Weber: Prishtina po kërkon nga Berlini, Parisi dhe Roma të votojnë diçka që do të mund ta shohin më vonë

Bodo Weber, bashkëpunëtor i lartë në Këshillin joqeveritar për...

Specialja ua vazhdon paraburgimin Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë...

“Suki suki”- Ledioni e përmendi para mbylljes së spektaklit, reagon Roza Lati

Përpara mbylljes së spektaklit të Big Brother të martën...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Prof. Xhevat Krasniqi akuzohet për ngacmim seksual, për TV Arbëria flasin nga Policia dhe Prokuroria

Extra AL PVC

Reportere: Besmire Kluna

Profesori i rregullt i matematikës, Xhevat Krasniqi, në Fakultetin e Edukimit, në Universitetin e Prishtinës,‘’Hasan Prishtina’’,  në media së fundi po raportohet për ngacmim seksual ndaj disa studentëve, përgjatë kohës kur ai kishte ligjëruar në Fakultetin e Mjeksisë, vite me parë.

Fillimisht, disa studente nga Fakulteti i Mjekësisë, e kanë akuzuar atë për ngacmim seksual me ç’rast të njëjtin e kanë denoncuar me shkrim se pari në Këshillin e Etikës të UP-së.

Sidoqoftë Lëvizja Feministe Studentore, me 12 Prill kanë protesuar para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, duke kërkuar përjashtimin e tij, si Profesor i rregulltë.

TV Arbëria, ka kontaktuar me telefon Prof. Xhevat Krasniqi, për të biseduar rreth pretendimeve dhe dyshimeve për ngacmime seksuale që po bëhen ndaj tij, mirëpo i njëjti nuk e ka hapur telefonin.

Ndërsa, Policia e Kosovës për TV Arbëria, nuk kanë pranuar të japin informacione lidhur me rastin e tij, bazuar në Ligjin mbi mbrojtjen e të dhënave personale.

‘’ Referuar kërkesës suaj ju informojmë se bazuar në Ligjin mbi mbrojtjen e të dhënave personale, PK-ja nuk mund të jap informacione të tilla për asnjë person, përjashtuar kur vet personi apo organet kompetente të drejtësisë e kërkojnë këtë. Policia e Kosoves te gjitha rastet i trajton bazuar ne kodin penal dhe ate te procedures penale’’, thonë nga Zyra e Informimit të Policisë së Kosovës”, kanë thënë nga PK.

 Kurse Zëdhëndësi I Prokurorisë së Kosovës, Ekrem Lutfiu, përmes telefonit për TV Arbëria, ka thënë se rasti në fjalë është kompetencë e Prokurorisë së Prishtinës.

 ’Ky rast mundet me kanë në Prokurori Themelore në Prishtinë, kompetencë të Prokurorisë Speciale nuk mundet me kanë, kjo vepër nuk është në kompetencë të Prokurorisë Speciale,”, ka thënë Lutfiu.

Kështu TV Arbëria, ka kontaktuar edhe me Laureta Ulaj, Zyrtare për Informim dhe Monitorim të Mediave, nga Prokuroria Themelore Prishtinë, e cila ka bërë të ditur se kanë autorizuar policinë për grumbullimin e provave lidhur me çështjen në fjalë.

‘’Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar policinë në ndërmarrjen veprimeve hetimore, me qëllim të grumbullimit të provave dhe informatave lidhur me këtë çështje. Në këtë fazë nuk mund të ndajmë informata të tjera me ju’’, ka thënë ajo.

Poashtu TV Arbëria, ka kontaktuar me telefon Suzana Manxhuka, Dekane në Fakultetin e Mjekësisë për të komentuar mbi rastin, por e njëjta nuk është përgjigjur në telefon.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Weber: Prishtina po kërkon nga Berlini, Parisi dhe Roma të votojnë diçka që do të mund ta shohin më vonë

Bodo Weber, bashkëpunëtor i lartë në Këshillin joqeveritar për...

Specialja ua vazhdon paraburgimin Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë...

“Suki suki”- Ledioni e përmendi para mbylljes së spektaklit, reagon Roza Lati

Përpara mbylljes së spektaklit të Big Brother të martën...

Presidenca: Kurti dhe Gërvalla nuk e konsultuan Presidenten Osmani për letrën

Letra ku Qeveria e Kosovës konfirmon se do ta...

Weber: Prishtina po kërkon nga Berlini, Parisi dhe Roma të votojnë diçka që do të mund ta shohin më vonë

Bodo Weber, bashkëpunëtor i lartë në Këshillin joqeveritar për Politikat e Demokratizimit në Berlin, është shprehur skeptik se letra që dërgoi sot Kryediplomatja e...

Specialja ua vazhdon paraburgimin Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit për Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Kjo...

“Suki suki”- Ledioni e përmendi para mbylljes së spektaklit, reagon Roza Lati

Përpara mbylljes së spektaklit të Big Brother të martën që lamë pas moderatori Ledion Liço ka përmendur ish-banoren Roza Lati teksa po u komunikonte...