Në Gjermani do të dalin së shpejti në qarkullim memuaret e Angela Merkel

Kujtimet e ish-kancelares gjermane, Andegla Merkel të titulluar “Liria”,...

Qëllohet me armë një veturë në Fushë Kosovë, i dyshuari ik nga vendi i ngjarjes

Një person ka raportuar dje pasdite në polici se...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ambasadori gjerman, Rohde: U fituan zemrat dhe mendjet në Asamble – Kosova duhet t’i bindë ministrat me veprime

Extra AL PVC

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jörn Rohde, ka përshëndetur vendimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës(KiE), që ka votuar pro që Kosova të vazhdoj rrugëtimin edhe më tej drejt anëtarësimit në KiE.

Rohde ka thënë se u fituan zemrat dhe mendjet në Asamblenë Parlamentare, por pastaj ka thënë se tani Kosova duhet t’i bindë ministrat me veprime.

Duke fituar zemra dhe mendje në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës: Aplikimi për anëtarësim i Kosovës fitoi pothuajse 80% të votave. Tani vjen pesha e rëndë për të siguruar shumicën e nevojshme 2/3 në Komitetin e Ministrave në maj, Kosova duhet të bëjë atë që duhet për të bindur me meritë dhe veprime”, ka shkruar Rohde në rrjetin social “X”.

Shumica e deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës mbështeti të martën anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë me seli në Strasburg.

Për votuan 131 deputetë, kundër ishin 29, kurse 11 abstenuan.

Asnjë nga amendamentet e propozuara nga Serbia nuk u miratua.

Çështja tashmë kalon në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës.

Krerët shtetërorë të Kosovësmirëpritën vendimin e Asamblesë Parlamentare, duke e cilësuar si dëshmi të përkushtimit të shtetit për demokraci. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh optimist për një vendim pozitiv në Këshillin e Ministrave në maj.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Në Gjermani do të dalin së shpejti në qarkullim memuaret e Angela Merkel

Kujtimet e ish-kancelares gjermane, Andegla Merkel të titulluar “Liria”,...

Qëllohet me armë një veturë në Fushë Kosovë, i dyshuari ik nga vendi i ngjarjes

Një person ka raportuar dje pasdite në polici se...

Dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në Kushtetuese, Knaus: Vuçiqit kjo nuk do t’i pëlqejë

Reagime të shumta kanë nisur pasi Qeveria e Kosovës...

Në Gjermani do të dalin së shpejti në qarkullim memuaret e Angela Merkel

Kujtimet e ish-kancelares gjermane, Andegla Merkel të titulluar “Liria”, do të publikohen në më shumë se 30 vende. Merkel ka mbajtur një profil relativisht...

Perandoria e Radoiçiqit dhe vëllezërve Veselinoviq edhe pas sulmit të Bansjkës vazhdoi të forcohet: Ngritje marramendëse u bë në krahët e SNS dhe punëve...

Ndonëse dikur ishin objekt i hetimeve serioze, ndërsa hetimet ndaj ish-nënkryetarit të Listës Serbe ende janë duke vazhduar, tre miq të vjetër nga veriu...

Qëllohet me armë një veturë në Fushë Kosovë, i dyshuari ik nga vendi i ngjarjes

Një person ka raportuar dje pasdite në polici se derisa ka qenë në veturë me një person tjetër, një i dyshuar nga vetura e...