Një zyrtare tjetër e DASh-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zëvendës ndihmës Sekretarja e Departamentit të Shtetit nga byroja...

Ta mbrosh Kosovën nga kryeministri Kurti nëpërmjet Albinit si kryetar i Vetëvendosjes

Shkruan Afrim Kasolli Shumë kush që i ka analizuar zhvillimet...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Tajvani: Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin e saj

Extra AL PVC

Tajvani ka thënë se 12 avionë ushtarakë të Kinës janë futur në territorin e saj duke e kaluar kufirin e ndjeshëm të Ngushticës së Tajvanit të shtunën, vetëm një ditë pasi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e përfundoi një vizitë në Pekin.

Amerika është mbështetësja më e rëndësishme ndërkombëtare dhe furnizuesja me armë e Tajvanit, pavarësisht se këto dy vende nuk kanë marrëdhënie diplomatike.

Blinken tha se gjatë vizitës në Kinë e theksoi “rëndësinë jetike” për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit përgjatë Ngushticës së Tajvanit.

Tajvani demokratik është përballur me trysni të madhe ushtarake nga Kina, sepse ajo cilëson këtë ishull si pjesë të territorit të vet. Qeveria e Tajvanit i kundërshton këto pretendime.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se i vërejti mëngjesin e së shtunës 22 avionë ushtarakë kinezë, përfshirë avionë Su-30, prej të cilëve 12 e kaluan vijën kufitare verior dhe qendror të Tajvanit.

Kjo vijë dikur shërbente si kufi jozyrtar mes këtyre dy vendeve, mbi të cilën nuk kalonte ushtria e asnjërës palë, por tani forcat ajrore kineze dërgojnë avionë luftarakë përtej saj rregullisht.

Kina thotë se nuk e njeh një vijë të tillë kufitare.

Forcat e Armatosura të Tajvanit janë të pajisura dhe të trajnuara mirë, por ato të Kinës janë më të forta, posaçërisht marina dhe forcat ajrore, të cilat u përgjigjen pothuajse përditë misioneve kineze.

Kina e konsideron Tajvanin si çështjen më të rëndësishme në marrëdhëniet e veta me Shtetet e Bashkuara, dhe i ka kërkuar vazhdimisht Uashingtonit të mos i shesë më armë Tajvanit./rel/

spot_img

Të fundit

Një zyrtare tjetër e DASh-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zëvendës ndihmës Sekretarja e Departamentit të Shtetit nga byroja...

Zhegrova ndëshkohet me të kuq, Lille dështon të kualifikohet direkt në UEFA Champions League

Skuadra e Lille ka barazuar 2:2 ndaj Nice në...

Ta mbrosh Kosovën nga kryeministri Kurti nëpërmjet Albinit si kryetar i Vetëvendosjes

Shkruan Afrim Kasolli Shumë kush që i ka analizuar zhvillimet...

Adele ndërpret koncertin për t’i bërë një urim special vajzës së partnerit

Gjatë koncertit të saj në Las Vegas më 17...

Një zyrtare tjetër e DASh-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zëvendës ndihmës Sekretarja e Departamentit të Shtetit nga byroja për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë, Nicole Chulick po qëndron për vizitë në...

Zhegrova ndëshkohet me të kuq, Lille dështon të kualifikohet direkt në UEFA Champions League

Skuadra e Lille ka barazuar 2:2 ndaj Nice në ndeshjen e fundit të këtij sezoni në Ligue 1. Golat për ekipin ku luan futbollisti kosovar,...

Ta mbrosh Kosovën nga kryeministri Kurti nëpërmjet Albinit si kryetar i Vetëvendosjes

Shkruan Afrim Kasolli Shumë kush që i ka analizuar zhvillimet e fundit politike ka mbetur i habitur nga sjelljet kontradiktore të Kryeministrit Kurti. Jo shumë...