Gjeneral Dreshaj viziton ushtrimin fushor të FSK-së “Skuadra në Sulm”

Komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral brigadë, Hysen Dreshaj, i...

Haradinaj: Dështimi në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Dështimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Shoferi i njërit nga autobusët e ndaluar në kufi thotë se gjendja e udhëtarëve është e mirë, kemi problem vetëm me ushqim

Extra AL PVC

Shoferi i “Zhitia Turist”, Driton Bajrami ka thënë se problemi më i madhë gjatë bllokadës që i është bërë autobusëve në Serbi është me ushqim.

Ai tha se kompania e tyre, ia ka siguruar udhëtarëve pijet, ndërsa për ushqim janë në pritje nga restorantet e afërta se a do të mund të furnizohen.

I njëjti ka thënë se një udhëtari për shkak të stresit është dashur që të i ofrohet ndihmë mjekësore.

“Në orën 23:00, mbrëmë kur kemi hyrë në kufi këtu, i kanë bllokuar autobusët. Jemi pesë autobusë duke shkuar në drejtim të Evropës dhe 6 autobusë në drejtim të Kosovës. Prej çdo autobusi i kanë marrë nga 2-3 udhëtarë në pyetje. I kanë lëshuar prapë dhe jemi në pritje. I kanë pyetur për emër, mbiemër se ku banojnë, ku punojnë, qesi pyetje. Vetëm një ambulancë është një udhëtarë ka pasur pak stres. Gjendja është mirë, mirë, problemin më të madhe është që bukë nuk kemi për udhëtarë, për momentin. I kemi thirr disa restauranta në afërsi, janë mbet me tregu a po mundën me përgatitë a jo. Me ja pru ushqimin udhëtarëve të Zhitia Turistit. Pijet ja kemi kry na udhëtarëve. Jemi në pritje të shohim tash se fare po ndodhë”, ka deklaruar ai për teve1.info

Ndryshe, Fatmir Haxholli nga Zyra ndërlidhëse e Kosovës në Serbi ka njoftuar se, autoritetet kufitare të Serbisë, në pikëkalimin ‘Batrovci’, Serbi – Kroaci, nga mesnata po i mbajnë të bllokuar së paku katër autobus me targa dhe udhëtarë, qytetarë të Republikës së Kosovës.

Sipas Haxhollit, kjo po ndodhë në hakmarrje dhe nervozizëm ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për anëtarsimin e Kosovës në këtë institucion.

spot_img

Të fundit

Gjeneral Dreshaj viziton ushtrimin fushor të FSK-së “Skuadra në Sulm”

Komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral brigadë, Hysen Dreshaj, i...

Haradinaj: Dështimi në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Dështimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës...

Putini përfundon vizitën në Kinë, thekson lidhjet e saj strategjike me Rusinë

Presidenti rus Vladimir Putin përfundoi vizitën dy-ditore në Kinë...

Deputeti i VV’së godet Kryediplomatin Hasani për fjalimin në KiE: S’e di njeri a është Ministër i Bjellorusisë apo Shqipërisë

Deputeti I Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka thënë se Kosova ka gjetur më shumë mbështetje tek shtete si Britania e Madhe në Këshillin e...

Gjeneral Dreshaj viziton ushtrimin fushor të FSK-së “Skuadra në Sulm”

Komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral brigadë, Hysen Dreshaj, i shoqëruar nga rreshter majori i KOMFSK, Bedri Zuka, si dhe stafi komandues i Regjimentit të...

Haradinaj: Dështimi në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Dështimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës (KiE) sot duhet t’i faturohet kryeministrit Albin Kurti, thotë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e...