Nënsekretarja amerikane e Shtetit: Jemi thellësisht të përkushtuar për sigurinë e veriut të Kosovës

Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike,...

Abdixhiku: Familja e Kurtit jeton në BE, por popullin e Kosovës e ka izoluar

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha në Pressing në...

Abdixhiku për Këshillin e Evropës: Dështim spektakolar, Kurti i ka mashtruar edhe aleatët

Dështim spektakolar e ka quajtur Kryetari i Lidhjes Demokratike,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

​Zyrtare: Kjo është skuadra e parë që bie nga Premier Liga

Extra AL PVC

Sheffield United ka siguruar rënien nga Premier Liga pas humbjes 5:1 sot kundër skuadrës së Newcastle United.

Sheffield ka siguruar vetëm tri fitore në Premier Ligë gjatë gjithë sezonit dhe ka rënë tani nga elita e futbollit anglez me tri ndeshje të mbetura deri në fundin e këtij sezoni, raporton KosovaPress.

Klubi është në fund të tabelës me 16 pikë nga 35 ndeshje, që do të thotë se ata nuk mund të kapin matematikisht Nottingham Forestin në pozitën e 17-të me 26 pikë.

Vetëm Derby County (11 pikë në sezonin 2007/08) dhe Sunderland (15 pikë, në sezonin 2005/06) kanë regjistruar pikë më të ulëta në historinë e Premier Ligës.

Sheffield United ishte në avantazh sot 1:0 në “St James’ Park” pas golit të Anel Ahmedhodzic në minutën e 5’, por dy golat e Alexander Isak, një gol me kokë i Bruno Guimaraes, një gol nga Callum Wilson dhe një autogol nga Ben Osborn e çuan skuadrën e Chris Wilder në humbjen e 25-të të sezonit dhe siguruan se do të rikthehen në Championship pas një sezoni në Premier Ligë.

Paul Heckingbottom, i cili udhëhoqi klubin drejt promovimit vitin e kaluar, u shkarkua në dhjetor pasi grumbulloi vetëm një fitore dhe pesë pikë në 14 ndeshjet e tyre të para në ligë.

Wilder u emërua me një kontratë 18-mujore, por ai nuk ka qenë në gjendje të kthejë fatin e klubit – duke fituar vetëm dy nga 21 ndeshjet e Premier Ligës që ka menaxhuar.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Nënsekretarja amerikane e Shtetit: Jemi thellësisht të përkushtuar për sigurinë e veriut të Kosovës

Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike,...

Abdixhiku: Familja e Kurtit jeton në BE, por popullin e Kosovës e ka izoluar

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha në Pressing në...

Abdixhiku për Këshillin e Evropës: Dështim spektakolar, Kurti i ka mashtruar edhe aleatët

Dështim spektakolar e ka quajtur Kryetari i Lidhjes Demokratike,...

Policia me komunikatë shtesë për aksionin në veri, tregon shumën e parave të konfiskuara

Policia e Kosovës ka kryer një aksion sot në...

Nënsekretarja amerikane e Shtetit: Jemi thellësisht të përkushtuar për sigurinë e veriut të Kosovës

Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike, Elizabeth Allen, ka folur mbi takimin me trupat amerikane në Kampin Nothing Hill në veri...

Abdixhiku: Familja e Kurtit jeton në BE, por popullin e Kosovës e ka izoluar

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha në Pressing në T7 se kryeministri Kurti e ka jetën në rregull sepse familja i jeton në BE,...

Abdixhiku për Këshillin e Evropës: Dështim spektakolar, Kurti i ka mashtruar edhe aleatët

Dështim spektakolar e ka quajtur Kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës. “Këshilli i Evropës është dështim...