25 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës

​25 vjet më parë në Burgun e Dubravës ndodhi...

Nga cili ushqim shkaktohet kanceri

Raporte lidhur me shkaqet e kancerit ka shumë, madje në disa...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Nga 5 milionë euro sa e bleu, Barcelona po e shet për 100 milionë euro këtë lojtar

Extra AL PVC

Barcelona është gati të shesë Ronald Araujo, raporton Diario Sport. Mediat katalanase raportojnë se klubi duhet të fitojë para nga shitja e lojtarëve në merkaton e verës për të shmangur problemet financiare dhe për të përmbushur kriteret e “fair play”-it financiar.

Mbrojtësi uruguaian është një nga futbollistët që ka vlerën më të lartë në treg. Drejtuesit e Blaugranasëve besojnë se nga transferimi i tij mund të fitojnë më shumë se 100 milionë euro.

Nëse do të largohej vërtet nga klubi për ato lloj parash, Araujo do të bëhej mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e futbollit. Transfermarkt vlerëson vlerën e tij në 70 milionë euro, dhe kontrata e tij me Barçën është deri në verën e vitit 2026.

Barcelona beson, pretendon Sport, se te supertalenti Pau Cubarsi, i cili është standard për trajnerin Xavi Hernandez, ka një opsion cilësor mbrojtës. Nëse do ta shisnin Araujon, Barcelona do të përpiqej të sillte një lojtar të lirë që do të ishte një partner për 17-vjeçarin.

Sipas Transfermarkt, Araujo e filloi karrierën e tij në klubet uruguaiane Rentistas dhe Boston River. Në vitin 2018, Barcelona e solli për gati pesë milionë euro dhe që atëherë ai ka bërë 147 paraqitje, tetë gola dhe tre asistime dhe ka fituar tre trofe. Transferimi tani mund të shpërblehet shumëfish për katalanasit.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

25 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës

​25 vjet më parë në Burgun e Dubravës ndodhi...

Nga cili ushqim shkaktohet kanceri

Raporte lidhur me shkaqet e kancerit ka shumë, madje në disa...

Veç tre prokurorë për t’i hetuar krimet e luftës – Gjykimi në mungesë e shtimi i kapaciteteve, alternativat e vetme

Vetëm tre prokurorë janë të angazhuar për t’i hetuar...

Skenderaj, arrestohet pasi i sulmoi fizikisht dy të mitura

Një person është arrestuar në Skenderaj pasi kishte sulmuar...

25 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës

​25 vjet më parë në Burgun e Dubravës ndodhi njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi kriminal i Sllobodan...

Nga cili ushqim shkaktohet kanceri

Raporte lidhur me shkaqet e kancerit ka shumë, madje në disa prej tyre thuhet se mishi i përpunuar është shkaku kryesor i kancerit. Dhe mishi i kuq mesa duket...

Veç tre prokurorë për t’i hetuar krimet e luftës – Gjykimi në mungesë e shtimi i kapaciteteve, alternativat e vetme

Vetëm tre prokurorë janë të angazhuar për t’i hetuar rastet e krimeve të luftës dhe të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Por ky...