Krasniqi për Ukshin Hotin: Punoi pareshtur për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka...

Zogaj thotë se Kurti e cyti Gërvallën ta shkruaj letrën për Asociacionin, për ta përçarë me Vjosa Osmanin

Analisti kosovar, Petrit Zogaj, ka reaguar lidhur me letrën...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Llapi përsëri me akuza ndaj Visar Kastratit dhe FFK-së, kërcënon me mosdalje në fushë nëse i delegohet ky gjyqtar

Extra AL PVC

Barazimi 1-1 në fundjavën e fundit në udhëtim te Dukagjini ka bërë që klubi nga Podujeva të ndahet e pakënaqur me ndarjen e drejtësisë.

Sipas tyre, gjyqtari Visar Kastrati i ka dëmtuar në disa rast në ndeshjen ndaj Dukagjinit, por edhe para dy jave ndaj Dritës në “Zahir Pajaziti”.

Llapi me anë të një reagimi zyrtar ka akuzuar Kastratin dhe FFK-në për rezultatet jo të dëshiruara.

Ata gjithashtu kanë theksuar se më nuk do të luajnë nëse ky gjyqtar delegohet në ndeshjet e tyre.

Reagimi i Llapit pa ndërhyrje

REAGIM

Duam të reagojmë sërish për mediat, opinionin e futbollit dhe komunitetin e futbollit kosovar, pas analizave në detaje të të gjitha ndeshjeve, sidomos dy ndeshjeve të fundit të gjykuara nga Visar Kastrati.

Ky turp i krijuar ndaj nesh ka emër Visar Kastrati, së bashku me ata që e deleguan në ndeshjet e klubit tonë.

Rastin e penalltisë së paakorduar ndaj nesh e kemi analizuar dhe konsultuar me shumë njohës të futbollit dhe ndihemi të dëmtuar nga i njëjti gjyqtar që FFK e shpalli më të mirin, kurse në VAR duke “fjetur” ishte gjyqtari Burim Jahmurataj dhe asistenti i tij Fatlum Jashari.

Ne nuk dyshojmë në aftësitë e tij të gjyqtarit, por gjykimi i tij ishte skandaloz dhe më i keq për futbollin kosovar.

Visar Kastrati, i cili punon si Koordinator i referimit dhe merr pagë mujore nga FFK, vazhdon me avazin e vjetër duke dëmtuar një klub të organizuar shkëlqyeshëm si klubi ynë.

Kjo nuk do shumë koment por që po ndikon drejtpërdrejt dhe qëllimisht tek rezultatet tona.

E paralajmërojmë FFK-në se nuk na intereson se si do delegohen gjyqtarët në xhiron e radhës, por në momentin që Visar Kastarati delegohet në ndeshjet tona të ardhshme në këtë kampionat, ne nuk do të dalim në fushë fare, pastaj përgjegjësinë për mosdaljen tonë në fushë le t’a mbaj FFK, Komisioni i Garave dhe njerëzit që janë kompetent për delegimin e gjyqtarëve.

P.s Edhe një herë, po publikojmë pamjet dhe interpretimin e njerëzve që kanë karrierë të pasur në futboll, pa mbajtur anë, por duke folur dhe vlerësuar rastin me realitetin e situatës në një ndeshje futbolli. /Telegrafi/

 

spot_img

Të fundit

Krasniqi për Ukshin Hotin: Punoi pareshtur për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka...

Zogaj thotë se Kurti e cyti Gërvallën ta shkruaj letrën për Asociacionin, për ta përçarë me Vjosa Osmanin

Analisti kosovar, Petrit Zogaj, ka reaguar lidhur me letrën...

Publikohet videoja, britmat dhe lutjet e 40 vjeçares shqiptare për ndihmë pak ditë para se të masakrohej nga ish bashkëshorti

Fundi tragjik ishte për Enkeleda Danajn, 40 vjeçaren shqiptare,...

Krasniqi i tha se “as 50 vota s’i ke marrë”: Reagon Gërvalla

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, e cila është edhe...

Krasniqi për Ukshin Hotin: Punoi pareshtur për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar Ukshin Hotin në 25-vjetotrin e zhdukjes së tij. Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha...

Zogaj thotë se Kurti e cyti Gërvallën ta shkruaj letrën për Asociacionin, për ta përçarë me Vjosa Osmanin

Analisti kosovar, Petrit Zogaj, ka reaguar lidhur me letrën që sot ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ia ka dërguar presidentit të Asamblesë Parlamentare të...

Publikohet videoja, britmat dhe lutjet e 40 vjeçares shqiptare për ndihmë pak ditë para se të masakrohej nga ish bashkëshorti

Fundi tragjik ishte për Enkeleda Danajn, 40 vjeçaren shqiptare, e cila u masakrua me thikë në mes të rrugës nga ish bashkëshorti i saj...