Kosova nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Britaninë dhe Irlandën e Veriut

Kosova nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Britaninë dhe Irlandën e...

“Gjuha e përdorur nga kryeministri Kurti ndaj vendeve aleate është e papranueshme”

Analisti politik, Visar Ymeri në një intervistë për TV...

Shqipëria ratifikon marrëveshjen e pensioneve me Italinë, përfitojnë 500 mijë shqiptarë

Parlamenti i Shqipërisë ka ratifikuar marrëveshjen për njohjen reciproke...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

“Proxy politika” e kryeministrit Kurti

Extra AL PVC

Shkruan: Afrim Kasolli-Albin Kurti ka kohë që është duke ndjekur modelin  e “proxy politikës” në shtetet ku jetojnë shqiptarët. Ai është angazhuar për t’i përkrahur dhe për të lobuar për ata liderë, kandidatë, apo subjekte në “botën shqiptare” të cilët e pranojnë hegjemoninë e tij politike. Pra në këtë mënyrë, ai pretendon ta projektojë fuqinë e tij rajonale.

Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2019 në Republikën e Maqedonisë së Veriut ai e kishte vënë makinerinë e tij partiake në mbështetje të Blerim Rekës si kandidat për president në atë shtet, kundër presidentit aktua,l Steve Panderovski të përkrahur nga LSDM dhe Bashkimi për Integrim Demokratik.

Ndërkohë, pak pasi u bë kryeministër i Kosovës u përfshi në zgjedhjet parlamentare në Republikën e Shqipërisë, ndonëse pa ndonjë sukses elektoral. Kurse aktualisht është duke e përkrahur koalicionin opozitar të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut të quajtur “VLEN”, si dhe kandidatin për president të këtij koalicioni Arben Taravari, kundër koalicionit të prirë nga partia e Ali Ahmetit të quajtur “Fronti Evropian”.

Ky intervenim i Albin Kurtit, në proceset e brendshme zgjedhore në atë shtet ka shkaktuar shumë reagime.  Po ashtu, favorizime të një grupi politik kundër tjetrit, ka demonstruar edhe në politikën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, etj.

Sidoqoftë, kjo sjellje kryeministrit të Kosovës shpreh hapur intencën e tij për ta marrë rolin e një lideri pan-shqiptar, diçka që bie në kundërshtim me frymën e kushtetutës dhe shtetit të Kosovës, të cilën ka edhe mandat për ta qeverisur dhe administruar.

Mirëpo, para pak dite në një në një intervistë në emisionin Public Square të moderuar nga ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ai ka pohuar  se “ambiciet i ka më të mëdha për kombin shqiptar se sa të Uashingtonit dhe Brukselit”.

Ndërkohë, sipas tij një nga arsyet e dallimeve të sotme brenda kombëtare, pos tjerash, kanë të bëjnë edhe me mënyrat e ndryshme të perceptimit të rolit të Serbisë dhe presidenti të saj Aleksandër Vuciq në rajon. Pra sikur të gjithë liderët tjerë të mendonin në mënyrë homogjene, ashtu sikur se i pari i qeverisë së Kosovës, atëherë do të eliminoheshin këto tensione të brendshme. Prandaj, që kjo të bëhet e mundur duhet eliminuar ata politikisht, në rastin e  shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut Ali Ahmetin dhe në Republikën e Shqipërisë, Edi Ramën.

Megjithatë, një veprim i tillë nga pozita e kryeministrit të shtetit i dëmton pikërisht interesat shtetërore të Kosovës, sepse i antagonizon ato me këto vende. Dhe nuk është e rastësishme që sot komunikimi politik ndërmjet kryeministrit të Kosovës dhe atij të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferit  dhe të Shqipërisë Edi Rama, ndodhet në pikën më të ulët të mundshme. Apo më mirë të themi nuk ekziston fare. Dhe ky tension po ndodhë në një kohë kur Kosovës më shumë se kurrë i nevojiten aleatë dhe mbështetje ndërkombëtare.

Kështu, “proxy politika” Albin Kurtit për ta për ta shndërruar atë në zëdhënësin e vetëm të interesave kombëtare, po bëhet në kurriz të detyrimeve shtetërore të Kosovës. Politikë kjo që po e dëmton këtë të fundit për ta forcuar Lëvizjen Vetëvendosje. E as kjo çarje nuk është e rastësishme, sepse Albin Kurrti në vazhdimësi e ka konsideruar Lëvizjen e tij mbi shtetin e Kosovës. Prandaj edhe ky iu fundit gjendet në pozitën më të pafavorshme të mundshme ndërkombëtare.

/TV Arbëria

 

 

 

 

spot_img

Të fundit

Kosova nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Britaninë dhe Irlandën e Veriut

Kosova nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Britaninë dhe Irlandën e...

“Gjuha e përdorur nga kryeministri Kurti ndaj vendeve aleate është e papranueshme”

Analisti politik, Visar Ymeri në një intervistë për TV...

Shqipëria ratifikon marrëveshjen e pensioneve me Italinë, përfitojnë 500 mijë shqiptarë

Parlamenti i Shqipërisë ka ratifikuar marrëveshjen për njohjen reciproke...

Hamiti: Qeveria Kurti është qeveri diletantësh, letra e Gërvallës nxjerr në pah hipokrizinë dhe jokompetencën

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, Qeverinë Kurti...

Kosova nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Britaninë dhe Irlandën e Veriut

Kosova nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Britaninë dhe Irlandën e Veriut Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e...

“Gjuha e përdorur nga kryeministri Kurti ndaj vendeve aleate është e papranueshme”

Analisti politik, Visar Ymeri në një intervistë për TV Arbëria ka thënë se gjuha e përdorur nga Kurti ndaj vendeve aleate është e papranueshme. Ymeri...

Shqipëria ratifikon marrëveshjen e pensioneve me Italinë, përfitojnë 500 mijë shqiptarë

Parlamenti i Shqipërisë ka ratifikuar marrëveshjen për njohjen reciproke të kontributeve për sigurimet shoqërore midis Italisë dhe Shqipërisë. Janë rreth 500 mijë qytetarë shqiptarë emigrantë...