Ftesa e Kurtit për opozitën, deklarohen nga AAK-ja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar në...

Holanda përjashtohet nga finalja e Eurovisionit, do të çuditeni nga arsyeja

Artisti holandez Joost Klein është përjashtuar nga finalja e...

Policia shqiptoi mbi 2 mijë tiketa për 24 orë në trafik

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat “Zajednicën”, për Këshillin e Evropës…

Extra AL PVC

Aktivisti i Partisë Socialdemokrate (PSD) Frashër Krasniqi, i ka shkuar në tavolinë deputetit të Vetëvendosjes, Armend Muja, teksa po pinte kafe në një restorant në Prishtinë.

Krasniqi ka publikuar një video në platformën Instagram, teksa e pyet Mujën për premtimin që sipas tij ka dhënë Kurti për formimin e Asociacionit.

Sipas një dokumenti që ka publikuar Nacionale, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufa dhe kryeministri Albin Kurti i kanë dërguar një letër raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakojanis, ku janë zotuar se do t`i zbatojnë të gjitha masat që i kërkohen Kosovës pasi të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës, përfshirë Asociacionin.

Ndërsa Krasniqi ka pyetur Mujën pikërisht për këtë dokument që ka nënshkrimin e Osmanit, Kurtit dhe Konjufcës.

“Përshëndetje zotri deputet. A po na tregoni qysh premtuat “Zajednicën”, për Këshillin e Evropës…Qysh e kishit komentu atë letër. Po e bëni dmth, dhe s’keni asnjë koment, nuk po ju vjen marre”.

Pastaj iu drejtua Mujës duke i thënë se “ti gjithë ke mendu që “Zajednica”, është gjë e mirë. Më kujtohet dikur, kur e quanit Vetëvendosjen terroriste, kur e kundërshtonte “Zajednicën”.

Më pas, deputeti Muja i kërkoi Krasniqit që të largohet nga tavolina. /Telegrafi/

 

spot_img

Të fundit

Sasia e bademeve që duhet konsumuar brenda ditës

Bademet njihen si arrore shumë të shëndetshme kur bëhet...

Ftesa e Kurtit për opozitën, deklarohen nga AAK-ja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar në...

Holanda përjashtohet nga finalja e Eurovisionit, do të çuditeni nga arsyeja

Artisti holandez Joost Klein është përjashtuar nga finalja e...

Policia shqiptoi mbi 2 mijë tiketa për 24 orë në trafik

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka...

Sasia e bademeve që duhet konsumuar brenda ditës

Bademet njihen si arrore shumë të shëndetshme kur bëhet fjalë për funksionimin e trurit, janë burim i mirë i proteinave e të mbushura me...

Ftesa e Kurtit për opozitën, deklarohen nga AAK-ja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar në një darkë pune liderët e tri partive parlamentare opozitare (LDK, PDK dhe AAK) për të...

Holanda përjashtohet nga finalja e Eurovisionit, do të çuditeni nga arsyeja

Artisti holandez Joost Klein është përjashtuar nga finalja e Eurovisionit që mbahet sot. Klein pati një incident në prapaskenë pas performancës në gjysmëfinale të enjten....