovë. Gjatë aksionit të 20 majit,...

Osmani, zyrtares së State Departmentit: Çdo sukses i Kosovës mban edhe vulën e SHBA-ve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Zëvendës Ndihmës Sekretare e Departamentit të Shtetit nga Byroja për Demokraci, të Drejta të...