Hovenier: Platforma “Made in Kosova” do të përmirësojë imazhin global të biznesit të Kosovës

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë...

Më 14 maj 1450 ka filluar Rrethimi i Parë i Krujës nga ushtria osmane

Rrethimi i parë i Krujës ka ndodhur në vitin...

Manastiri i Mesopotamit, një nga perlat e arkitekturës bizantine

Në jug të fshatit Mesopotam në bashkinë e Sarandës,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Votimi në 4 komunat veriore – Hapet regjistrimi për votuesit jashtë Kosovës

Extra AL PVC

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar qytetarët me të drejtë vote jashtë Kosovës se është hapur regjistrimi për votim në katër komunat veriore.

Periudha e regjistrimit përfshin datat prej 29 mars deri më tre prill.

Kërkesa e tyre mund të dërgohet online përmes ueb faqes së KQZ-së ose përmes postës.

Njoftimi i plotë:

Periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës (29 mars – 3 prill 2024) për votimin e 21 prillit në katër komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut

Prishtinë, 29 mars 2024 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton qytetarët me të drejtë vote se ka filluar periudha për aplikim për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni i tyre në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill 2024.

Gjatë kësaj periudhe, e cila do të pëfundojë më 3 prill 2024, shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit, mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës duke dërguar kërkesën e tyre përmes:

Platformës elektronike e cila është e vendosur në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org: Regjistrohu për votim jashtë Kosovës për procesin e votimit më 21 prill 2024 (https://eomp.kqz-ks.org/sq/abroadvoter), duke ndjekur të gjithë hapat njëri pas tjetrit, ose Postës.

Të gjitha detajet për periudhën e aplikimit për regjistrim si votues jashtë Kosovës janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org (Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për votuesit > Votimi përmes postës) apo në vegzën: https://kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/

Në rast të refuzimit të aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, KQZ ka themeluar Komisionin për Kundërshtimin Administrativ, ku mund të parashtrohet kundërshtimi kundër njoftimit të KQZ-së. Kundërshtimi administrativ mund të dërgohet përmes e-mailit, në: [email protected]

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon të gjithë shtetasit e Kosovës me të drejtë vote që jetojnë jashtë Kosovës – që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe pastaj, pas regjistrimit, të votojnë përmes postës gjatë periudhës e cila fillon më 12 prill dhe përfundon më 20 prill 2024.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

“Eskalon” ISP Broadcast- Sjell rrjetin 7G në Kosovë- Detaje

Premtimi i muajit mars se në Kosovë do të...

Hovenier: Platforma “Made in Kosova” do të përmirësojë imazhin global të biznesit të Kosovës

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë...

Më 14 maj 1450 ka filluar Rrethimi i Parë i Krujës nga ushtria osmane

Rrethimi i parë i Krujës ka ndodhur në vitin...

Themeluesi i “Facebook”, Mark Zuckerberg, feston sot 40-vjetorin e lindjes

Themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i rrjetit social Facebook, Mark...

“Eskalon” ISP Broadcast- Sjell rrjetin 7G në Kosovë- Detaje

Premtimi i muajit mars se në Kosovë do të ketë edhe rrjet 7G u realizua meqënëse nga ky muaj do të hyjë në funksion...

Hovenier: Platforma “Made in Kosova” do të përmirësojë imazhin global të biznesit të Kosovës

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë ishte për të kënaqësi të merrte pjesë në lansimin e platformës “Made in Kosova”. I pranishëm...

Më 14 maj 1450 ka filluar Rrethimi i Parë i Krujës nga ushtria osmane

Rrethimi i parë i Krujës ka ndodhur në vitin 1450, kur një ushtri Osmane prej rreth 100.000 trupash janë caktuar që të rrethojnë Krujën...