Presidentja Osmani feston sot ditëlindjen

Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani sot feston ditëlindjen e...

SPAK lëshon 50 urdhër-arreste, operacione në disa qytete për krim të organizuar

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm,...

Çka thotë Sami Lushtaku për takimin e Memli Krasniqit me Albin Kurtin?

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Extra AL PVC

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka cilësuar si “hipokrit” reagimin e bashkësisë ndërkombëtare në lidhje me një numër të madh të qytetarëve të Kosovës që u ndaluan nga autoritetet serbe në pikat kufitare të Serbisë ditë më parë.

Vuçiq tha të premten se në ditët e kaluara “asnjë autobus nuk është ndaluar në kufirin serb”, por disa persona janë ndaluar në Serbi për t’u marrë në pyetje.

Më 17 prill, sipas autoriteteve në Kosovë, Serbia i ndaloi mbi 1.400 kosovarë për më shumë se 20 orë në pikat kufitare të saj me Kroacinë dhe Hungarinë, të cilët po kalonin transit nëpër Serbi.

Për këtë reaguan Bashkimi Evropian dhe Departamenti amerikan i Shtetit, duke e kritikuar Serbinë për shkelje të marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes dy vendeve.

Nuk ka njeri në botë që nuk ka reaguar [për këtë]”, tha Vuçiq, duke e vlerësuar si “hipokrit” reagimin e bashkësisë ndërkombëtare.

Dy ose tre persona u ndaluan për t’u marrë në pyetje dhe të gjithë u liruan. Njëri prej tyre u mor në pyetje sepse ishte në UÇK (Ushtria Çlirimtare e Kosovës)”, tha Vuçiq në një stërvitje ushtarake në Peshter.

Në mesin e të ndaluarve ishin edhe dhjetë zyrtarë policorë, përfshirë zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës me kombësi serbe, Dejan Jankoviq.

Qeveria e Kosovës këto veprime i cilësoi si hakmarrje e Serbisë ndaj mbështetjes nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Serbia i mohoi akuzat, duke thënë se vonesat u shkaktuan nga masat shtesë të sigurisë në kufi, dhe se lëvizja e qytetarëve kosovarë “nuk është kufizuar”.

Departamenti amerikan i Shtetit i bëri thirrje Serbisë të vetëpërmbahet nga veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara, të veprojnë me transparencë dhe në përputhje të plotë me ligjin në lidhje me qytetarët kosovarë të ndaluar në Serbi dje.

Ndalimet arbitrare apo padrejtësisht të gjata, posaçërisht nëse cak i tyre janë oficerët e Policisë së Kosovës, do të shihen si veprime përshkallëzuese që dëmtojnë paqen dhe stabilitetin”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit më 18 prill.

Më 18 prill, disa organizata turistike nga Kosova i thanë Radios Evropa e Lirë se nuk kishin probleme me ndalimin në kufi nga kjo ditë.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Presidentja Osmani feston sot ditëlindjen

Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani sot feston ditëlindjen e...

Holanda publikon listën e “Euro 2024”, “Tulipanët” mund të befasojnë

Pas Gjermanisë dhe Francës, tani Holanda e Ronald Kumanit...

SPAK lëshon 50 urdhër-arreste, operacione në disa qytete për krim të organizuar

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm,...

Ekspertët e sigurisë e shohin atentatin ndaj kryeministrit sllovak si “dështim” i mbrojtjes së vendit

Ekspertët në Sllovaki kanë kritikuar masat paraprake të sigurisë...

Presidentja Osmani feston sot ditëlindjen

Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani sot feston ditëlindjen e 42-të. Osmani ka tre vjet që është emëruar presidente e vendit dhe është presidentja e dytë...

Holanda publikon listën e “Euro 2024”, “Tulipanët” mund të befasojnë

Pas Gjermanisë dhe Francës, tani Holanda e Ronald Kumanit e ka emëruar skuadrën e saj për EURO 2024 të kësaj vere. Jemi vetëm një...

SPAK lëshon 50 urdhër-arreste, operacione në disa qytete për krim të organizuar

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, një operacion i gjerë po zhvillohet nga Policia e Shtetit, me urdhër të Prokurorisë së...