KGJK supspendon gjyqtarin Agim Kuçi pas arratisjes së Enver Sekiraqës

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje...

Escobar: Jemi ekstremisht të zhgënjyer me 2 të sanksionuarit në qeverinë e Serbisë

Emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, i...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Presidentja Vjosa Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Extra AL PVC

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar nga Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi me Çmimin e Evropës për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët euroatlantikë, si dhe përkushtimin ndaj orientimit pro-evropian, demokracisë dhe sundimit të ligjit. 

Në njoftimin e publikuar nga Fondacioni, Presidentja Osmani është vlerësuar për qëndrimin politik dhe orientimin e saj të qartë evropian, duke e mbrojtur atë me përkushtim, pavarësisht situatës delikate të sigurisë në rajon dhe kërcënimit të vazhdueshëm nga Serbia.

Mëtej, në njoftimin e publikuar nga Fondacioni Pan-Evropian, Presidentja Osmani është vlerësuar edhe për punën dhe përkushtimin e saj për demokracinë dhe sundimin e ligjit, si dhe për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Tutje, në njoftim, Presidentja vlerësohet për qëndrimin e saj politik të ndjekur me bindje të plotë ndaj rëndësisë së marrëdhënieve transatlantike, e cila në angazhimin e saj mbështet filozofinë e arkitektit të pavarësisë së Kosovës, presidentit dr. Ibrahim Rugova, i cili u nderua me po këtë çmim, 20 vjet më parë.

Laureatët e këtij çmimi përfshijnë personalitete të ndryshme botërore, përfshirë edhe: ish-Kancelaren Angela Merkel,  ish-Presidentin amerikan Ronald Reagan dhe Presidentin historik të Kosovës Dr.Ibrahim Rugova.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

KGJK supspendon gjyqtarin Agim Kuçi pas arratisjes së Enver Sekiraqës

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje...

Microsoft Word më në fund ka zgjidhur një nga problemet më të bezdisshme

Problemet me formatimin gjatë kopjimit dhe “ngjitjes” së tekstit,...

Escobar: Jemi ekstremisht të zhgënjyer me 2 të sanksionuarit në qeverinë e Serbisë

Emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, i...

Ambasada britanike në Kosovë: Veprimet e djeshme të policisë në veri, rrezikojnë të përshkallëzojnë tensionet

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ka thënë...

KGJK supspendon gjyqtarin Agim Kuçi pas arratisjes së Enver Sekiraqës

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje nga ku ka njoftuar se e kanë suspenduar një gjyqtar, i cili po hetohet. “Këshilli, pas...

Microsoft Word më në fund ka zgjidhur një nga problemet më të bezdisshme

Problemet me formatimin gjatë kopjimit dhe “ngjitjes” së tekstit, pra funksioni “copy-paste” në dokumentet e Microsoft Word, janë më në fund një gjë e...

Escobar: Jemi ekstremisht të zhgënjyer me 2 të sanksionuarit në qeverinë e Serbisë

Emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, i cili është në ditët e fundit të tij në këtë pozitë deri në marrjen e...