Ky është gjyqtari që u suspendua për arratisjen e Sekiraqës

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) njofton se ka mbajtur...

OSBE: Zgjidhja për dinarin të gjendet në Bruksel, të shmangen veprimet destabilizuese

Misioni i OSBE-së në Kosovë kanë thënë se kanë...

Mohimi i gjenocidit të Srebrenicës mban plagët të hapura për të mbijetuarat

Të enjten, OKB do të votojë për miratimin e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Si po pajtohen shtetet perëndimore me vendimin e Izraelit për ta sulmuar Iranin?

Extra AL PVC

Përgatiti: Afrim Kasolli- Që nga dita kur Irani e kreu sulmin me dronë dhe raketa balistike kundër Izraelit, zyrtarë të këtij shteti janë zotuar se do të hakmerren kundër Teheranit. Benny Gantz, ministër në kabinetin e luftës, deklaroi hapur se Izraelit do ta caktoj  “çmimin e saktë” të sulmit të Iranit në kohën e duhur.

Kurse ministri i Mbrojtjes , Yoav Gallant, tha se konfrontimi me Iranin “nuk ka përfunduar ende”, duke e transmetuar mesazhin se asgjë nuk ka përfunduar pavarësisht “pushimit të përkohshëm”.

Ndërkohë, përfaqësuesit kryesorë të shteteve perëndimore, SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe Francës, të cilët edhe i ndihmuan Forcave Mbrojtëse të Izraelit, në përballimin e këtij sulmi i kanë rekomanduar  kryeministrit e Benjamin Netanyahu, që të përmbahet nga një kundërsulm, nga frika e eskalimit të këtij konflikti në nj luftë më të gjerë rajonale. Dhe ky skenar do të ishte fatal për këto vende, sidomos kur marrim parasysh faktin, se ky është një vit zgjedhor në SHBA, si dhe implikimet ekonomike që do të kishte për botën përkqësimi i stuatës.  Prandaj, edhe sipas mediave ndërkombëtare,  presidenti i SHBA-ve Joe Biden, e ka “kërcënuar” B. Netanyahun se nuk do ta përkrah një kundër-ofensive të tillë.

Mirëpo, siç duket këto paralajmërime nuk e kanë ndalur këtë fundit që të vazhdojë me planet për vazhdimin e luftës kundër Iranit. Ndonëse mënyra e orkestrimit të saj ka mbetur ende një enigmë. Ky fakt u bë dje i qartë gjatë vizitës në Izrael të sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron dhe ministres së Jashtme gjermane, Annalena Baerbock. Pas takimit të Netanyahut me të parin, kryeministri izraelit deklaroi, “se e vlerëson mbështetjen e aleatëve, por shteti i tij, do t’i marrë vetë vendimet për mënyrën se si do ta mbrojë vetën”. Në këtë mënyrë, ai tregoi hapur se tashmë një sulm i ri kundër resurseve ushtarake të Republikës Islamike është i pa negociushëm.

I ndodhur përballë kësaj situate, diplomati britanik deklaroi se “është e qartë se Izraeli ka bërë plane për t’u hakmarrë ndaj sulmit iranian me dronë dhe raketa” por në fund i këshilloi autoritetet e këtij shteti se ky veprim duhet të jetë i mirë menduar dhe mirë kalkuluar. Pra në vend të kundërshtimit kategorik për këtë sulm ta pashmangshëm, Cameron u mjaftua vetëm me rekomandimin se si ai duhet te jetë i zgjuar.

Kurse, Baerbock deklaroi se përshkallëzimi “nuk do t’i shërbejë askujt, as sigurisë së Izraelit, as shumë prej dhjetëra pengjeve që ende po mbahen nga Hamasi [grupi i shpallur terrorist nga SHBA dhe BE], as popullsisë së përvuajtur në Gazë, as shumë njerëzve në Iran të cilët po vuajnë nën sundimin e regjimit, dhe as vendeve të treta në rajon, të cilat thjesht duan të jetojnë në paqe”.

Në anën tjetër,  përfaqësuesit e grupit të vendeve më të zhvilluara në botë, të njohur si Grupi 7, gjatë takimit që do të mbahen sot në ishullin Capri të Italisë kanë paralajmëruar masa edhe të ashpra sanksionuese ndaj Iranit në një përpjekje përfundimtare për ta bindur Izraelin që të ndal sulmin. Por si duket ky shtet nuk është më i bindur që sanksionet perëndimore po tregohen  efektive ndaj Iranit. Prandaj, në vend të luftës me grupet proxy të sponsorizuara nga ky shtet, pas sulmit të fundit, ka vendosur që te vihet pas kokës së oktapodit dhe jo të luftojë me tentakulat e tij.

Kurse, pranimi i heshtur i kësaj strategjie dje nga David Cameron, po dëshmon se tashmë as diplomacia perëndimore nuk mund ta frenojë ciklin e një krize edhe më të madhe. Ajo që tashmë ata po përpiqen është se si Izraeli të mos e humb solidaritetin e rifituar të publikut ndërkombëtar, i cili ishte zbehur tej mase për shkak të numrit të madh të viktimave në Rripin e Gazës, për shkak të luftës së Izraelit kundër grupit militant palestinez të Hamasit, si kundërpërgjigje ndaj sulmit terrorist të këtij të fundit me 7 tetor të vitit të kaluar.

 /TV Arbëria

 

 

 

spot_img

Të fundit

Demokrati Biden dhe republikani Trump me qëndrime të kundërta për armëmbajtjen

Një sondazh për çështjen e armëmbajtjes, i zhvilluar nga...

Ky është gjyqtari që u suspendua për arratisjen e Sekiraqës

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) njofton se ka mbajtur...

OSBE: Zgjidhja për dinarin të gjendet në Bruksel, të shmangen veprimet destabilizuese

Misioni i OSBE-së në Kosovë kanë thënë se kanë...

Mohimi i gjenocidit të Srebrenicës mban plagët të hapura për të mbijetuarat

Të enjten, OKB do të votojë për miratimin e...

Demokrati Biden dhe republikani Trump me qëndrime të kundërta për armëmbajtjen

Një sondazh për çështjen e armëmbajtjes, i zhvilluar nga organizata “Pew Research”, tregon se pothuajse gjysma e amerikanëve e mbështesin kontrollin e armëve dhe...

Ky është gjyqtari që u suspendua për arratisjen e Sekiraqës

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) njofton se ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme me dyer të mbyllura, në të cilën ka vendosur për suspendimin një...

OSBE: Zgjidhja për dinarin të gjendet në Bruksel, të shmangen veprimet destabilizuese

Misioni i OSBE-së në Kosovë kanë thënë se kanë vëzhguar me shqetësim në rritje veprimet që janë ndërmarrë nga Policia e Kosovës për mbylljen...