Ministri i Infrastrukturës, Libirn Aliu ka njoftuar se është nënshkruar kontrata për fillimin e punimeve për rikonstruktimin e rrugës nga hyja tek Gorenje e deri në hyrje të Graqanicës, shkruan Gazeta Express.
Sipas Aliut, me ketë projekt do të bëhet komplet rikonstruktimi i rrugës me gjatësi 3660 metra, me gjerësi të rrugës 7 metra dhe me trotuare në të dy anët e rrugës.
“Lajm shumë i mirë, nënshkrimi i kontratës për fillimin e punimeve për rikonstruimin e rrugës nga , ̈ ̈ ̈. Do të bëhet komplet rikonstruimi i rrugës me gjatësi prej 3660 metra, me gjerësi të rrugës 7 metra dhe me trotuare në të dy anët e rrugës. Kostoja e këtij projekti është 1,737,871,42€. Afati për përfundimin e punimeve është 135 ditë. Kjo rrugë e cila është mjaft e dëmtuar do të rregullohet sipas standardeve më të larta dhe do të jetë lehtësim i madh për qytetarët e shumtë që e frekuentojnë këtë aks rrugor”, thuhet në njoftim.
/TV Arbëria