Rusia hap front të ri ndërsa Ukraina pret armët perëndimore

Forcat ruse po zgjerojnë sulmet e tyre në vendbanimet...

Vidhen kabllot elektrike të Fabrikës së Plastikës që ishte djegur muaj më parë

Në Gllogoc tek Parku i Biznesit, persona të panjohur...

​Qeveria kritikohet për dështim të politikës së jashtme

Mungesa e njohjeve të reja e mosanëtarësimi në organizata...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshja për tunelin Tetovë-Prizren

Extra AL PVC

Sot do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku në mesin e pikave të rendit të ditës është edhe shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e “Marrëveshjes së bashkëfinancimit për hartimin e Projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren”.

Pika tjera të seancës janë:

Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar, votimi i Projektligjit nr.08/L-236 për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze, votimi i Projektligjit nr.08/L-253 për Aderimin e Republikës së Kosovës në Konventën për Importin e Përkohshëm,

Votimi i Projektligjit nr.08/L-254 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Kosovës nga njëra anë dhe Bashkimit Evropian nga ana tjetër për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e bashkimit programi i tregut të vetëm, votimi i Projektligjit nr. 08/L-259 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin

“Projekti për forcimin e qeverisjes digjitale për ofrimin e shërbimeve”, votimi i Projektligjit nr.08/L-263 për ratifikimin e Marrëveshjes për sigurime sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës, votimi i Projektligjit nr.08/L-271 për  ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Kosovës, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane, të përfaqësuar nga Sekretariati shtetëror për çështje ekonomike për Projektin e “qëndrueshmërisë klimatike në sektorin e ujërave në Kosovë”, votimi i Projektligjit nr.08/L-273 për  ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), dhe KFW, Frankfurt Am Main, për Programin e energjisë solare I (solar4kosovo I) Fotovoltaik,

Votimi i Projektligjit nr.08/L-281 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare,  për  pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian “Evropa digjitale për periudhën 2021-2027” ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-270 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e BE-së qytetarët, barazia, të drejtat dhe vlerat, shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-280 për ratifikimin e “amendamentimit nr.3 të Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2015”, shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-292 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian “Drejtësia”.

Po ashtu Kuvendi do të bëjë shqyrtimin e parë të Projektligjit nr.08/L-294 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-197 për zyrtarët publikë, shqyrtimin e parë të Projektligjit nr.08/L-300 për provimin e maturës shtetërore, shqyrtimin e Projektrezolutës për vlerësimin e punës së Komisionit të Pavarur për Media për vitin 2022 dhe emërimin e një anëtari në Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit. /Indeks Online/

spot_img

Të fundit

Rusia hap front të ri ndërsa Ukraina pret armët perëndimore

Forcat ruse po zgjerojnë sulmet e tyre në vendbanimet...

Vidhen kabllot elektrike të Fabrikës së Plastikës që ishte djegur muaj më parë

Në Gllogoc tek Parku i Biznesit, persona të panjohur...

​Qeveria kritikohet për dështim të politikës së jashtme

Mungesa e njohjeve të reja e mosanëtarësimi në organizata...

Bashkimi Evropian ndalon katër media ruse

Bashkimi Evropian tha të premten se pezulloi të drejtën...

Rusia hap front të ri ndërsa Ukraina pret armët perëndimore

Forcat ruse po zgjerojnë sulmet e tyre në vendbanimet kufitare të Ukrainës afër qytetit verilindor të Kharkivit, duke hapur një front të ri në...

Vidhen kabllot elektrike të Fabrikës së Plastikës që ishte djegur muaj më parë

Në Gllogoc tek Parku i Biznesit, persona të panjohur kanë vjedhur kabllot elektrike të objektit të fabrikës që ishte djegur muaj më parë. Policia në...

​Qeveria kritikohet për dështim të politikës së jashtme

Mungesa e njohjeve të reja e mosanëtarësimi në organizata ndërkombëtare përfshirë Këshillin e Evropës, nga opozita vlerësohen si disa nga dështimet e qeverisë në...