Aksioni policor në veri, BE-ja e quan përshkallëzues dhe të njëanshëm

Bashkimi Evropian e ka kritikuar të martën një aksion...

Xhaka në ekipin ideal të vitit në Gjermani

Granit Xhaka e bëri një rikthim sensacional në Bundesligë. Pasi...

Laura Fazliu arrin në çerekfinale të Botërorit

Xhudistja e Kosovës, Laura Fazliu është kualifikuar në çerekfinale...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Sveçla: Ndalimi i Jankoviqit dhe katër policëve, akt i paprecedent i Serbisë ndaj policisë

Extra AL PVC

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e ka quajtur akt të paprecedent mbajtjen zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës të nacionalitetit serb, Dejan Jankoviq dhe katër zyrtarëve policorë nga autoritetet serbe që nga dita e djeshme në Serbi.

Ai në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës ka thënë se Jankoviq nuk gjendet në këtë ceremoni pasi po mbahet pa asnjë arsyetim në Rashkë të Serbisë.

“Para nesh ju sot po betoheni për respektim të Kushtetutës sonë dhe mbrojtje të territorit tonë, duke shërbyer me profesionalizëm. Këto janë parimet qe duhet t’i bartni në punën tuaj”, tha Sveçla.

“Dejan Jankoviq, dje është ndaluar dhe po mbahet pa asnjë arsyetim në Rashkë të Serbisë edhe katër zyrtarë tjerë policorë. Ky është akt i paprecedent i Serbisë mes shumë veprimesh e sulmesh ndaj policisë së Kosovës”, ka thënë Sveçla.

Sipas tij, ky është sulm i drejtpërdrejtë i Serbisë ndaj pjesëtarëve të komunitetit serb brenda policisë së Kosovës “që gjejnë vullnetin dhe guximin të bashkohen në rrugën e përbashkët, që synon shërbim e siguri për të gjithë qytetarët dhe stabilitet në vend”.

E drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se “Policia e Kosovës është ndër institucionet më të besueshme dhe më me shumë obligime. Duhet të punojmë me përkushtim dhe përgjegjësi duke i shërbyer qytetarëve”.

spot_img

Të fundit

Aksioni policor në veri, BE-ja e quan përshkallëzues dhe të njëanshëm

Bashkimi Evropian e ka kritikuar të martën një aksion...

Xhaka në ekipin ideal të vitit në Gjermani

Granit Xhaka e bëri një rikthim sensacional në Bundesligë. Pasi...

Laura Fazliu arrin në çerekfinale të Botërorit

Xhudistja e Kosovës, Laura Fazliu është kualifikuar në çerekfinale...

Diçka po zihet?

Edward P. Joseph, profesor në Universitetin Johns Hopkins në...

Aksioni policor në veri, BE-ja e quan përshkallëzues dhe të njëanshëm

Bashkimi Evropian e ka kritikuar të martën një aksion policor të autoriteteve kosovare në veri të Kosovës ndaj zyrave financiare, duke e cilësuar atë...

Xhaka në ekipin ideal të vitit në Gjermani

Granit Xhaka e bëri një rikthim sensacional në Bundesligë. Pasi kishte shkëlqyer me Borussia Monchengladbachun vite më parë, ylli kosovar e bëri të njëjtën gjë...

Laura Fazliu arrin në çerekfinale të Botërorit

Xhudistja e Kosovës, Laura Fazliu është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe. Në kategorinë...