Kurti i shpreh keqardhje Nënsekretares amerikane të Shtetit që Kosova s’u fut në agjendë për t’u anëtarësuar në KiE

Kryeministri Albin Kurti ia ka shprehur Nënsekretares amerikane të...

Kurti pas takimit me Elizabeth Allen shkruan për Amerikën: Mikja, aleatja, partnerja aktuale dhe e së ardhmes…

Kryeministri Albin Kurti është shprehur tejet i lumtur nga...

Zeqiri flet pas shkarkimit: E habitshme që në komunikatë nuk janë përmendur arsyet e shkarkimit tim

Imer Zeqiri, ish-kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kurti pas vizitës në Gjermani: Kryefjala ishte rëndësia e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Extra AL PVC

Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së tij në Gjermani ishte rëndësia e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, shkruan Gazeta Express.

Kurti tha se për këtë çështje kanë kërkuar mbështetje të mëtejmë nga aleatët gjermanë.

Në Gjermani, nga Hannoveri në Berlin, dy ditë të tjera të mbushura me takime e ngjarje të vlefshme mes miqsh e partnerësh. Kryefjala e vizitës sonë ishte rëndësia e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, për të cilën bëmë thirrje për mbështetje të mëtejme nga aleatët tanë gjermanë”, ka shkruar Kurti në një postim në “Facebook”.

Ai foli edhe për takimin me Ministren e Jashtme, Annalena Baerbock, e përfaqësues të partive politike atje.

Takuam Ministren e Jashtme, Annalena Baerbock, Ministrin për Ushqim dhe Bujqësi, Cem Oezdemir, bashkë-drejtuesin e SPD-së gjermane, Lars Klingbeil, e dhjetëra deputetë të Parlamentit gjerman nga radhët e Partisë Socialdemokrate (SPD), Bashkimit Demokristian (CDU), Partisë së Gjelbër (Grune) dhe Partisë së Lirë Demokratike (FDP), të cilët i falënderoj për takimet e përzemërta, mikpritjen e tyre dhe mbështetjen e qëndrueshme ndaj Kosovës. Morëm pjesë në ngjarjen e organizuar nga grupi parlamentar i SPD-së në shënimin e 75 vjetorit të themelimit të Këshillit të Evropës dhe në bashkëbisedimin e organizuar nga Fondacioni Bertelsmann, ku në mesin e të pranishmëve ishin drejtuesi i Iniciativës së Stabilitetit Evropian (ESI), Gerald Knaus dhe drejtorja ekzekutive e fondacionit, Daniela Schëarzer”, tha tutje Kurti.

Teksa Këshilli i Evropës i mbush 75 vjet nga themelimi i saj, në këtë përvjetor ajo duhet të zgjerohet dhe me Republikën tonë si anëtare të 47-të. Ne duam të kontribojmë dhe pasurojmë vlerat e parimet demokratike të kësaj organizate. Anëtarësimi ynë, përbën dhe hapin e parë drejt bashkimit tonë me familjen evropiane. Regjimet autoritare e jo-demokratike janë përjashtuar ose po kërcënojnë me largim nga Këshilli i Evropës, ndërsa Republika e Kosovës po kërkon me meritë anëtarësimin në këtë organizatë që mbron e promovon pikërisht të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe demokracinë. Fuqizimi i marrëdhënieve me partnerët e aleatët tanë gjermanë është përherë i domosdoshëm e mban gjithmonë një vend të veçantë në politikën tonë të jashtme”, ka shkruar tutje Kurti. /Express/

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Vijojnë luftimet në Gazë, tensione në qeverinë izraelite

Njoftimet e shtypit thonë se një sulm ajror izraelit...

Kurti i shpreh keqardhje Nënsekretares amerikane të Shtetit që Kosova s’u fut në agjendë për t’u anëtarësuar në KiE

Kryeministri Albin Kurti ia ka shprehur Nënsekretares amerikane të...

Kurti pas takimit me Elizabeth Allen shkruan për Amerikën: Mikja, aleatja, partnerja aktuale dhe e së ardhmes…

Kryeministri Albin Kurti është shprehur tejet i lumtur nga...

Iran, rrëzohet helikopteri me të cilin udhëtonte Presidenti Ebrahim Raisi

Një helikopter me të cilin po udhëtonte presidenti iranian...

Vijojnë luftimet në Gazë, tensione në qeverinë izraelite

Njoftimet e shtypit thonë se një sulm ajror izraelit vrau më shumë 20 persona në Gazën qendrore, kryesisht gra dhe fëmijë. Burimeve palestineze njoftuan...

Kurti i shpreh keqardhje Nënsekretares amerikane të Shtetit që Kosova s’u fut në agjendë për t’u anëtarësuar në KiE

Kryeministri Albin Kurti ia ka shprehur Nënsekretares amerikane të Shtetit për Diplomaci Publike, Liz Allen, keqardhjen e tij që Komiteti i Ministrave nuk e...

Kurti pas takimit me Elizabeth Allen shkruan për Amerikën: Mikja, aleatja, partnerja aktuale dhe e së ardhmes…

Kryeministri Albin Kurti është shprehur tejet i lumtur nga vizita e Nënsekretares amerikane të Shtetit për Diplomaci Publike, Liz Allen. Kurti shkroi në Facebook se...