Bajrami i reagon Kurtit pasi tha se u krijuan 87 mijë vende të reja pune: E pavërtetë e madhe, ja argumentet

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami thotë...

Bedri Hamza në Zvicër, takim me mërgimtarët: Krenar me historitë e suksesit që ata na e tregojnë çdo ditë

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, po qëndron...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Policia e Kosovës gjatë një operacioni policor gjenë dy bunkerë dhe armë zjarri

Extra AL PVC

Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion policor në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit, i cili rezultoi me gjetjen e dy bunkerëve dhe disa armëve të zjarrit me municion.

Me datë 26.04.2024 njësitë përkatëse policore në bashkëpunim dhe në koordinim të detyrave sipas kompetencës, kanë realizuar një operacion policor të koduar ‘Baroni’ me urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore-Prishtinë, ku janë kontrolluar 5 (pesë) shtëpi banimi në rajonin e Prishtinës dhe një vilë (shtëpi mali) në fshatin Makresh-Gjilan.

Kontrollet e realizuara në këto lokacione kanë rezultuar me gjetjen e: 2 (dy) Bunkerë (vende të fshehta, të modifikuara në mënyrë shumë profesionale për fshehjen e gjërave ilegale), armë automatike, një karikator dhe 31 fishekë, armë zjarri, një karikator dhe 17 fishekë, armë e gjuetisë, një karikator dhe 6 fishekë, armë zjarri, një karikator dhe 7 fishekë”, njofton Policia e Kosovës.

Në vendngjarje ka dalë njësia e teknikës kriminalistike dhe forenzikës e cila ka bërë fotografimin dhe konfiskimin e të gjitha dëshmive të gjetura si prova materiale.

Lidhur me rastin dy personat e dyshuar meshkuj kosovarë janë shoqëruar në Polici për inicim të rastit dhe në konsultim me prokurorin kompetent me urdhër të tij, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48-orë, teksa i dyshuari i tretë ndodhet në arrati./Telegrafi/

spot_img

Të fundit

Pritje spektakolare nga tifozët e Liverpoolit në ndeshjen e fundit të Jurgen Klopp

Liverpooli do të ndeshet sot me Wolves, në kuadër...

Bajrami i reagon Kurtit pasi tha se u krijuan 87 mijë vende të reja pune: E pavërtetë e madhe, ja argumentet

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami thotë...

Bedri Hamza në Zvicër, takim me mërgimtarët: Krenar me historitë e suksesit që ata na e tregojnë çdo ditë

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, po qëndron...

Pritje spektakolare nga tifozët e Liverpoolit në ndeshjen e fundit të Jurgen Klopp

Liverpooli do të ndeshet sot me Wolves, në kuadër të xhiros së fundit në Premierligë. Gjithashtu, kjo do të jetë ndeshja e fundit e Jurgen...

Takimi me Allen, Presidenca e veçon deklaratën e Osmanit se partneriteti me SHBA-të është ekzistencial për çdo sukses të vendit

Presidentja Vjosa Osmani ka ndarë një video nga takimi dhe konferenca e përbashkët me Nënsekretaren amerikane të Shtetit për Diplomaci Publike, Liz Allen. Osmani veçoi...

Bajrami i reagon Kurtit pasi tha se u krijuan 87 mijë vende të reja pune: E pavërtetë e madhe, ja argumentet

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami thotë se kryeministri Albin Kurti foli të pavërteta kur tha se Qeveria e tij i ka...