Filipinet të mbrojnë me forcë territorin, thotë presidenti pas tensioneve me Kinën

Presidenti i Filipineve Ferdinand Marcos Jr tha të shtunën...

Kurti: Të drejtat e njeriut të respektohen në mënyrë universale

Kryeministri Albin Kurti në Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Bifobisë,...

Anya Taylor-Joy shfaqet me një ansambël mahnitës, në premierën e filmit “Furiosa: A Mad Max Saga”

Anya Taylor-Joy u sigurua që të gjithë sytë ishin...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Extra AL PVC

Pas bisedës telefonike me presidentin francez, Emmanuel Macron, kryeministri i vendit, Albin Kurti është takuar të mërkurën në Gjermani me ndihmës- sekretarin amerikan për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit amerikan të Shtetit, James O’Brien.

Lidhur me takimin ka shkruar vetë ndihmës-sekretari amerikan.

O’Brien në një postim në platformën X shkruan se në takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar përparim urgjent në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ndihmës Sekretari amerikan shkruan tutje se kanë biseduar për hapat pozitivë të nevojshëm që duhet t’i ndërmerr Kosova.

“SHBA mbështet rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike. Për të ecur përpara, ne kemi nevojë për zbatimin e zotimeve të ndërmjetësuara nga BE-ja, duke përfshirë përparimin urgjent në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Me kryeministrin e Kosovës Kurti sot kam diskutuar hapat pozitivë të nevojshëm”, ka shkruar O’Brien.

Takimin ndërmjet Kurtit dhe O’Brien e ka cilësuar si produktiv edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Hovenier tutje shkruan se ShBA pret nga Kosova dhe Serbia që të përmbushin të gjitha obligimet e marra në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Ditë më parë edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, të martën, ka nënvizuar rëndësinë që Franca i kushton aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, si dhe progresit të shpejtë dhe të pakthyeshëm në zbatimin nga autoritetet kosovare të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. /Telegrafi/

spot_img

Të fundit

Filipinet të mbrojnë me forcë territorin, thotë presidenti pas tensioneve me Kinën

Presidenti i Filipineve Ferdinand Marcos Jr tha të shtunën...

Kurti: Të drejtat e njeriut të respektohen në mënyrë universale

Kryeministri Albin Kurti në Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Bifobisë,...

Anya Taylor-Joy shfaqet me një ansambël mahnitës, në premierën e filmit “Furiosa: A Mad Max Saga”

Anya Taylor-Joy u sigurua që të gjithë sytë ishin...

Pesë terma që nuk duhet të kërkoni kurrë në Google

Në disa pjesë të internetit është më mirë të...

Filipinet të mbrojnë me forcë territorin, thotë presidenti pas tensioneve me Kinën

Presidenti i Filipineve Ferdinand Marcos Jr tha të shtunën se vendi “do të mbrojë fuqishëm atë që është e jona”, në një referencë të...

Kurti: Të drejtat e njeriut të respektohen në mënyrë universale

Kryeministri Albin Kurti në Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Bifobisë, Interfobisë dhe Transfobisë ka thënë se është e rëndësishme që të drejtat dhe dinjitetit i...

Anya Taylor-Joy shfaqet me një ansambël mahnitës, në premierën e filmit “Furiosa: A Mad Max Saga”

Anya Taylor-Joy u sigurua që të gjithë sytë ishin tek ajo, teksa iu bashkua udhëheqësit të saj Chris Hemsworth në premierën në Mbretërinë e...