spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Osmani-Speich diskutojnë mundësitë e bashkëpunimit Kosovë-Vatikan

Extra AL PVC

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë për Kosovën, nuncin Jean Marie Speich, me të cilin ka biseduar për raportet dhe mundësitë e bashkëpunimit të ardhshëm mes Kosovës dhe Vatikanit.

Osmani ka mirëpritur gatishmërinë e Selisë së Shenjtë që t’i ofrojë Kosovës prani të përhershme në Vatikan nëpërmjet Misionit të Posaçëm të Kosovës.

“Themelimi i misionit është rezultat i angazhimit tonë të përbashkët për afrimin e vendeve tona dhe thellimin e bashkëpunimit të përbashkët për paqe”, tha ajo.

Në mënyrë të veçantë presidentja falënderoi Speich për angazhimin e tij për përparimin e vazhdueshëm të raporteve mes Selisë së Shenjtë dhe Kosovës.

“Kosova ka traditë të gjatë të bashkëpunimit më Selinë e Shenjtë dhe ne jemi të përkushtuar që këtë traditë të mirë të bashkëpunimit ta thellojmë edhe më tej,” tha Osmani.

Ndërsa, Delegati Apostolik i Selisë së Shenjtë ka mirëpritur themelimin e Misionit të Kosovës në Vatikan si një hap të rëndësishëm për raportet mes dy vendeve.

Ndryshe, presidentja Osmani në janar të këtij viti ka dekretuar hapjen e Misionit të posaçëm të Kosovës në Vatikan.

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FPresidencaRKS%2Fposts%2Fpfbid02ACPDTiNYheGPtvHMbJfqZLS1RQb8xQJjiySPUUPjHaGyEmF4zgmqXtLAWkrDYTSil&show_text=true&width=500″ width=”500″ height=”572″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share”></iframe>

spot_img

Të fundit

Pas refuzimit të Abdixhikut e Haradinajt, as shefat e grupeve parlamentare nuk i shkojnë në darkë Kurtit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për sot pasdite ka...

Kurti i troket në derë Edi Ramës, i kërkon ndihmë që Parisi, Berlini e Roma t’i heqin kushtëzimet për KiE

Këshilltari i Kryeministrit Kurti Jeton Zulfaj në një intervistë...

BE: Kryenegociatorët takohen të mërkurën në Bruksel për çështjen e dinarit

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak...

Pas refuzimit të Abdixhikut e Haradinajt, as shefat e grupeve parlamentare nuk i shkojnë në darkë Kurtit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për sot pasdite ka ftuar në darkë pune krerët e partive opozitare në vend. Kësaj ftese pozitivisht i është...

Kurti i troket në derë Edi Ramës, i kërkon ndihmë që Parisi, Berlini e Roma t’i heqin kushtëzimet për KiE

Këshilltari i Kryeministrit Kurti Jeton Zulfaj në një intervistë për Euronews thotë se është interes i Kosovës dhe Shqipërisë që të afirmohet shtetësia e...

Shefi i Shërbimit Emergjent për nxënësit e lënduar në Gjakovë: Plagët ishin të lehta, kryesisht të fokusuara në kokë dhe gjymtyrë të sipërme të...

Tre nxënës të moshës 13 vjeçare janë lënduar në kokë e fytyrë me mjete të forta pas një përleshjeje brenda një shkolle fillore. Shefi i...