Tronditet Industria: ISP Broadcast me standarte të reja, prezanton Wifi 7G

Kompania lidere në shërbimet e internetit dhe televizionit në...

Ndalimi i kalorive në tërësi nuk është i domosdoshëm kur provoni të humbni peshë

Nëse jeni duke provuar të humbni peshë, preferohet të...

Për një muaj mbi 36 mijë gjoba të shqiptuara

Mbi 36 mijë gjoba janë shqiptuar për një muaj...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Si po tenton pushteti të mbrohet nga afera e tenderëve një burimor

Extra AL PVC

Shkruan: Afrim Kasolli

Denoncimi nga opozita i veprimeve të pushtetit lidhur me tenderët një burimor, e ka tronditur këtë të fundit. Zbulimi i më shumë se “781 tenderëve sekret që kapin vlerën e 209 milionë eurove” e ka rrënuar  pikërisht armën më të fortë retorike të këtij pushteti, se do të qeverisin me “duar të pastra”.

Pra në fund të fundit, edhe nëse ajo ka mundur të justifikohet para opinionit lidhur me marrëveshjet ndërkombëtare me Serbinë, apo sikur se zbatimin dje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për regjistrimin e 24 hektarëve tokë si pronë e Manastirit të Deçanit, edhe pse në vazhdimësi e kishte kundërshtuar një gjë të tillë, apo nesër edhe detyrimin për ta zbatuar Asociacionin  për komunat me shumicë serbe, si një trashëgimi i së kaluarës, kur është puna të tenderët një burimor, ato janë rezultat i drejtpërdrejtë e aksioneve të saj, ku nuk mund të shfaqet si viktimë e qeverisjeve të kaluara.

Mirëpo, çuditërisht zyrtarët qeveritarë kanë filluar t’i përdorin si argument mbrojtës për shpërdorimet e tyre edhe në këtë rast qeverisjet e kaluara, krahas edhe dy metodave tjera. Kështu si dje edhe sot eksponentë të pushtetit, kanë filluar të tregojnë “vlerën e kontratave njëburimore gjatë viteve 2015-2017, sipas së cilës vlera e kontratave të negociuara në mënyrë direke kishte kapur shifrën 44.6 milionë euro, vetëm për dy vjet”. Pra në këtë mënyrë qeverisja e Albin Kurtit, po e transmeton mesazhin se është e vërtetë se “duart tona të pastra” tashmë janë bërë “të ndyta” nga veset e pushtetit, por nuk është se një gjë e tillë nuk ka ndodhur edhe në të kaluarën. Thjesht jemi duke bërë diçka që e kanë bërë edhe tjerët para nesh, madje ende jo në përmasat e tyre.

Sidoqoftë, përtej këtij relativizmi cinik të këtyre abuzimeve, shumica parlamentare është duke u angazhuar që detajet e tyre as të mos bëhen publike, duke e sabotuar punën e komisioneve hetimore parlamentare. Dhe në fund që ato të harrohen duke blerë kohë sa më shumë që të jetë e mundur, ashtu siç i kishte urdhëruar dje Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari deputetet e kësaj partie.

Megjithatë, kjo strategji e formëson tablonë e një krimi të trefishtë. Një atë të shpërdorimit të financave publike nëpërmjet tenderëve një burimor, dy minimin e punës së Kuvendit të Kosovës për t’i hetuar ata, dhe tre vjedhjen e kohës nga pushteti.  E nuk ka abuzim më të madh se sa ky i fundit, sepse siç thotë një sentencë ikonike, që e kam cituar disa herë, nga filmi “Gone with the wind”- “Do not squander time, for that is the stuff life is made of”.

/TV Arbëria

 

 

 

 

 

 

 

 

spot_img

Të fundit

Tronditet Industria: ISP Broadcast me standarte të reja, prezanton Wifi 7G

Kompania lidere në shërbimet e internetit dhe televizionit në...

Ndalimi i kalorive në tërësi nuk është i domosdoshëm kur provoni të humbni peshë

Nëse jeni duke provuar të humbni peshë, preferohet të...

Për një muaj mbi 36 mijë gjoba të shqiptuara

Mbi 36 mijë gjoba janë shqiptuar për një muaj...

Juli apo Meritoni? Ja cili nga banorët shpallet finalisti i dytë i BBV3

Jul Deda është shpallur finalisti i dytë i këtij...

Tronditet Industria: ISP Broadcast me standarte të reja, prezanton Wifi 7G

Kompania lidere në shërbimet e internetit dhe televizionit në Kosovë, ISP Broadcast me pronar Qendrim Kryeziun, po merr pjesë në panairin prestigjioz ANGA COM. Me...

Ndalimi i kalorive në tërësi nuk është i domosdoshëm kur provoni të humbni peshë

Nëse jeni duke provuar të humbni peshë, preferohet të mos e ndaloni konsumimin e kalorive në tërësi. Ndalimi i konsumimit të kalorive luan rol kyç...

Për një muaj mbi 36 mijë gjoba të shqiptuara

Mbi 36 mijë gjoba janë shqiptuar për një muaj nga Policia e Kosovës pas hyrjes në fuqi të Ligjit të ri të trafikut rrugor. Sipas...