Komandanti i KFOR-it: Mbi 1 mijë ushtarë u dërguan shtesë në Kosovë pas sulmit në Banjskë

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Ozkan Ulutash, në një aktivitet...

Këshilltari i Bislimit: Serbia kalon pa u ndëshkuar, Kosova po penalizohet në vazhdimësi nga aleatët e saj

Këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu, ka thënë...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Belgjika frymëzohet nga Danimarka, propozon dërgimin e të burgosurve në Kosovë

Extra AL PVC

Aleanca e Re Flamane (N-VA), partia opozitare belge, ka propozuar ndërtimin e një burgu në Kosovë për të strehuar të burgosurit pa dokumente që janë në Belgjikë. Ky propozim është bërë nga deputeti i kësaj partie, Theo Francken, në një intervistë për “Het Nieuwsblad“, i cili ka thënë se është frymëzuar nga marrëveshja mes Kosovës dhe Danimarkës. Megjithatë, realizimi është shumë i vështirë.

Danimarka do t’ia paguajë Kosovës 210 milionë euro gjatë 10 vjetëve për të akomoduar rreth 300 të burgosur që janë kapur duke qëndruar ilegalisht në shtetin nordik. Marrëveshja është duke pritur ratifikimin në Kuvendin e Kosovës.

Deputeti Francken ka thënë se dërgimi i të burgosurve pa dokumente nga Belgjika në Kosovë është ide që i përshtatet ndalimit të azilit që ai dhe partia e tij e kanë mbrojtur për shumë kohë.

Propozimi i Franckenit është përfshirë në manifestin zgjedhor të N-VA. Ai e sheh edhe si zgjidhje për dekonstruksionin e burgjeve belge.

Zgjedhjet federale në Belgjikë mbahen më 9 qershor. N-VA aktualisht ka 25 ulëse nga 150 të Dhomës së Përfaqësuesve.

Edhe pse garancia e cilësisë së burgjeve përfshihet në marrëveshjen mes Kosovës dhe Danimarkës, është shumë e vështirë të monitorohet realisht. Kosova nuk bën pjesë në Bashkimin Evropian dhe nuk njihet si shtet i pavarur nga pesë shtete të BE-së.

 

spot_img

Të fundit

Komandanti i KFOR-it: Mbi 1 mijë ushtarë u dërguan shtesë në Kosovë pas sulmit në Banjskë

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Ozkan Ulutash, në një aktivitet...

Këshilltari i Bislimit: Serbia kalon pa u ndëshkuar, Kosova po penalizohet në vazhdimësi nga aleatët e saj

Këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu, ka thënë...

Deputetja e LDK-së: Kurti e Gërvalla fajtorë për dështimin në KiE, ia mundësuan Serbisë të festojë

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka thënë e fajtorët...

Zotëria i Parë për Presidenten dhe Hillary Clintonin: Kanë shkruar historinë, i kanë avancuar të drejtat e grave globalisht

Zotëria i Parë i Kosovës, Prindon Sadriu, ka komentuar një bashkëbisedim të presidentes Vjosa Osmani me Sekretaren Hillary Clinton që e mbajtën në Sofia...

Komandanti i KFOR-it: Mbi 1 mijë ushtarë u dërguan shtesë në Kosovë pas sulmit në Banjskë

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Ozkan Ulutash, në një aktivitet të mbajtur sot ka thënë se ngjarjet e ndodhura gjatë vitit të kaluar në Kosovë...

Këshilltari i Bislimit: Serbia kalon pa u ndëshkuar, Kosova po penalizohet në vazhdimësi nga aleatët e saj

Këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu, ka thënë se Serbia po vazhdon politikën e saj destruktive pa u ndëshkuar, ndërsa Kosova po penalizohet...