Kurti i shpreh keqardhje Nënsekretares amerikane të Shtetit që Kosova s’u fut në agjendë për t’u anëtarësuar në KiE

Kryeministri Albin Kurti ia ka shprehur Nënsekretares amerikane të...

Kurti pas takimit me Elizabeth Allen shkruan për Amerikën: Mikja, aleatja, partnerja aktuale dhe e së ardhmes…

Kryeministri Albin Kurti është shprehur tejet i lumtur nga...

Zeqiri flet pas shkarkimit: E habitshme që në komunikatë nuk janë përmendur arsyet e shkarkimit tim

Imer Zeqiri, ish-kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Extra AL PVC

Ekspertja e Këshillit të Evropës, Deirdre Kevin ka kritikuar punën e Komisionit për Media të Kuvendit të Kosovës në lidhje me punën në Projektligjit të shumë-diskutuar për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM).

Gjatë mbledhjes së Komisionit që zgjati gati tetë orë të premten, qëndroi ekspertja Kevin, e cila gjatë shqyrtimit të projektligjit ka dhënë komentet e saj.

“Nuk ju interesojnë standardet e KiE-së, kjo vërtet nuk po ka ndikim”, tha mes tjerash ajo.

 

Ekspertja tha se komentet e saj kanë të bëjnë me një varg çështjesh sa i përket përkufizimeve.

“Komentet e mia kanë të bëjnë me një varg çështjesh sa i përket përkufizimeve, mirëpo s’po hyj në detaje. Po më duket që jam duke ‘goditur murin me kokë’ sa herë që po bëj komente. I dëgjuat propozimet e mia dhe ka nevojë me i kualifikuar ato sepse do të vjen dikush pas jush që do të shpërdorojë me këtë. Shumica e këtij ligji ka qenë shumë afër për tu harmonizuar me direktivën, por janë disa dyshime të vogla që më është kërkuar t’i analizoj. Me rekomandimet e KiE dhe BE-së që po i fusin në direktivat e veta, jeni shumë afër ta keni atë si ligj të përkryer. Është kthim mbrapa të fshihet edhe neni për pronësinë e mediave nga politikanët dhe kjo ka qenë e habitshme, duhet të ketë një arsyetim mbrapa saj”, shtoi ekspertja Kevin.

Ekspertja e Këshillit të Evropës pati kritika për nenin në projektligjin për KPM-në, i cili parasheh mundësinë e shkarkimit të anëtarëve të KPM-së, nëse nuk iu miratohet raporti vjetor.

“Ky është kërcënim për pavarësinë e KPM-së. Ata e kanë frikën që nëse ata nuk na miratojnë raportin do t’i shkarkojnë. Kjo është jashtë linjës së standardeve të BE-së”, shtoi zyrtarja evropiane.

Më tej Kevin tha se në asnjë vend të BE-së nuk ka vend për parlamentin që të shkarkojë anëtarë të KPM-së, e që sipas saj, është shumë e pazakontë të shkarkohet i gjithë komisioni.

“Nëse doni mos me hi ne telashe me KiE, pse nuk keni një legjislacion që përkrah lirinë e të shprehurit. Është rreziku i shkarkimit vetëm me mos miratimin e raportit”, tha ekspertja e KE-së.

Ndërkaq, kryetari i Komisionit për Media, Valon Ramadani (LVV), nuk u pajtua me deklaratat e ekspertes.

“Unë mendoj që disa çka i keni thënë ju ne i kemi fut si amendamente, nuk po mendoj që është fer (e drejtë). Mbi 90% janë në harmoni me BE-në”, tha ai.

Sot më 26.04.2024, Komisioni për Media, ka shqyrtuar në lexim të dytë disa nene të projektligji. Komisioni pritet që javën tjetër të caktojë një mbledhje për vazhdimin e punës.

Ky projektligj mes tjerash synon që videot dhe audio-materialet e publikuara në platformat për shpërndarjen e videove dhe mediat online të kontrollohen nga Komisioni i Pavarur i Mediave. Për këtë arsye, ka marrë kritika të shumta nga organizata të punës së mediave dhe gazetarëve në Kosovë.

Më 07.02.2024 Komisioni për Media kishte miratuar në parim projektligjin për KPM-në. /Kallxo.com/

spot_img

Të fundit

Vijojnë luftimet në Gazë, tensione në qeverinë izraelite

Njoftimet e shtypit thonë se një sulm ajror izraelit...

Kurti i shpreh keqardhje Nënsekretares amerikane të Shtetit që Kosova s’u fut në agjendë për t’u anëtarësuar në KiE

Kryeministri Albin Kurti ia ka shprehur Nënsekretares amerikane të...

Kurti pas takimit me Elizabeth Allen shkruan për Amerikën: Mikja, aleatja, partnerja aktuale dhe e së ardhmes…

Kryeministri Albin Kurti është shprehur tejet i lumtur nga...

Iran, rrëzohet helikopteri me të cilin udhëtonte Presidenti Ebrahim Raisi

Një helikopter me të cilin po udhëtonte presidenti iranian...

Vijojnë luftimet në Gazë, tensione në qeverinë izraelite

Njoftimet e shtypit thonë se një sulm ajror izraelit vrau më shumë 20 persona në Gazën qendrore, kryesisht gra dhe fëmijë. Burimeve palestineze njoftuan...

Kurti i shpreh keqardhje Nënsekretares amerikane të Shtetit që Kosova s’u fut në agjendë për t’u anëtarësuar në KiE

Kryeministri Albin Kurti ia ka shprehur Nënsekretares amerikane të Shtetit për Diplomaci Publike, Liz Allen, keqardhjen e tij që Komiteti i Ministrave nuk e...

Kurti pas takimit me Elizabeth Allen shkruan për Amerikën: Mikja, aleatja, partnerja aktuale dhe e së ardhmes…

Kryeministri Albin Kurti është shprehur tejet i lumtur nga vizita e Nënsekretares amerikane të Shtetit për Diplomaci Publike, Liz Allen. Kurti shkroi në Facebook se...