​25 vjet nga masakra serbe në Qyshk të Pejës

Sot mbushen 25 vjet nga masakra në Qyshk të...

3 të vrarë pas të shtënave masive në Alabama

Të paktën tre persona kanë vdekur 18 të tjerë...

Weber për Asociacionin thotë se kryeministrit Kurti i mungon pika politike, nuk besoj se është naiv

Eksperti i Ballkanit Perëndimor dhe bashkëpunëtor i lartë në...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Çfarë shkruhet në dokumentin që Vuçiq ka pranuar dhe që dëshmon se s’ishte kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Extra AL PVC

Kosova mori “dritën e gjelbër” për anëtarësim në Këshillin e Evropës, gjë që zyrtarët serbë e dënuan. Ata e quajtën këtë vendim “muzg i së drejtës ndërkombëtare”, por edhe “turp dhe skandal”. Megjithatë, askush nuk përmendi se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, duke pranuar marrëveshjen e Ohrit dhe Planin Evropian, i mundësoi Kosovës anëtarësimin e organizatave ndërkombëtare, shkruan portali serb “Nova.rs”.

Plani evropian apo “franko-gjerman” për Kosovën de facto u bë korniza e re negociuese për Kosovën dhe Serbinë në janar të vitit të kaluar.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, fillimisht ka refuzuar të marrë letrën e përmendur, prej të cilit, sipas tij “dhemb koka”, e më pas dokumenti i përmendur është pranuar si pjesë e kornizës së re të negociatave, transmeton Papapraci.

E në këtë dokument, ndër të tjera, shkruan se Serbia nuk do ta pengojë Kosovën dhe aspiratat së saj drejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare.

Në nenin 4 të Marrëveshjes thuhet qartë se “Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”, dhe këtë marrëveshje e ka pranuar edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e çka zyrtarët serbë mesa duket “kanë harruar” kur kanë komentuar vendimin e Komisionit.

Komisioni për Çështje Politike dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka dhënë mendim pozitiv lidhur me kërkesën e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë.

Ministri i jashtëm serb në largim, Ivica Daçiq e ka quajtur një veprim të tillë “muzg të së drejtës ndërkombëtare” dhe “turp dhe skandal”, ndërsa kryenegoc iatori serb, i cili ka qenë pjesë e delegacionit të Vuçiqit kur e kanë pranuar këtë marrëveshje, Petar Petkoviq, e ka quajtur “muzg i arsyes”.

Mirëpo, ata nuk e thanë një gjë shumë të rëndësishme – nga erdhi ky “muzg” dhe pse Komisioni dha dritën e gjelbër për anëtarësim vetëm tani, edhe pse Kosova ka paraqitur kërkesë qysh në vitin 2022. Është rezultat i marrëveshjes së vitit të kaluar në lidhje me planin evropian që Kosova të përfaqësohet në institucionet ndërkombëtare”, ka thënë Ilir Deda nga Instituti i Shkencave Shoqërore në Vjenë, për mediumin N1.

 

spot_img

Të fundit

​25 vjet nga masakra serbe në Qyshk të Pejës

Sot mbushen 25 vjet nga masakra në Qyshk të...

3 të vrarë pas të shtënave masive në Alabama

Të paktën tre persona kanë vdekur 18 të tjerë...

Weber për Asociacionin thotë se kryeministrit Kurti i mungon pika politike, nuk besoj se është naiv

Eksperti i Ballkanit Perëndimor dhe bashkëpunëtor i lartë në...

Gërvalla thotë se do të hynte në koalicion me PDK-në, nëse “pastrohet nga figurat e krimit dhe korrupsionit”

Kryetarja e partisë “Guxo”, Donika Gërvalla, ka folur për...

​25 vjet nga masakra serbe në Qyshk të Pejës

Sot mbushen 25 vjet nga masakra në Qyshk të Pejës, në të cilën forcat pushtuese kriminale serbe kanë vrarë dhe masakruar barbarisht 44 meshkuj. Masakra...

3 të vrarë pas të shtënave masive në Alabama

Të paktën tre persona kanë vdekur 18 të tjerë janë plagosur pas një sherri që çoi në të shtëna në një festë të madhe...

Weber për Asociacionin thotë se kryeministrit Kurti i mungon pika politike, nuk besoj se është naiv

Eksperti i Ballkanit Perëndimor dhe bashkëpunëtor i lartë në Këshillin për Politikat e Demokratizimit në Berlin të Gjermanisë, Bodo Weber, ka deklaruar se nuk...