Ky është gjyqtari që u suspendua për arratisjen e Sekiraqës

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) njofton se ka mbajtur...

OSBE: Zgjidhja për dinarin të gjendet në Bruksel, të shmangen veprimet destabilizuese

Misioni i OSBE-së në Kosovë kanë thënë se kanë...

Mohimi i gjenocidit të Srebrenicës mban plagët të hapura për të mbijetuarat

Të enjten, OKB do të votojë për miratimin e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

“Nëse s’jemi të vendosur, rrezikojmë të vazhdojmë t’i numërojmë viktimat”

Extra AL PVC

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tregoi se po marrin disa masa që ta luftojnë fenomenin e vrasjes së grave në Kosovë. Ajo në mbledhjen e sotme të Qeverisë paralajmëroi se do ta rishikojnë Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale për veprat penale që lidhen me dhunën në familje dhe me vrasjet ndaj grave, raporton Gazeta Express.

Haxhiu tha se institucionet e drejtësisë obligohen që “të adresohet lëshimi në procedurë të rregullt në rastet e dhunës në familje dhe në rastet e armëmbajtjes pa leje” dhe “të lëshohet udhëzues detyrues nga Kryeprokurori për të gjithë prokurorët e angazhuar në këto raste”, që “Këshilli Prokurorial t’i trajtojë neglizhencat e prokurorëve” në këto raste e “urgjentisht t’i hapë pozitat për shtimin e mbrojtësve të viktimave”. Ajo shtoi se propozojnë që “Gjykata Supreme të lëshojë udhëzues për politikën ndëshkimore në lidhje me këto fenomene”, që “Këshilli Gjyqësor të adresojë rastet e dënimeve nën minimumin e asaj që parasheh Kodi Penal në rastet e dhunës në familje dhe të marrë masa ndaj gjyqtarëve që kanë gjykuar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

“Vetëm rastin e fundit e keni parë. Personi ka qenë i dënuar për dhunë në familje, ku dënimin e ka pasur 400 euro gjobë. Ligji thotë, me gjobë dhe me burgim. Ndërsa personi në fjalë, dorasi, është dënuar me 400 euro gjobë për dhunë në familje”, tha Haxhiu.

Ajo tha se autorët e dy vrasjeve të fundit të grave kishin armë pa leje.

“Jemi duke punuar tashmë në ndryshime në raport me armëmbajtjen pa leje”, tha Haxhiu, duke përmendur edhe lëshimin në procedurë të rregullt të të akuzuarve për dhunë në familje.

“Politika e ulët ndëshkimore. Shumë raste të dhunës në familje dënohen nën minimumin e asaj që parasheh Kodi Penal. Asnjë rast i dhunës në familje nuk është dënuar me 3 vite, sa parasheh Kodi Penal i Republikës së Kosovës”, tha Haxhiu.

Ministrja e Drejtësisë tha se “duhet t’i rishikojmë këto dispozita në mënyrë që të pamundësojmë që prokurorët t’i neglizhojnë këto raste dhe në anën tjetër, gjykatat të marrin vendime të ulëta”.

Sipas të dhënave të Ministrisë, Haxhiu tha se “kemi mbi 200 raste që raportohen çdo muaj për dhunë ndaj grave, apo për dhunë në familje”.

“Si rrjedhojë kërkohet angazhim maksimal i të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës, nivelit qendror me politika e masa dhe të gjitha hallkat institucionale me zbatim strikt të ligjit. Këtu natyrisht për fshihet edhe domosdoshmëria e angazhimit të nivelit komunal”, tha ajo.

“Pothuajse secili rast i femicidit, po del që personat e dyshuar janë recidivistë të dhunës. Pra, kur nuk ka veprime të duhura institucionale, dhunuesit shndërrohen në vrasës. Përkundër që kemi marrë shumë veprime e masa, e kemi punuar me shumë seriozitet si qeveri në adresimin e dhunës dhe femicidit, po duket që duhet të vazhdojmë ende me punë e me angazhim dhe jemi të vendosur për të vazhduar në këtë drejtim, sepse dhuna në familja nuk është çështje private dhe nuk duhet të mbetet e izoluar brenda mureve të shtëpisë”, tha ministrja e Drejtësisë.

Nëse të gjitha institucionet nuk janë të vendosura për t’i luftuar këto fenomene, atëherë, Haxhiu tha se “përgjgijen e dimë – rrezikojmë të vazhdojmë t’i numërojmë viktimat”.

spot_img

Të fundit

Demokrati Biden dhe republikani Trump me qëndrime të kundërta për armëmbajtjen

Një sondazh për çështjen e armëmbajtjes, i zhvilluar nga...

Ky është gjyqtari që u suspendua për arratisjen e Sekiraqës

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) njofton se ka mbajtur...

OSBE: Zgjidhja për dinarin të gjendet në Bruksel, të shmangen veprimet destabilizuese

Misioni i OSBE-së në Kosovë kanë thënë se kanë...

Mohimi i gjenocidit të Srebrenicës mban plagët të hapura për të mbijetuarat

Të enjten, OKB do të votojë për miratimin e...

Demokrati Biden dhe republikani Trump me qëndrime të kundërta për armëmbajtjen

Një sondazh për çështjen e armëmbajtjes, i zhvilluar nga organizata “Pew Research”, tregon se pothuajse gjysma e amerikanëve e mbështesin kontrollin e armëve dhe...

Ky është gjyqtari që u suspendua për arratisjen e Sekiraqës

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) njofton se ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme me dyer të mbyllura, në të cilën ka vendosur për suspendimin një...

OSBE: Zgjidhja për dinarin të gjendet në Bruksel, të shmangen veprimet destabilizuese

Misioni i OSBE-së në Kosovë kanë thënë se kanë vëzhguar me shqetësim në rritje veprimet që janë ndërmarrë nga Policia e Kosovës për mbylljen...