Bjeshkët e gërryera nga industria e nxjerrjes së gurëve

“Këtij vendi i kemi thënë Lugu i Unazës”, kujton...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latifi: Dalja e UÇK-së në Drenoc, akt i madh trimërie

Extra AL PVC

Dalja e parë UÇK-së në Drenoc ishte një akt i madh guximi e trimërie, tha kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi. Sipas tij, djemtë e kësaj ane u bashkuan me jehonën e pushkëve të lirisë më 26 prill 1998 në Drenocin historik.

Kështu u shpreh ai në manifestimin qendror të daljes publike të UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut. Në këtë manifestim u përmendën edhe ish-krerët e UÇK-së, të cilët po gjykohen padrejtësisht në Hagë.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryetari i Rahovecit Smajl Latifi tha se kontributi i UÇK-së do të jetojë brez pas brezi.

Latifi: Pranverat për shqiptarët kanë qenë të përgjakshme

Pranverat për shqiptarët kanë qenë të përgjakshme dhe kanë sjellë shumë dhimbje, por edhe krenari. Ashtu siç vjen pranvera me aromën dhe veset e luleve, ashtu mbiu nga toka e nga ky popull edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Populli rilindi këtë ushtri të shpresës, duke u ringjallur nga hiri i kullave të djegura, nga vuajtjet e nënave dhe baballarëve, nga plagët që kullonin gjak. Ushtria Çlirimtare e Kosovës u ringjall si feniksi mitik nga damarët e tokës së djegur. Edhe për popullin tonë, pranvera e shpresës erdhi atëherë kur armiqtë menduan se na kishin vënë poshtë, përfundimisht dhe se më nuk do të mund të ngriheshim dot. Edhe zullumi këputet prej së trashi, thotë populli ynë. Vuajtjes dhe nënshtrimit i kishte ardhur fundi”, deklaroi ai.

Kryetari Latifi ka përgëzuar djemtë e burrat që morën guximin për t’iu kundërvënë armikut.

Latifi: Dalja e UÇK-së në Drenoc akt i madh guximi e trimërie

Dalja e UÇK-së në Drenoc ishte një akt i madh guximi e trimërie, është tash dhe do të jetë përgjithmonë akt historik. Në kushtet e mungesës së theksuar të armëve e të materialeve e ku mungonte përgatitja bazike e njerëzve për luftë të armatosur, vërtet që është një guxim i madh dhe një përgjegjësi historike të drejtuesve të atij operacioni. Kushtrimit të lirisë nga Drenica të komandantit legjendar Adem Jashari dhe Shaban Polluzhës, iu përgjigjen djemtë e Dukagjinit, më 24 mars 1998 nga familja Haradinaj, djemtë e Gllogjanit. Ndërsa, djemtë e Anadrenisë u bashkuan me jehonën e pushkëve të lirisë më 26 prill 1998 në Drenocin historik e heroik, në Drenocin martir”, u shpreh ai.

Në këtë manifestim, u përmendën edhe ish-krerët e UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë. Një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nait Hasani theksoi se historia do të dëshmojë se lufta e shqiptarëve ka qenë e drejtë dhe e pastër.

Hasani: Ish-komandantët e UÇK-së po gjykohen fshehtas

Dje mora e-mail nga Gjykata Speciale dhe tha ‘të refuzohet kërkesa ta takosh Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin, Pjetër Shalën, Salih Mustafën, Haxhi Shalën’. Cila është arsyeja? Arsyeja është që ata gjykohen fshehtas, gjykohen me fjalë dhe thashetheme, gjykohen me akuza të cilat nuk janë akuza por janë nxjerrje me detyrim e dëshmive të dhëna nga shumë njerëz. Ka pasur plot që kanë qenë bashkëpunëtor të Serbisë dhe ata kanë dhënë dëshmi të mjaftueshme, kanë dëshmuar dhe po dëshmojnë, por nuk mund të fyejnë karakterin e lirisë tonë”, deklaroi ai.

Jusuf Gashi, i cili vetë ishte pjesë e këtij njësiti tregoi për vendosmërinë që kishin për në luftën për çlirimin e vendit.

Gashi: Më 14 maj kemi luftuar 14 orë

U formuam si njësit, kemi luftuar më 14 maj 14 orë, kemi luftuar më 14 qershor që iu kemi rënë me top 14 orë. Nuk ka bërë shaka UÇK dhe emblemën e ka pasur Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Edhe ajo Kosovë është çliruar cep më cep… Këtu i kemi gjashtë dëshmorë e heronj në Drenoc. Është Mensur Zymberi, themelues i UÇK-së, Bedrush Gashi, Feim Gashi, Tafil Zymberi, Shemedin Kastrati dhe Isuf Berisha”, tha ai.

Më 26 prill është dalja e parë e UÇK-së në Drenoc të Zatriqit, në Zonën Operative të Pashtrikut.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Presidenti iranian raportohet të jetë në helikopterin e përfshirë në incident

Qeveria iraniane ka thënë se helikopteri më të cilin...

Bjeshkët e gërryera nga industria e nxjerrjes së gurëve

“Këtij vendi i kemi thënë Lugu i Unazës”, kujton...

Pritje spektakolare nga tifozët e Liverpoolit në ndeshjen e fundit të Jurgen Klopp

Liverpooli do të ndeshet sot me Wolves, në kuadër...

Presidenti iranian raportohet të jetë në helikopterin e përfshirë në incident

Qeveria iraniane ka thënë se helikopteri më të cilin ka qenë duke udhëtuar presidenti iranian, Ebrahim Raisi, ka pësuar “ulje të ashpër”, për shkak...

Bjeshkët e gërryera nga industria e nxjerrjes së gurëve

“Këtij vendi i kemi thënë Lugu i Unazës”, kujton Ylber Hoxha teksa ngjitet rrëzë bjeshkës në fshatin Shalë të Lipjanit. Gjashtëdhjetëvjeçari thotë se deri në...

Asambleisti i LDK-së – kryetarit të Ferizajt: Pse s’po i shkarkon njerzëzit e tu që po përballen me drejtësinë, a mos je ti hallka...

Asambleisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Flamur Istrefi ka pyetur se pse kryetari i kësaj komune nuk po i liron nga detyra...