Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Pasi ishte ushtruar ankesë nga ana e Prokurorisë Speciale...

Osmani takon nesër Nënsekretaren amerikane të Shtetit, pritet të nënshkruajnë një marrëveshje

Presidentja Vjosa Osmani do të kthehet në Kosovës, pas...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Të enjten në Bruksel, takimi i kryenegociatorëve për dinarin serb

Extra AL PVC

Të enjten në Bruksel do të vazhdojnë takimet e kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, që kanë të bëjnë me çështjen e dinarit serb.

Takimin e nesërm (e enjte) e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Nesër do të mbahet një takim tjetër i kryenegociatorëve”, ka thënë Stano, pa precizuar nëse do të ketë takim mes Bislimit dhe Petkoviqit, apo do të jenë takime të ndara me emisarin e BE-së në dialog, Miroslav Lajçk.

Ndryshe, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë të martën se ka pasur javë intensive takimesh në Bruksel për të diskutuar mbi mundësitë e zgjidhjes të çështjes së dinarit.

“U ktheva në Bruksel për vazhdimin e përpjekjeve të Kosovës dhe Serbisë për të gjetur një rrugë në lidhje me ‘çështjen e dinarit’.”

Ai ka thënë se diskutimet kanë qenë produktive dhe se beson se palët kanë arritur të kalojnë një pengesë të madhe.

Megjithatë, Lajçak thotë se ka ende dallime të mbetura dhe për këtë arsye është e domosdoshme vazhdimi i dialogut.

Disa dallime mbeten dhe për këtë arsye do të pres sërish dy kryenegociatorët në Bruksel dhe pres që bisedimet tona të bazohen në ide shumë konkrete, të cilat do të na mundësonin të ecim përpara në interes të popullit,” ka shkruar ai në Facebook.

Lajçak ka shprehur optimizem për takimin e ardhshëm, duke pritur që të dyja palët të sjellin ide konkrete si bazë për diskutime të mëtejshme.

Ai thekson rëndësinë e gjetjes së një zgjidhjeje që do të shërbente në interesin më të mirë të qytetarëve të prekur nga këto vendime./Telegrafi/

spot_img

Të fundit

Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Pasi ishte ushtruar ankesë nga ana e Prokurorisë Speciale...

Ish-drejtuesi i lartë i ‘OpenAI’: Kompania nuk ka përparësi sigurinë

Një ish-drejtues i lartë i kompanisë së teknologjisë artificiale...

Haxhiu për arratisjen e Enver Sekiraqës: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Haxhiu për arratisjen e Enver Sekiraqës: Ky rast ngre...

Osmani takon nesër Nënsekretaren amerikane të Shtetit, pritet të nënshkruajnë një marrëveshje

Presidentja Vjosa Osmani do të kthehet në Kosovës, pas...

Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Pasi ishte ushtruar ankesë nga ana e Prokurorisë Speciale për vendimin të lirimit në arrest shtëpiak për Enver Sekiraqën, Gjykata e Apelit kishte marrë...

Ish-drejtuesi i lartë i ‘OpenAI’: Kompania nuk ka përparësi sigurinë

Një ish-drejtues i lartë i kompanisë së teknologjisë artificiale ‘OpenAI’, i cili dha dorëheqjen në fillim të kësaj jave, tha të premten se siguria...

Haxhiu për arratisjen e Enver Sekiraqës: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Haxhiu për arratisjen e Enver Sekiraqës: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion Pas arratisjes së Enver Sekiraqës ka reaguar Ministrja e...