Aksident në Raushiq të Pejës, katër persona dërgohen me urgjencë në spital

Katër persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti...

Dështimi i Kosovës në KiE, Gërvalla: Oferta për ta shkruar Draftin s’vlen më

Pas dështimit që sot Kosova të anëtarësohet në Këshill...

Musliu-Shoshi: Falë udhëheqjes së Albin Kurtit, sot feston Serbia

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

“Serbia të ndalojë së turpëruari veten”, ambasadori gjerman mbështet deklaratën e Von Cramonit

Extra AL PVC

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka mbështetur deklaratën e Raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon lidhur me bllokimin e qytetarëve të Kosovës nga autoritet serbe në pikat kufitare, shkruan Reporteri.net.

Në llogarinë e tij në platformën “X”, ambasadori Rohde ka shpërndarë deklaratën e bërë nga Von Cramonin mëngjesin e së mërkurës.

Serbia duhet të ndalojë së turpëruari veten dhe menjëherë t’i lejojë qytetarët me pasaporta dhe letërnjoftim të Kosovës që të kalojë kufirin e Batrovcit! Duhet të sigurohet liria e lëvizjes së të gjithëve, pa diskriminim në bazë të kombësisë”, ka shkruar ajo në “X” sot.

Për bllokimin e mbi 300 qytetarëve të Kosovës kanë reaguar edhe nga Bashkimi Evropian.

Peter Stano ka thënë se Bashkimi Evropian është i informuar për rastin e ndaljes së udhëtarëve dhe autobusëve nga Kosova nga autoritetet e Serbisë dhe është duke ndjekur situatën për së afërmi. Në këtë rast BE-ja konstaton se Serbia është duke e shkelur marrëveshjen për lirinë e lëvizjes.

Ne jemi në dijeni për situatën dhe po e përcjellim për së afërmi. Marrëveshja për lirinë e lëvizjes e arritur në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, cakton parametrat e qartë rreth hyrjes dhe daljes së qytetarëve të Kosovës në dhe nga Serbia. Situata momentale paraqet shkelje të kësaj marrëveshjeje”, ka deklaruar Stano për REL.

Për qytetarët e Kosovës, Presidentja e vendit, Vjosa Osmani kërkoi reagimin e shpejtë të partnerëve ndërkombëtarë.

E para e shtetit tha se përgjegjës për këtë që po ndodh nëpër kufij është presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Serbia po hakmerret ndaj qytetarëve të Kosovës, një ditë pas votimit të Këshillit të Evropës në APKE, duke mbajtur peng shumë në pikat kufitare, duke i frikësuar, konfiskuar dokumente dhe duke i privuar nga ushqimi. Një njeri është përgjegjës për këtë: Vuçiq. Ashtu siç bëra gjatë gjithë ditës, u bëj thirrje partnerëve tanë për veprim të shpejtë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar hakmarrje të Serbisë për votimin në Asamble të Këshillit të Evropës, ndalimin e shtetasve të Kosovës në pikëkalimet kufitare të Serbisë.

Kurti në një reagim në “X” tha se që nga mëngjesi i sotëm, mbi 300 shtetas kosovarë – përfshirë fëmijë janë ndaluar arbitrarisht në kufij, janë privuar nga ushqimi dhe medikamentet.

Kjo tha Kurti është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut.

Ndërsa, për atë se çfarë ka ndodhur sot, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz ka thirrur konferencë sot në ora 18:30.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Aksident në Raushiq të Pejës, katër persona dërgohen me urgjencë në spital

Katër persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti...

Ylli i Spanjës humb Euro 2024 shkaku i lëndimit

Ylli i Real Betis, Isco Alarcon, është përjashtuar nga...

Dështimi i Kosovës në KiE, Gërvalla: Oferta për ta shkruar Draftin s’vlen më

Pas dështimit që sot Kosova të anëtarësohet në Këshill...

Musliu-Shoshi: Falë udhëheqjes së Albin Kurtit, sot feston Serbia

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së,...

Aksident në Raushiq të Pejës, katër persona dërgohen me urgjencë në spital

Katër persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti mes dy veturave sot në në fshatin Raushiq të Pejës. Lajmin për Gazetën e ka konfirmuar...

Ylli i Spanjës humb Euro 2024 shkaku i lëndimit

Ylli i Real Betis, Isco Alarcon, është përjashtuar nga pjesëmarrja në Euro 2024 pas një sezoni të shkëlqyer në Benito Villamarin. 32-vjeçari kishte gjetur...

Dështimi i Kosovës në KiE, Gërvalla: Oferta për ta shkruar Draftin s’vlen më

Pas dështimit që sot Kosova të anëtarësohet në Këshill të Evropës ka reaguar edhe ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Diasporës, Donika...