Qeveria e Kosovës me draft-statut për Asociacionin frymëzuar nga FES, do ta dorëzoj në Kushtetuese

Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draft-statut lidhur...

ZKM publikon fotografi nga darka e liderëve të Ballkanit në Kotor, Kurti shihet bashkë me Ramen e Xhaferin

Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë mbrëmë në darkën...

Duka: Jemi gati, kërkojmë rezultate pozitive në Euro 2024

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka thotë...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kriza ekonomike që po troket nga lufta Izrael-Iran

Extra AL PVC

Përgatiti: Afrim Kasolli

Tashmë po bëhet gjithnjë e më e qartë se shteti i Izraelit do të hakmerret ndaj Iranit, për sulmin e këtij të fundit në natën ndërmjet 13 dhe 14 prillit, me 300 dronë dhe raketa balistike në drejtim të shtetit hebraik.

Megjithatë, ende ka mbetur “enigmë sfinksi” mënyra se si do të ushtrohet ky operacion. Edhe pas pesë takimeve të kabinetit të luftës të drejtuar nga kryeministri Benjamin Natanjahu, ende nuk është vendosur për hapat konkretë që do t’i ndërmarrin Forcat Mbrojtëse të Izraelit kundër Republikës Islamike të Iranit. Ndërkohë, Teherani ka paralajmëruar se nëse ndodh ky atak, konsekuencat do të jenë fatale si për Izraelin ashtu edhe Lindjen e Mesme në përgjithësi, pa përjashtuar as trupat amerikanë që janë të stanciounuara në rajon.

Kurse, në anën tjetër, në radhë të parë Uashingtoni, por edhe qendra të tjera të politikës ndërkombëtare, janë duke bërë thirrje për deeskalim të situatës. Madje, presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, ka deklaruar se nuk do ta përkrahte një kundër sulm të Izraelit. Kështu, kryeministri i këtij shteti, aktualisht ndodhet në mes dy presioneve; në njërën anë të veprojë sipas thirrjes së aleatëve, ndihma e të cilëve ishte vendimtare në përballimin sulmeve të lansuara nga Irani, e të cilët po kërkojnë vetë-përmbajte, si dhe në anën tjetër, shtytjeve dhe presioneve të brendshme, veçanërisht nga një pjesë e krahut të djathtë të grupit konservator, të cilët po insistojnë më të madhe që kundërsulmi të realizohet sa më shpejt.

Ndërkohë, mbështetësit e këtij intervenimi, po ashtu, ata janë duke avokuar për një sulm brenda territorit të Iranit, sepse sipas tyre tashmë ka kohë që Izraeli lufton me grupet proxi të këtij shteti në rajon, sikurse se Hezbollahun në Liban, rebelët Huthi në Iran, Hamasin në Rripin e Gazës dhe milicit e armatosura në Siri dhe Irak, etj por kjo nuk ka pasur efekt. Në këtë mënyrë, pa humbur kohë, sipas tyre duhet goditur fabrikat e prodhimit ushtarak si dhe arsenalin bërthamor në zhvillim e sipër të Iranit.

Sidoqoftë, dinamika të tilla po dëshmojnë se kriza në rajon vetëm sa po përshkallëzohet dhe zgjidhja nuk duket në horizont. Kurse për shkak të natyrës dhe rëndësisë gjeopolitike të rajonit ajo pashmangshëm do të ketë edhe implikime globale. Sidomos, kur marrim parasysh faktin se shtetet e Lindjes së Mesme, janë ndër prodhuesit kryesorë të naftës. Kështu, analistë të ndryshëm kanë ngritur alarmin se eskalimi i situatës do ta pamundësonte pikërisht transportin detar në Ngushticën e Hormuzit, që është njëra nga rrugët kryesore detare. Dhe Irani ka paralajmëruar se nuk do të nguronte pa shfrytëzuar këtë levë si presion ndaj vendeve perëndimore. Kjo ngushticë shërben si kanali kryesor tregtar i naftës për vendet e OPEC-ut, si për Arabinë Saudite, Kuvajtin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në këtë kontekst, pasojat për ekonominë botërore të përshkallëzimit të kësaj lufte do të ishin të paparashikueshme, shkruan CNN. Pas krizës energjetike, të shkaktuar nga lufta Rusi-Ukrainë dhe vështirësive të qarkullimit tregtar që janë krijuar në Detin e Kuq nga sulmet e grupit të rebeleve Huthi në Jemen, kjo luftë do t’i prodhonte pasojat më fatale të mundshme ekonomike në përmasa planetare.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Qeveria e Kosovës me draft-statut për Asociacionin frymëzuar nga FES, do ta dorëzoj në Kushtetuese

Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draft-statut lidhur...

ZKM publikon fotografi nga darka e liderëve të Ballkanit në Kotor, Kurti shihet bashkë me Ramen e Xhaferin

Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë mbrëmë në darkën...

Duka: Jemi gati, kërkojmë rezultate pozitive në Euro 2024

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka thotë...

Hakohet faqja e komunës së Pejës, postohen një numër i madh i filmave

Gjatë ditës së djeshme është hakuar faqja e komunës...

Qeveria e Kosovës me draft-statut për Asociacionin frymëzuar nga FES, do ta dorëzoj në Kushtetuese

Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draft-statut lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. I njëjti draft-statut do të dorëzohet në Gjykatën Kushtetuese...

ZKM publikon fotografi nga darka e liderëve të Ballkanit në Kotor, Kurti shihet bashkë me Ramen e Xhaferin

Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë mbrëmë në darkën e shtruar nga kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, për liderët e Ballkanit Perëndimor. Kryeministri...

Duka: Jemi gati, kërkojmë rezultate pozitive në Euro 2024

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka thotë se Shqipëria do të luajë me skuadrat më të forta të botës në Europian teksa...