Rusia hap front të ri ndërsa Ukraina pret armët perëndimore

Forcat ruse po zgjerojnë sulmet e tyre në vendbanimet...

Vidhen kabllot elektrike të Fabrikës së Plastikës që ishte djegur muaj më parë

Në Gllogoc tek Parku i Biznesit, persona të panjohur...

​Qeveria kritikohet për dështim të politikës së jashtme

Mungesa e njohjeve të reja e mosanëtarësimi në organizata...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Stano: Për masat vendos Këshilli në bazë të raportit të Borrellit

Extra AL PVC

Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj Kosovës mbi bazën e një raporti të Përfaqësuesit të Lartë, Josep Borrell, mbi përmbushjen e kërkesave të BE-së. Deklarimi i BE-së pasoi kërkesën e institucioneve të Kosovës për heqjen e masave të vëna prej afro një viti, pas përmbushjes, siç u tha, të kushtit të fundit me organizimin e votimit për largimin ose jo të kryetarëve të komunave në veri të Kosovës, më 21 prill. Një zëdhënës i BE-së, Peter Stano, kërkesa e Këshillit Evropian ishte që tha se mbajtja e votimit në katër komunat në veri të bëhet sa më shpejt dhe pa kushtëzime.

“Rreth masave, në përputhje me Përfundimet e tij të 12 dhjetorit 2023, Këshilli do të diskutojë masat e BE-së në bazë të një raporti të Përfaqësuesit të Lartë rreth përmbushjes së kërkesave të BE-së”, tha për rtv21 zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Ai tha se rezultati i votimit nuk i kontribuon shtendosjes së tensioneve dhe nuk hap rrugën për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës. Kjo, tha Stano, është thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve.

“BE-ja shpreh keqardhje se serbët e Kosovës në veri të Kosovës kanë humbur mundësinë për të drejtën e tyre për të votuar dhe për të zgjedhur kryetarët e komunave që do të ishin përfaqësues të vërtetë. Rezultati nuk kontribuon në zbutjen e tensioneve dhe hapjen e rrugës për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, gjë që është thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve. Zëdhënësi i BE-së tha se kërkesa , tha se përderisa ‘organizimi i votimeve për largimin e kryetarëve nuk ishte i pakushtëzuar, përfshirë risitë siç janë vendosja e kamerave të sigurisë ‘, procesi megjithatë tha ai ‘mundësoi organizimin e këtij votimi’’.

‘Vendimi i partive politike që përfaqësojnë serbët e Kosovës në veriun që të tërhiqen nga procesi dhe thirrja për një bojkot rezultoi me një varg vështirësish, përfshirë edhe themelimin e disa komisioneve në vendvotime pa pjesëmarrjen e asnjë anëtari serb të Kosovës’, tha Stano.

Stano përmendi edhe sfidat që ka pasur KQZ-ja në organizimin e zgjedhjeve në komunat veriore.

“Mbi të gjitha, vendimi i drejtorëve të serb të shkollave në veri të Kosovës që të mos lejojnë shfrytëzimin e objekteve shkollore për vendvotime, disa ditë përpara votimit, ka krijuar një varg sfidash për KQZ-në. Kjo gjithashtu pengoi qasjen e qytetarëve në informatat e sakta mbi vendndodhjet e reja të vendvotimeve”, tha Stano.

spot_img

Të fundit

Rusia hap front të ri ndërsa Ukraina pret armët perëndimore

Forcat ruse po zgjerojnë sulmet e tyre në vendbanimet...

Vidhen kabllot elektrike të Fabrikës së Plastikës që ishte djegur muaj më parë

Në Gllogoc tek Parku i Biznesit, persona të panjohur...

​Qeveria kritikohet për dështim të politikës së jashtme

Mungesa e njohjeve të reja e mosanëtarësimi në organizata...

Bashkimi Evropian ndalon katër media ruse

Bashkimi Evropian tha të premten se pezulloi të drejtën...

Rusia hap front të ri ndërsa Ukraina pret armët perëndimore

Forcat ruse po zgjerojnë sulmet e tyre në vendbanimet kufitare të Ukrainës afër qytetit verilindor të Kharkivit, duke hapur një front të ri në...

Vidhen kabllot elektrike të Fabrikës së Plastikës që ishte djegur muaj më parë

Në Gllogoc tek Parku i Biznesit, persona të panjohur kanë vjedhur kabllot elektrike të objektit të fabrikës që ishte djegur muaj më parë. Policia në...

​Qeveria kritikohet për dështim të politikës së jashtme

Mungesa e njohjeve të reja e mosanëtarësimi në organizata ndërkombëtare përfshirë Këshillin e Evropës, nga opozita vlerësohen si disa nga dështimet e qeverisë në...